Humbja e idealeve
Në kohën tonë, kohë interesi, faktet nuk kanë më rëndësi. Ato shërbejnë vetëm nëse janë në anën e gabuar, e viktimat e pësojnë gjithmonë.
Jemi dëshmitarë të një kaosi tmerrësisht irritues, zhgënjyes, që jo vetëm të shkon në nerva e të dëshpëron deri në rezignim, por është edhe forma më aktuale e një edukimi shoqëror që po ndodh sot në mbarë botën dhe tek ne.
Duke u fshehur pas një kulture relativisht të pasur gjuhësore dhe tmerrësisht negative dhe të mbrapshtë për nga idetë, shumica e atyre që sot bartin kollaret e politikanëve dhe atyre që u rrinë pranë me e pa dëshirë, flasin për forma e përmbajtje sipas këtij apo atij filozofi, sipas kësaj apo asaj logjike progresive, gjë që shoqëria e sheh, paçka se ndoshta nuk e thotë gjithmonë.
Edhe në planin global, por edhe në atë të brendshëm, sot luhet një lojë e pistë politike, lojë kjo që nuk njeh humanizmin si vlerë, njeh vetëm cakun pa marrë parasysh rrugët e arritjes gjer atje. Ndoshta kjo mund të tingëllojë si akuzë, por është realitet. Në çfarëdo plani të shikosh, e vëren, tjetër është pastaj nëse nuk do ta pranosh.
Është e çuditshme me njerëzit sa shumë i preokupon një gjenocid, gjithmonë nëse kundër atij gjenocidi është edhe sistemi politik i vendit apo shtetit më të fuqishëm të kohës. Gjithë mediat fokusohen rreth çdo detaji, vetëm të jenë të parat që paraqiten me aktualitete dhe atraktivitete para masës.
Rasti i Sirisë… Nëse sistemi politik i vendit apo shtetet më të fuqishme nuk janë kundër atij gjenocidi (kjo nuk do të thotë se janë për), apo nuk kanë interes të intervenimit për ta mbrojtur humanen, njerëzoren, edhe mediat, madje edhe masa, shpeshherë janë me ta. I tillë është rasti i Birmanisë.
Mora vetëm këta dy shembuj sa për përforcim të idesë, duke qenë se të tillë kemi mjaft. Një edukim i tillë idiot është vetëm një arsye më shumë të bindesh se Plauti pati vërtet të drejtë kur tha se njeriu për njeriun është ujk ( Homo homini lupus) dhe Seneka gaboi shumë kur tha se njerëzit janë të lindur për t’i ndihmuar njëri-tjetrit (Homo in adiutorium mutuum genitus est).
Nëse jemi duke menduar gabim, nuk jemi ne fajtorët, kështu po na jepet arsye të mendojmë. Duke qenë se sot ndodhin krime edhe tek ne dhe fajtorët dënohen nëse janë të pafuqishëm (s’janë të pasur ose s’kanë lidhje të forta me sistemin) dhe përkëdhelen nëse janë të ndryshëm nga të parët, shumica e qytetarëve, tash e një kohë, nuk e njeh për mik dhe shok për ditë të vështira qeverinë.
Shembuj të dënimit të atyre që kanë gabuar dhe e kanë kuptuar gabimin kemi mjaft shumë, si dhe shembuj të atyre që kanë gabuar, vazhdojnë të gabojnë dhe nuk dënohen kemi edhe më shumë. Madje, edhe nëpër pozita me privilegje të mëdha. Ajo që është më poshtëruesja dhe më e tmerrshmja në lidhje më këtë është se nuk ka mbikëqyrje, kontrollim, vlerësim dhe vendim. Prandaj, gjërat edhe shkojnë siç po shkojnë.
Ndërsa, më fatalja në lidhje me krejt këtë edukim që po marrim është se ndoshta nesër, duke mundur të jemi pjesë e këtij plani (sistemi) ekstrem që shanë dhe “lufton ekstremizmin”, do ta harrojmë edhe veten dhe do të bëhemi futë, më të tmerrshëm se Luan Koka – njeri në detyrë në media dhe vegël e një aparature të rrezikshme çnjerëzore në vitet ’80 e ’90 të shekullit të kaluar – si në dramën “Futa” të profesorit Sabri Hamitit.
Duke qenë se po edukohemi të jetojmë pa ideale, nëse i kemi t’i zhdukim ose “emancipojmë” (t’i humbasim dalëngadalë), është e sigurt e ardhmja jonë: do të ketë prodhim të karaktereve të metamorfizuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit
Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro
Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25
"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron