LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi

Marrja e Kryesisë së Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Qipros, vjen në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Evropës, kur një numër sfidash kërkojnë përqendrimin e plotë të vëmendjes sonë, dhe atë në një mjedis të bashkëveprimit gjithnjë në rritje ndërkombëtar, në të cilën Evropa vazhdon të ketë një rol kyç për të luajtur.

Prandaj, në njërën anë është e rëndësishme të kujtojmë energjinë së Unionit për të tërhequr anëtarë – siç dëshmohet nga raundet e zgjerimit në pesëdhjetë e pesë vitet e historisë së saj – e në anën tjetër faktin e thjeshtë se bashkimi i kontinentit nën ombrellën e BE-së mbetet një projekt i papërfunduar.

Procesi i zgjerimit, siç njihet nga të gjithë, është një nga politikat tona më të suksesshme që tregon pikat e forta e të padiskutueshme të Unionit në avancimin dhe konsolidimin e kushteve për paqe, për demokraci, stabilitetit dhe prosperitet në tërë Evropën. Perspektiva e anëtarësimit në BE u ofron kandidatëve një nxitje të fortë për transformimin demokratik dhe për reformat strukturore.


Kjo është pikërisht arsyeja se pse Presidenca e Qipros e konsideron dosjen e zgjerimit të Unionit si një nga prioritetet e saj kryesore, dhe pse do të ushtrojë çdo përpjekje në arritjen e progresit të prekshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë, që nga Islanda në një fund të një aksi diagonal, e deri te Turqia në anën tjetër, dhe Ballkanin Perëndimor në mes.

Duke filluar me Islandën, negociatat e aderimit të së cilës kanë përparuar me ritëm të konsiderueshëm që nga viti 2010, ne besojmë që pjesa e mbetur e vitit duhet të shfrytëzohet sa të jetë e mundur, në mënyrë efikase dhe efektive, për ta sjellë procesin e përgjithshëm në prag të përfundimit. Pranimi eventual i Islandës do të forcojë padyshim dimensionin nordik të Unionit, i cili do të jetë shumë i dobishëm, për të gjithë ne.

Në mënyrë të ngjashme, avancimi i procesit të anëtarësimit të Turqisë është i një rëndësie kritike dhe ne, pra, do të vazhdojmë të monitorojmë përparimin e Turqisë, me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete, në përputhje me Kornizën e bisedimeve dhe konkluzionet përkatëse të Këshillit.

Është po aq e rëndësishme që progresi të arrihet në agjendën pozitive, që mbështet procesin e anëtarësimit – dhe nuk e zëvendëson atë – në përputhje me konkluzionet e Këshillit të dhjetorit 2011.

Në Ballkanin Perëndimor ekziston një konsensus i fortë në mesin e të gjithë partnerëve se me Kroacinë, që do të bashkohet në korrik të vitit 2013, ekziston një mundësi e shkëlqyer për të kapur momentin e mirë që është krijuar, për të forcuar më tej perspektivën evropiane të rajonit.

Në këtë kontekst, fillimi i negociatave për anëtarësim me Malin e Zi është me të vërtetë një zhvillim i madh, dhe ne mezi presim të kontribuojmë në përparimin e tyre. Ne shpresojmë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjendje të përfitojnë nga reformat e tyre dhe nga kjo shtytje e krijuar nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Robert Schuman, në shtator të vitit 1948, theksoi në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se Evropa duhet të bashkohet për të mbijetuar. Është detyrë e të gjithë neve që ta marrim parasysh parashikimin the thirrjen e tij që ende ka rëndësi. Plotësimi i saj varet – të paktën pjesërisht – nga qenit të sigurt në fjalët e Jean Monnet, themeluesit të BE-së, se anëtarësimi duhet të zgjerohet tek të gjithë popujt demokratikë të Evropës që pranojnë vlerat, rregullat dhe institucionet tona.

(Erato Kozakou-Marcoullis është Ministër i Jashtëm i Qipros, ndërsa Stefan Fule është Komisioner i BE-së për Zgjerim. Ky artikull u është dërguar për botim vendeve të rajonit, kandidate potenciale për zgjerim. Ekskluzivitetin për botim në Kosovë e ka Telegrafi).