Regjistrimi i popullsisë dhe planifikimi hapësinor i Kosovës
Këto ditë u bënë publike rezultatet përfundimtare për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, nga ana e Entit të Statistikave të Kosovës, si bartës i projektit tepët të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Natyrisht ka e do të ketë edhe në të ardhmen reagime euforike, deri diku të arsyeshme, e ka të tilla të pa arsyeshme, çka tregon mosnjohjen në esencë të tërë procesit të regjistrimit i cili është përkrahur nga institucionet ndërkombëtare, si Zyra e Statistikave të Komuniteteve Evropiane (EUROSTAT).
Është ky regjistrim i bërë pas 31 vite, i bazuar në të dhënat e marra në teren, jo në tërë territorin e Kosovës, që është e meta ma e madhe e procesit. Ky regjistrim nuk duhet të jetë shkas për politizim ekstrem të procesit, por duhet me punë profesionale të argumentohen ato “lëshime” të bëra gjatë procesit – nëse ka! Ka dilema të ndryshme si vendi i regjistrimit, mundësia e duplifikimit të dhënave, rrezikshmëria e procesit, por nuk ofrohen zgjidhje, argumente, fakte reale të qëndrueshme për të kundërtën.
Duke i marr në konsideratë seriozisht të gjitha vërejtjet me vend, për të gjithë profesionistët që merren me planifikimin hapësinor dhe urban në Kosovë, regjistrimi duhet të jetë një bazament i rëndësishëm në procesin e ardhshëm të planifikimit. Më nuk duhet të ketë dilema të mëdha që e kanë përcjell procesin e planifikimit, posaçërisht në vitet e pas luftës, duke u arsyetuar në mungesën e regjistrimit (e në thelb ishte diçka tjetër, pasi në ketë proces lejohen metodat krahasuese në tërë botën).
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka vërejtje serioze në rezultatet e publikuara. Nuk mundet të jetë numri i popullsisë barometër për ndarjen e granteve qeveritare komunave e posaçërisht kryeqytetit të Kosovës. Për këtë duhet të mendojë Ministria e Financave pasi ndarja e “kulaçit” shtetëror tregon se kjo çështje është komplekse dhe duhet trajtuar seriozisht në të gjitha aspekte, e jo vetëm në numrin e banorëve si është vepruar në vitet e pas luftës. Për kryeqytetin duhet marrë parasysh shumë elemente tjera, që nuk evidentohen në procesin e regjistrimit, si janë lëvizjet ditore të popullsisë që zhvillohen në kryeqytet – ku i kemi koncentruar të gjitha kapacitetet e administratës qendrore – politikës, tregtisë e shumë aktiviteteve tjera, çka nga aspekti hapësinor nuk është në rregull. Qenësore, kryeqyteti i Kosovës duhet të ketë statut të veçantë ashtu si të gjitha kryeqendrat tjera në botë.
Kjo shoqëri, për fat të keq, është duke i përsëritur gabimet që i kanë bërë shoqëritë tjera në shekullin e kaluar; është duke lejuar që zhvillimet hapësinore dhe urbane të jenë monocentrike (koncentrimi i aktiviteteve zhvillimore në një hapësirë të kufizuar të Kosovës), në vend që të aplikohet zhvillimi policentrik në tërë hapësirën e Kosovës, ashtu si po vepron e tërë bota, e që parashihet edhe në Planin Hapësinor të Kosovës “2010-2020+”.
Kreativiteti i përpiluesve të PZhK dhe PZhU të Prishtinës, të cilat janë në proces, është mu në mjeshtërinë e zbërthimit të këtyre sfidave hapësinore që i ka ajo si kryeqytet i Kosovës, me invazionin ditor, javor dhe periodik të popullsisë jo rezidente, si dhe të mysafirëve të tjerë dhe turistëve të shumtë që e vizitojnë Kosovën. Nuk bënë abstrahuar prezencën e ambasadave si dhe institucioneve politike dhe përfaqësive të ndryshme ekonomike dhe politike. Të gjitha këto e rrisin enorm numrin e banorëve. Andaj, procesin e planifikimit hapësinor dhe urban nuk duhet anashkaluar. Kërkohet një trajtim serioz dhe profesional i tërë hapësirës së Komunës së Prishtinës, pasi pa dyshim ka implikime hapësinore edhe në Komunat përreth, si dhe në ato ma larg.
Një e dhënë brengosëse është numri i madh i shtëpive, banesave të pa banueshme, diku afro 30 për qind (më saktë, 99.808 është numri i banesave të zbrazëta në pjesën e Kosovës të regjistruara). Kam pasur rezerva se si është ardhur deri tek kjo shifër shqetësuese për tërë shoqërinë kosovare. Shpjegimet e profesionistëve të ESK për mua nuk ishin bindëse! Kjo e dhënë duhet t’i shqetësojë të gjithë që merren me hulumtime të fushave të ndryshme, e posaçërisht ata që merren me planifikim hapësinor dhe urban.
Ka shumë pyetje hipotetike që ndërlidhen me këto të dhëna. Athua edhe Kosova po ju bashkëngjitet atyre shteteve që “mortaja e bardhë” do t’ju shkaktojë turbulenca të mëdha në zhvillimin gjithëpërfshirës të territorit të saj. Sfida të mëdha paraqiten para të gjithë pjesëmarrësve në procesin e planifikimit. 247.949 është numri i ndërtesave me së paku një banesë të banueshme të zakonshme; numri i banesave të zakonshme është 312.711; numri i banesave të zakonshme (të shfrytëzuara) është 412. 519, por është befasues numri i banesave të zbrazëta në tërë Kosovën (99.808). Ky numër i banesave të zbrazëta tregon një ecuri me të cilën të gjithë ne duhemi të brengosemi. Janë këto shifra që tregojnë se në Kosovë po krijohet një realitet i ri, të cilin duhet trajtuar seriozisht në të ardhmen për të parandaluar këto trende të rrezikshme për një shoqëri.
Kjo mundet të arrihet vetëm me një Planifikim Hapësinor, Urban dhe Arkitektonik, profesional, realist që aq shumë është nënçmuar në dekadat e fundit në Kosovë. E tërë kjo qasje domosdo duhet ndryshuar, duke u bazuar në të dhënat e rëndësishme të mbledhura në terren, që do t’i ofrojë regjistrimi i bërë i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
Të gjitha ato dokumente hapësinore ekzistuese dhe në proces, duhet gradualisht korrigjuar dhe plotësuar me të dhënat e duhura nga ky regjistrim. Ato duhet përpunuar me ndihmën e operatorëve të ndryshëm, të sistemit gjeografik të informatave (GIS), që lehtësojnë punët në ketë lami, që të kemi një planifikim hapësinor dhe urban të qëndrueshëm në tërë Kosovën.
Prishtinë arch. Ylber Vokshi-Ylli
01.10.2012 arkitekt i pavarur
ylberv@yahoo.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër