LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori serb në rolin e kryeredaktorit

Derisa flitet e shkruhet më të madhe për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, shantazhet serbe ndaj shqiptarëve nuk kanë të mbaruar.

Mediat serbe faktikisht po terrorizojnë audiencën , ndërsa RTS vazhdon të kujdeset për t’ua tollovitur ëndrrat njerëzve të kësaj toke, ende pa u gjetur asnjë gjurmë për më shumë se dymbëdhjetë mijë njerëz të zhdukur të Kosovës , Bosnje dhe Hercegovinës dhe të Kroacisë.

“Kemi dëshmitarin i cili ka marrë organe”, shkruan një gazetë, ndërsa tjetra: “Ia kam nxjerrë zemrën serbit!”, apo “Çdo zemër kishte blerësin e saj” .


Vekariq të tregojë ku janë të zhdukurit shqiptar

Mediat serbe vazhdojnë të bombardojnë auditorin me gënjeshtra të reja të cilat mund t’i pjellë vetëm imagjinata mesjetare. Kësaj radhe autor i rrenës është vetë kryeprokurori serb, Vekariq. Për të bindur opinionin, gënjeshtra u transmetua drejtpërdrejt në TV, dhe ku tjetër përveç në RTS. Lugati i vjetër mediatik dhe piromani luftës dhe i të gjitha të zezave në Ballkan vazhdon avazin e vjetër.

Nuk ka kaluar as një vit që kur RTS pat kërkuar falje publike për gjithë atë gjuhë vrastare që ka përdorur gjatë luftërave në ish territorin RSFJ-së, ndërsa po ky medium ka qenë, është dhe ka mbetur transmetues i politikës serbe kundër popujve fqinj.

Kur Këshilli i Evropës votoi për raportin e Dik Martit, është parë se mitologjia serbe po vazhdon trillimet e paskrupullta dhe më të pabesueshme që mund të ketë dëgjuar njeriu.

Rrenën e fundit serbe për trafikim organesh e kurdisi vetë kryeprokurori serb Vekariq. Se si u gjet “dëshmitari” i mbrojtur në duar të policëve serbë, që ai rrëfente për atë që paska parë e bërë si pjesëtar i UÇK-së dhe si ua paska nxjerrë serbëve të burgosur zemrat e organet tjera si një kirurg i vërtetë, nuk e rrokë logjika fare)

Pas Këshillit të Evropës, ditë më vonë, rrena serbe depërtoi edhe në KS të OKB-së. Informatat e shtypit serb për gjoja pjesëmarrjen e UCK-së në vrasjet në Siri, depërtuan deri në Nju Jork, përmes Rusisë.

Serbia ka trafikuar organe të shqiptarëve shumë më herët?

Kjo mund të ketë ngjarë shumë më herët dhe për këtë Serbia kishte edhe kuadrin edhe logjistikën e nevojshme. Çka është më keq, askush nuk po ua sjellë ndërmend vrasësve serb se para lufte shumë djem shqiptarë të rekrutuar në ish APJ u kthyen në vendlindje në arkivole dhe të gjithë ma diagnozën: vetëvrasje! Shumë familjarë të atyre djemve nuk u lanë asnjëherë as të hapin arkivolet, për të parë bijtë e tyre. Qysh atëherë, por edhe më parë, Serbia kishte të gjithë mekanizmat për trafikim të organeve të njeriut dhe ajo nuk u akuzua për ketë asnjëherë. Po kjo Serbi mbanë sekret edhe më tutje trupat e pajetë të më shumë se 1780 shqiptarëve dhe të afro dhjetë mijë boshnjakëve.

Si anekdota për Lisin e Popit

Derisa në rajonin e Karadakut, disa fshatarë shqiptar bisedonin nën hije të një lisi, aty pari kalon një pop ortodoks serb. Pas përshëndetjes së zakonshme me stilin dhe gjuhën e kohës, popi pyet fshatarët se i kujt ishte lisi. Pasi kupton se kush është pronari, popi kërkon ta blej lisin. Fshatari shqiptar befasohet nga kërkesa e popit për ta blerë lisin, por , në fund, ia shet . Natyrisht, popi nuk e preu lisin as atë ditë dhe asnjë herë tjetër. Derisa popi nuk po vinte për ta prerë lisin, fshatari i Karadakut nuk lejonte që ai dru as të shitet e as të pritet. Kështu pjesa tjetër e lisave të pyllit u shit dhe u pre, ndërsa lisi i popit po qëndronte aty me dekada, ndërsa popi nuk dukej gjëkundi. Mirëpo, për hipokrizi, njerëzit interesoheshin se si ka mbetur pa prerë lisi, ndërsa fshatari u përgjigjej shkurt; se ia kishte shitur lisin popit. Njerëzit filluan të piketojnë lisin si ’shenjë orientimi: te lisi i popit”, “andej kah lisi i popit”, e kështu me radhë.

Kohë më parë, në Kosovë vërtetë qëndruan një grup qytetarësh sirianë për të cilët nuk u mësua asnjëherë se kush ishin dhe kënd përfaqësonin, por mediat serbe përhapën lajmin anë e kënd botës së UÇK-ja po trajnon opozitarët sirian, ndërsa tash – ja UÇK-po vret popullin sirian!

Mund të konstatohet lirisht se mediat e shteteve të Ballkanit, të cilat u pavarësuan pas shpërbërjes së ish RSFJ-së, u kanë lënë shumë hapësirë mediave serbe për të manipuluar. Kur i lihet hapësirë e madhe propagandës serbe, del se edhe “Qeni mund ta ketë ngrënë sëpatën”.

Madje, sot trembëdhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës, megjithëse vendi u pasurua me media të reja, megjithëse ligji garanton shprehjen e lirë të mendimit, jo pak herë po ndodhë që mediat e Beogradit të citojnë shkrime tepër portale të mediave të Kosovës, kundër vetë Kosovës. Ndodh shumë herë të lexosh në gazetat e Beogradit shkrime të përkthyera nga gazetat shqiptare. Pse botohen serbisht ato shkrime dihet mirë nga përmbajtja që kanë. Në shumë raste, shkrimet e zeza shqip kundër Kosovës janë më të rënda se çfarëdo shënimi i gazetarit të huaj.

Linç për ata serbë që mendojnë ndryshe

Profesoresha e Universitetit të Beogradit, Dragana Duliq, qëndrimin publik të saj për terrorizmin seksual serb ndaj femrave boshnjake e pagoi me largim nga puna. Kushdo nga ata serbë që merr guximin për të folur apo për të publikuar të vërtetën, për gjithë atë katastrofë që Serbia ua shkaktoi fqinjëve, e ka të sigurt përjashtimin nga puna dhe linçimin publik.

Ditë më parë profesoresha Dragana Duliq botoi librin: “Hrestomania – siguria e njeriut në dy vëllime, 1 dhe 2”. Qëndrimi i saj i mëtutjeshëm në detyrën e ligjërueses tashmë ka marr fund. Senati i UB-së votoi për largimin e saj. Rasti i profesoreshës Duliq vetëm i shtohet listës së të përndjekurve që mendojnë ndryshe apo që shkruajnë e flasin hapur për krimet serbe në luftën e fundit.

Çka u dhembë më shumë qeveritarëve të Beogradit?

Dikush mendon se serbet që jetojnë në Kosovë janë brengë kryesore e Serbisë, monumentet kulturore apo ekzistenca lakuriqe e popullatës serbe në Kosovë. Të gjitha këto trillime nuk kanë të bëjnë fare me temën për të cilën flet diplomacia serbe në çdo minutë. Serbia thjeshtë nuk po mund te pajtohet me faktin pse sot në Beograd më nuk ka sllovenë, kroatë, shqiptarë e malazezë. Qytetari normal i Beogradit me të drejtë pyet se çka po ndodh me qendrën “ Sava”, me dy aeroporte të Beogradit, Me metalurgjikun e Smedereves, me Postën serbe, me Agrobankën etj. Beogradit sot i mungojnë njerëzit, ata të cilët përditë derdhnin miliona nëpër arkat serbe duke siguruar qarkullim të vazhdueshëm të mjeteve monetare. Sot ne Beograd shumë kush ëndërron me sy hapur se Jugovina ende ekziston. Shumë politikanë serbë ende flasin në emër të ish Jugosllavisë. Ata nuk mund t’i bëjnë ballë as imagjinatës për fundin e ish RSFJ-së.

Liderët politik të Serbisë e kanë të vështirë, në mos edhe të pamundur që të flasin para popullit të tyre se nga Trepça me nuk bartet ar me vagon (megjithëse shkritorja e dikurshme e plumbit në Zveçan ekziston ende, por prej andej më nuk rrjedh lumi i arit i cili derdhej në Beograd). Dhembja e Serbisë për serbët e Kosovës nuk është asgjë tjetër pos një mbulesë për plaçkitjen e pasurisë së Kosovës.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori