Provokimet në emër të fesë nuk janë në të mirë të njerëzimit!
Në ditët që lamë pas, bota myslimane por edhe më gjerë ishte e trazuar dhe tronditur me shfaqjen e një filmi të metrazhit të shkurtër, i mbushur me plotë urrejtje dhe mllef kundër islamit dhe myslimanëve. Filmi i titulluar “Pafajësia e myslimanëve” është një grackë mirë e përgatitur e njerëzve qëllimkeq dhe tendenciozë, e cila bënë pjesë në vazhdën e përpjekjeve të qarqeve të ndryshme , të cilat prapavijë dhe tendencë e kanë futjen e urrejtjes dhe përçarjes mes njerëzve mbi baza fetare. Rasti i fundit, si dhe paralajmërimet e një gazete ditore franceze për publikimin e karikaturave të Muhammedit a.s. në ditët në vijim, janë veprime të cilat nuk i shërbejnë paqes dhe harmonisë mes njerëzve, as tani e as në të ardhmen.
Fyerja e ndjenjave fetare të njëri-tjetrit janë ogurzi për paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellët të kombeve dhe shteteve me identitete të ndryshme fetare. Kurdo gjatë historisë, kur feja është keqpërdorur për këso qëllime dhe prapavija , kanë rezultuar ngatërresa, luftëra dhe gjakderdhje me pasoja fatale të njerëzimit, të cilat lehtë mund të dëshmohen nga historia e kaluar.
Provokimet e drejtpërdrejta me ndjenjat e brendshme shpirtërore të njerëzve nuk duhet të ndodhin, ndërsa në të ardhmen ato duhet të parandalohen nga të gjithë njerëzit qëllimmirë dhe të devotshëm. As myslimanët, as të krishterët e as hebrenjtë, si dhe të tjerët nuk do të duhej që të tolerojnë veten për të fyer të tjerët mbi baza fetare. Forma e vetme duhet të jetë forca e argumentit, e arsyes dhe logjikës. Fyerja, dhuna, konspiracionet, përçarja, turbullirat dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm, të cilat bëhen dhe shkaktohen nga njerëzi në emër të Zotit, janë kundër vet Zotit !
Myslimanët, por edhe pjesëtarët e konfesioneve tjera fetare, duhet të jenë të parapërgatitur për provokime të tilla, por edhe më të rënda të cilat mund të ndodhin në të ardhmen nga grupe të njerëzve shpirtlig dhe ndjellakeq. Në islam gjërat në këtë kontekst janë të qarta. Në Kur`an ndër të tjera ne lexojmë: ”Mos fyeni zotat e të tjerëve, sepse ata fyen Zotin tuaj të Vërtetë”. Pastaj “Në fe nuk ka dhunë”! “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time”! “Ti nuk ke të drejtë t`i urresh njerëzit pse ata nuk janë besimtarë”!. Etj. etj. etj.
Frustrimi dhe veprimet e një grupi të caktuar të njerëzve brenda një komuniteti të gjerë fetar nuk duhet të shërbejnë si element i fyerjes dhe urrejtjes së trungut të përgjithshëm dhe përkatësisë së gjerë të besimtarëve.
Në këtë apel duhet të bashkohen të gjithë krerët fetar të të gjitha konfesioneve fetare, sepse në fund të fundit të gjithë i takojmë një Zoti të Vetëm. Bile, edhe në bazë të studimeve të gjenealogjisë, njerëzit pa dallimi race e etnie janë 99.9 për qind të ngjashëm, gjë që nënkupton se ata kanë një zanafillë të vetme, prandaj orientimet e tyre të ndryshme në besimin e tyre të brendshëm shpirtëror duhet të shikohen si zgjedhje e lirë e çdonjërit dhe jo si shkaktare të urrejtjes mes veti. Kultura e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellët duhet të jetë mbizotëruese në shoqëri dhe kurrsesi jo ajo e urrejtjes dhe përçarjes.
Njerëzit në raste provokimi duhet të reagojnë mbi bazën e arsyes dhe analizës, e jo mbi bazën e emocionit dhe frustrimit të rastit.
I ashtuquajturi film “Innocence of Muslims“ është një veprim i keq dhe pështirë, mirëpo myslimanët në rend të parë, por edhe pjesëtarët e feve tjera duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bien në grackën e projektuesit, i cili deri-diku e ka arritur synimin e tij me shkaktimin e trazirave në mesin e myslimanëve, të cilin qartë duket se ka pas qëllim të tij, siç edhe ka shpifur në filmin e tij se gjoja myslimanët janë njerëz të dhunës, vrastarë të amoralshëm, gjakpirës, të tërbuar etj.
Është fatlume që në shoqëritë njerëzore, në përgjithësi, njerëzit e mirë dhe qëllimmirë janë gjithmonë më shumë se sa ata qëllimkeq. Mirëpo, megjithatë në rast se grupi i parë shumicë heshtë, atëherë grupi brejtës do të arrin të realizojë qëllimet e tij në shkaktimin e të keqes në mesin e njerëzve, riparimi i së cilës donë shumë kohë, e nganjëherë është edhe i pamundshëm.
Në asnjë libër të shenjtë nuk ka Zot që urdhëron në vrasjen e njerëzve të pafajshëm, ose që mëson dhe nxitë urrejtje kundër qenies njeri. Nuk do të ketë paqe në botë, nëse nuk ka mirëbesim dhe respekt ndër-njerëzor, ndërsa asnjëra e as tjetra nuk do të arrihen nëse mungon respekti i lirisë së përkatësisë fetare të çdonjërit. Mirëpo, po ashtu, as përkatësia fetare nuk duhet të keqpërdoret nga kushdo në prishjen e rendit dhe interesit të përgjithshëm publik.
Si përfundim, do të theksoja edhe një ajet-citat tjetër kuranor: “Keni kujdes nga përçarja, sepse kur ajo ndodhë, në të nuk përfshihen vetëm shkaktarët e saj (por edhe njerëzit e mirë dhe të pafajshëm)”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-4-780x439.jpg)
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-43-780x439.jpg)
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
![Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.png)
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin