Profetët dhe lindja e kombeve
Slogani nën të cilën u lindën kombet – “Liri vëllazëri e barazi” – është një slogan që për herë të parë në mënyrë eksplicite është paraqitur gjatë revolucionit francez (1789), por në fakt edhe pse nuk ishte shprehur në mënyrë eksplicite kjo ishte ideja udhëheqëse që shënoi lindjen edhe të 3 kombeve më të hershme se ai francez: atë suedez (1523), anglez (1649) dhe amerikan (1776).
Me këtë ide vepruan gjithë profetët e mëdhenj që njeh njerëzimi: Mojsiu, Jezu Krishti, Muhamedi.
Përse atëherë u desh që nën këtë slogan të tuboheshin kreatorët e kombeve moderne? Përgjigja është se shoqëritë devijuan rrugën që ua trasuan profetët. Nga mishërimi i parimeve morale me Perëndinë u kalua në mishërimin e mbretit apo perandorit me Perëndinë. Mbretërit apo perandorët u shpallën de facto përfaqësues të Perëndisë në Tokë.
Madje ky degradim u bë edhe në mesin e klerit tek të gjitha fetë. Derisa zbatoheshin ajetet Kur’anore dhe mësimet e profetit Muhamed, civilizimi islam arriti kulmet e civilizimit botëror në histori. Sapo ky zbatim degradoi, civilizimi islam pësoi ngecje dhe shthurje. Edhe tek krishterimi ndodhi e njëjta gjë. Kulmi arriti tek kisha katolike ku parajsën mund ta “siguroje” duke i dhënë kishës para, veprim ky tërësisht i kundërt me mësimet e Jezu Krishtit.
Kështu edhe shpjegohet përse iluministët patën qëndrime laike që insistuan ndarjen e kishës nga shteti e madje disa nga ata patën qëndrime antifetare. A nuk ishte qëndrimi i Pashko Vasës “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria” një qëndrim antifetar?
Kombi shqiptar megjithëkëtë nuk u krijua mbi bazën e anti-fetarizmit, por mbi bazën e participimit të barabartë të myslimanizmit synit, bektashizmit, ortodoksizmit e katolicizmit si katër shtylla të këtij kombi.
Kështu, në fakt, çdo komb i krijuar pati “profetët” e vet: ata që e ringjallën. Ata idealizuan periudha të mëhershme të historisë për t’u shërbyer me to si modele. “Profetët” (rilindësit) shqiptarë idealizuan periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si një periudhë ku shqiptarët ishin të vëllazëruar, të lirë dhe të barabartë. E vërteta është se në atë kohë nuk i kishin asnjërën prej këtyre. Lidhja e Lezhës (1444) ishte lidhje politike mes princërve shqiptarë e malazezë dhe jo një vëllazërim mes qytetarëve të Shqipërisë së asaj kohe. Por, kështu e panë të rrugës rilindësit shqiptarë dhe mbi këtë model u ngrit kombi shqiptar. Ata këtë periudhë e quajtën “Rilindje”, me demek, që kombi shqiptar më pjesëtarët e tij të lirë të barabartë e të vëllazëruar na paskësh ekzistuar që në kohën e Skënderbeut, të cilin osmanët na e paskëshin përgjumur me pushtimin e tyre të serishëm. Pra, me demek, kombi shqiptar tani vetëm po u rilindka.
Shumica e kombeve periudhën e zgjimit të tyre kombëtar e quajnë thjeshtë: “Periudhe e Zgjimit Kombëtar”. Serbët e kroatët periudhën e zgjimit të tyre kombëtar e quajnë “Nacionalni Preporod” (Paralindja Kombëtare) që d.m.th periudha para se të lindet kombi.
Një zgjim kombëtar është më i fuqishëm nëse orientimet strategjike, politika e tij e jashtme, politika e tij e brendshme, hieraldika shoqëruese etj. janë kompakte me psikologjinë dhe traditën e njerëzve prej të cilëve synohet të formohet kombi. Sa më pranë shpirtit të njerëzve të jenë këto gjëra aq më i fuqishëm ngritët kombi.
Kur kam propozuar “Kur ra kushtrimi në Kosovë” për himn të Kosovës më 26 shtator 1999, kam pasur parasysh këtë. Fakti që lideri shpirtëror i Kosovës Ibrahim Rugova e përkrahu këtë propozim tri vite më vonë më 28 nëntor 2002, e përforcon këtë argument. Shumëkush nuk e kuptonte Ibrahim Rugovën kur ai merrej me Darkën e Lamës, qentë e Sharrit, pekmezin, rasojin, dardhat turshi etj. Intenca ishte që kombi i ri kosovar që po formohej të jetë i lidhur ngushtë me traditën shqiptare: me shpirtin dhe psikologjinë e tij. Vetëm një komb që nuk e gënjen vetveten është simpatik dhe i pranueshëm për të tjerët. Kombi nuk bëhet i fuqishëm vetëm me madhësi numerike, por me kualitetin e ngjizjes së tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSituatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami
Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani
Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit
Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani
Raporti i KDI-së: Komunat e udhëhequra nga LVV jashtë listës së transparencës, këto janë katër më transparentet
I riu nga Palestina tregon jetën dhe rutinën e tij në Rripin e Gazës – videot e tij marrin miliona klikime në TikTok
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete