Siria, një ekuacion i vështirë
Pas rrëzimit të avionit ushtarak turk pak ditë më parë, zhvillimet në Siri dhe përqark janë të një dimensioni tjetër. Zërat për ndërhyrje ushtarake nga ana e aleancës, nën kryesimin e Turqisë, nuk janë aq të fortë. Ndërkaq, dita-ditës përforcohet ideja se regjimi i Assadit nuk është i fortë sa duket dhe se vazhdimësia e tij në krye të regjimit është i varur nga faktorë të jashtëm.
Faktori numër një dhe më kryesor është padyshim presidenti i Amerikës, që të paktën deri në janar nuk duket se ka ndërmend të ndryshoje qëndrim sa i përket zgjidhjes së problemit, për arsye të zgjedhjeve në vend. Nga ana tjetër qëndron Izraeli që nuk e shikon shumë të largët largimin e Assadit dhe po përpiqet me të gjitha forcat për ta bërë zonë të influencës së vet, me qëllim të forcimit të pozitave në rajon.
Faktor tjetër i rëndësishëm është Irani, i cili dëshiron që në Siri të rritet influenca e shiave dhe simpatia për to. Nga ana tjetër, në të njëjtën logjikë vepron Katari.
Rusia me mbështetjen politike dhe ushtarake që i ka dhënë dhe po i jep Assadit deri më tani, e bën akoma më të komplikuar situatën. Kjo përbën edhe patericën kryesore për regjimin në pushtet dhe vetë Assadin.
Konferencat apo marrëveshjet si ajo e Kairos dhe e Gjenevës kanë dështuar në drejtim të implementimit ose zbatimit të ndonjë prej pikave të përmendura për arsye të kompleksitetit të problemit dhe fqinjësisë së vështirë – siç e quajnë disa. Faktorët e mësipërm si dhe faktorë të tjerë sjellin pasoja në lëvizjen e brendshme anti-regjim. Ndikojnë negativisht në unifikimin dhe formimin e një lëvizje opozitare të brendshme të fortë.
Xhelozia për të fituar simpatinë e popullit në periudhën post-Assad është e lidhur ngushtë me intensitetin në periudhën më të vështirë për ta. Në këtë logjikë Turqia është shfaqur kritike ndaj regjimit, madje me tone shumë të ashpra, si dhe ka strehuar me qindra-mijëra refugjatë në territoret e saj. Por, xhelozia dhe fqinjësia e vështirë e ka futur zgjidhjen e problemit të paktën në kohë të shkurtër në labirint misterioz.
Vendet islamike nuk e duan forcimin e Turqisë, për arsye se rritet ndikimi i sunive. Rusia me vendet e tjera nuk e duan për arsye të tjera strategjike, kështu që tani për tani zgjidhja e problemit të Sirisë është e lidhur me rrëzimin e Assadit, kurse rrëzimi i tij është në dorë të forcave opozitare që po përparojnë dita- ditës (kjo duket të jetë shpresa e vetme). Besimi i ndërkombëtarëve mbetet akoma i vogël, përderisa opozita nismëtare e lëvizjes ushtarake kundër regjimit nuk ka fituar identitet politik të qartë.
Kanë kaluar 16 muaj me venitje dhe ngjallje të shpresës, por ajo që duket është se bota do të vazhdojë ta ketë në agjendë edhe për ca kohë Sirinë. Ka vend për shpresë, por edhe për zhgënjim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëG Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër