Dallimet gjinore dhe stereotipet tona
Përfundimi i luftës sonë për barazinë gjinore ndoshta duhet nisur nga paragjykimet tona dhe zëvendësimit të tyre me një mesazh tjetër: Jeta kërkon të tejkalosh çdo sfidë pa dallim gjinie sepse vetëm atëherë ke dalë fitimtar/e.
Në mëngjesin e të shtunës dhoma e ndejës mbushet me mysafirë diskutimet e të cilëve i dëgjoj pa dashje. Duke bërë përgatitjet e duhura të drekës dëgjoj bisedat nga dhoma e ndejës për temat që në fakt janë dukuritë / stereotipet tona shoqërore. Pa dashje më kujtohet Kadareja, tregimet e tij për gojëdhënat në tubimet e grave të Gjirokastrës. Nuk e besoj se ka vend më të përshtatshëm se një i tillë edhe në Kosovë, një dhomë ndeje ku ato bisedojnë për nuset si për kukullat e stolisura, për martesat e vonuara dhe ndarjet, për martesat kontraverze të moshave të ndryshme madje edhe ato të shumëfishta të burrave.
– Në veri te Shqipërisë edhe pleqtë po marrin nuse te reja, kishte sa të dush, atje bëhen pazare për nuset, – thonë.
– Por djali i filanes mbet pa u martua, po lypin nuse boll po s’po i pëlqejnë nanes se tij, kam dëgjuar që kur shkoi me pa një vajzë në një familje, vjehrra lypi me ia pa flokët se vajza ish e mbuluar…, – vazhdojnë ato.
Çuditem me faktin se si është mundur që edhe sot nënat të zgjedhin nusen për djalin si të blinin një orendi, apo një vazo lulesh, edhe pse e kam të njohur paragjykimin e bukurisë së femrës. Ky është mentaliteti i shoqërisë sonë i njohur për këndvështrimin sipërfaqësorë, këndvështrim i cekët pa asnjë përkushtim ndaj qenësores.
Më vjen keq për rëndësinë që i jepet formës, trajtës, nënkuptimit të asaj që e quajmë “bukuri” në kohën kur jeta kaq dinamike kërkon të ndërrohen parametrat e matjes së vlerave me ato të arsimimit, edukimit e mbi të gjitha MENÇURISË… Ende në kokat e fëmijëve tanë mbillen si në tokën e paprekur këto paragjykime duke krijuar konturat e botës sonë shpesh herë të çoroditur për modelin e femrës … Vajzës i lëmë të nënkuptoj se po nuk pate bukuri nuk ke vlera, për çunin përgatisim portretin – modelin e një femre më tepër dekor se sa bashkudhëtare të jetës!
Si gjeneratë e mesme në mendjet tona ka mbetur i pashlyer portreti i nënave që kanë përkundur djepin, larë e pastruar tërë ditën. Përkundër obligimeve tona nga vendi i punës edhe ne kujdesemi çdo ditë që këndet e shtëpisë të mos i mbuloj pluhuri dhe jemi të lumtura veç atëherë kur shohim fytyrën e fëmijës tek fle ëmbël në shtrat . Është e vërtetë se ndaj botës së ashpër për “zgjedhjen e nuses” që fatkeqësisht ende ekziston, kemi qenë dhe mbesim të revoltuara sepse nuk e besoj se ndonjëra nga ne me dëshirë bëhet pre e matjeve dhe paragjykimeve të tilla në çfarëdo kohe.
Revolta jonë tek gjeneratat e reja kërkon të gjej mbështetjen tek bashkëkohorja dhe pavarësimi i femrës, përsëri termin “pavarësi” e deformojmë keq me dominimin ndaj gjinisë së kundërt, apo dëshirën për ekspozim, sepse bota ka ndryshuar dhe faqet e revistave janë përplot me reklama të tilla. Kështu vajzat e sotme kombinojnë kohërat, paragjykimet dhe stereotipet tona, duke dalë me një pamje plotësisht të re të cilën edhe po të duam se ndalojmë dot . A është ky avancim apo deformim i modelit të femrës në shoqërinë kosovare?
Kur jemi te termi i “pavarësimit” të jetosh nën hijen dhe dominimin e tjetrit, femër apo mashkull të jesh do të vuash njësoj, megjithatë në bisedat tona për pavarësinë e femrës “dallime të mëdha” gjinore ngrenë kokën si dy kuçedra që përpiqen ta mposhtin njëra- tjetrën, fatkeqësisht jo me mençurinë dhe dituritë e fituara por përsëri me gjëra sipërfaqësore, prandaj është aq e vështirë të dalim ngadhënjyese në luftën për barazinë gjinore.
Më kujtohet kur pata rastin të shkoja në një udhëtim studiues në Stutgart të Gjermanisë, tek kalonim shtegun duke u kthyer për në vendqëndrimin tonë në të ashtuquajturën “Kulla e Bad Liebenzel ”-it, pamë një grua e cila kishte hipur mbi degët e një lisi të madh dhe po e sharronte atë. Fytyrën e saj të skuqur por të buzëqeshur e kam para syve të mendjes edhe sot e asaj dite, është një fotografi që të tregon për këndvështrimin gjerman ndaj punës.
Përfundimi i luftës sonë për barazinë gjinore ndoshta duhet nisur nga paragjykimet tona dhe zëvendësimit të tyre me një mesazh tjetër: Jeta kërkon të tejkalosh çdo sfidë pa dallim gjinie sepse vetëm atëherë ke dalë fitimtar/e.
Personalisht tashmë e kam kuptuar një gjë, duhet përpjekje dhe hulumtim për mënyrën se si të mbijetosh, duke u ngritur sa herë të rrëzohesh, duke luftuar pa u dorëzuar kurrë. Asnjëherë s’do të mund të jesh e fuqishme e vetme dhe plotësisht e pavarur nga tjetri , por gjithçka është e mundur kur je e ndërvarur me shumë respekt e tolerancë ndaj tjetrin.
Në mbrëmje mysafiret ikin, mendoj sa e ngadalësuar është ecja jonë në krahasim me kohën, brengosem se fëmijëve tanë përveç pjesës së ashpër të traditës dhe revoltës së çoroditur të së sotmes s’ do të arrijmë t’iu japim një leksion të drejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi