LAJMI I FUNDIT:

Reforma zgjedhore pa fund!

Reformës zgjedhore nuk i shihet fundi. Ka shumë motive të natyres politike. Shtyrjet me muaj të mandatit të grupit punues ad-hoc për reformën zgjedhore prej një muaji në tjetrin për të përfunduar disa çështje që vlerësohen të jenë kapitale për partit politike nuk janë kompatibile me rrethant se si po ecën çështjet institucionale dhe politike në vendin tonë dhe janë krejt jo produktive. Nuk ka as ndonjë garancion te vetëm që flet se nuk mund të ndodhin ndonjë palë zgjedhje, e hiç më pak se ato parlamentare në vjeshtë ose për Kryetar të Kosovës.

Koha e shpenzuar për të ndërtue reformë aspak nuk kontriobuojë në zgjidhjen e çështjeve fundamentale që vlerësohen te jenë krejt politike, e që na fakt janë politike, por kur është fjala të reformat nuk del në radhë të parë interesi partiak dhe politik, por interesi i qeverisjes së shtetit apo efikasiteti dhe përmirësimi i qeverisjes për qytetarin. Kështu e kuptojnë shtetet demokratike reformën elektorale.

Demokracia elektorale udhëhiqet nga qytetarët sepse përbënë vullnetin e brendshëm të tyre, e në Kosovë anasjelltas ndodhë – dirigjimet reformuese burojnë te ne nga partit të cilat kanë probleme të shumta më së shumti për nivelin e dobët te kualitetit profesional ose problemet qëndrojnë se janë shumica e deputetëve të pa punë përveç që janë të angazhuar në cilësin e deputetit dy herë në muaj. Kjo rrjedhë se në Kosovë secila reformë është e vështirë të zbatohet sepse udhëhiqet nga ata të cilët pretendojnë te merrën me politiken edhe pse kanë probleme themelore të kuptimit të saj se çfarë do të thotë?


Politika e dobët apo parapolitika, më së drejti duhet të emertohet si ‘thashetheme’. Kështu zhvillohet politika në Kosovë, andaj po sjellë dëme të konsiderueshme në jetën e qytetarit të rëndomtë. Mandati i komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore dhe shtimi i këtij mandati nuk ka të ndalur, së paku të kishte përfunduar deri me tash reforma zgjedhore, por ka ngec dhe nganjëherë duket sikur nuk është prioritet i sotëm, por po që se analizojmë mirë, duhet patjetër sa më parë të përfundohet, sepse gjendja politike nuk është aspakë e kënaqshme ose së paku zgjedhje në nivel të kryetarit të Kosovës në vjeshtë të këtij viti.

Tre çështjet e ngërçit të reformës: pragu zgjedhor, lista e hapur apo e mbyllur dhe sistemi shumë zona mbetën tema më të nxehta më shumë politike se sa që pretendohet që qytetarve përmes këtij sistemi të iu mundësohet qeverisje efeikase në drejtim të zbatimit të vullnetit të tyre.

Pragu zgjedhor më i vogël janë në funksion të dy subjekteve të mëdha politike PDK dhe LDK, e më së paku për subjektet e vogëla politike që kanë probleme me elektoratin ose kanë pak vota dhe nuk kanë mundësi te fitojnë ndonjëherë. Copëzimi i pragut apo ulja do të shkaktojë copëzim të s’kajshëm të interesit politik dhe nuk ka kurrfarë premtimi për qytetarin se do të udhëhiqet ndonjë politik racionale apo ndonjë zhvillimi i mirëfillët në politikat shtetërore dhe do të vendoset përgjegjësi e sakt politike. Prandaj po që se shkohet kah copëzimi dhe pragu zgjedhore ulet më pak se 5%, atëherë përcaktimi i këtyre subjekteve politike është në fshehjen e përgjegjësisë politike për dështime, qeveria e konstituar me një prag zgjedhor me 3% duket kështu – qeveri e përbërë prej më së paku 4 partive politike ku realisht humbë përgjegjësia e qeverisjes dhe s’ka kurrfarë përfitimi për qytetarin që aq shumë janë të ‘interesuar partitë politike’.

Partive të mëdha PDK –LDK iu konvenon ulja e pragut zgjedhor dhe qeverisja me partnerë jo të rëndësishëm për elektoratin të cilëve mund të iu ndajnë dikastere qeveritare jo aq të rëndësishme dhe do të iu premtojnë pozita tjera në borde të ndryshme, por jo pozicione kryeministri as LDK as PDK, e më së paku LDK që asnjëherë nuk ka udhëhequr ekzekutivin e shtetit prandaj analiza është shumë e qartë ulja e pragut nuk duhet të ndodhë sepse jep mundësi të një qeverisje të pa përgjegjshme.

Sistemi shumë zonal gjithashtu është i rëëndësishëm dhe konvenues për subjektet LDK dhe PDK, sepse kanë elektorat që shtrihet në tërë vendin në secilën variant ata janë fitimtar, sistemi 6-7 zona është i pranueshem për PDK dhe LDK, ose sa komuna aq zona, ose 26 zona si përmendet, madje në këtë sistem mjafton që dy partitë të kërkojnë edhe sistemin gjysëm mazhoritar dhe do të përfundonte me një qeverisje kuptohet shumë më efikase dhe me përgjegjësi të zgjidhur. Kjo do të ndihmonte shtetin në orientim të duhur të demokracisë dhe largimit nga demokracia e brisht e ultë dhe e copëzuar.

Të gjithë e kanë ditur pra edhe ekspertet me rastin e përcaktimit për sistemin proporcional të tillë se është konvenues për demokracitë e pakonsoliduara përderisa sistemi gjysëm mazhoritar në nivel vendi shumë do t’i kishte ndihmuar qeverisjes efektive në shtetin tonë, me probleme të mëdha dhe parti që me tepër mbetën funksionale në bazë të interesave më shumë financiare se sa për të mirën e qytetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje ka kuptuar me kohë se sistemi më shumë zona mund ta zbehë fuqin politike andaj kërkonë vetëm një zone zgjedhore sepse është e vetmja shpresë të përgatitet për një sistem më shumë zona. Partitë e vogla shpëtimin e vetëm e kanë me një zonë zgjedhore ashtu si e ka rregullaur Ligi për Zgjedhjet të Përgjithshme dhe Lokale, në të kundërtën mund të mbetën shumë më më pak vota.

Dhe në fund, lista të hapura apo të mbyllura? Është segment i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë qytetare – lista e hapur shkon në favor të zgjedhësit (qytetarit), apo e mbyllur në favorë të sistemit të liderit politik i cili cakton kandidatetë apo formon listen. Lista e mbyllur ndihmonë mjaft shumë KQZ në aspektin teknik dhe thjeshtson procesin dhe ulet kuota e parregullsive kurse sistemi me listë të hapur është më i vështirë për t’i menaxhuar zgjedhjet, sepse në sistemin dhe kulturen e sotme partiake është prodhim pak a shumë i parregullsive.

Lista e mbyllur favarizon iden dhe praktikat e qeverisjesë dhe shkallën e sotme të zhvillimit të demokracisë partiake vendore. Rënia e elektoratit nuk është aspak shenjë e mirë për këto subjekte të sotme politike, gjë që dëshmon se qeverisja po bëhet gjithnjë më e dobët dhe këtë më së miri e dëshmuan qytetarët në dy komunat ku u organizuan së fundmi zgjedhjet. Rënia drastike e elektoratit është sinjal se priten lëvzje krejt tjera politike dhe ristrukturim i ri politik në vend.

Në trend

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori