Dy raste, shumë reagime të mjera
Në industrinë mediatike dhe rrjetet sociale të komunikimit mbarëshqiptar, ditët e fundit – pas spektakleve “Big Brother” dhe “Eurosong” – kishte vërshime të shumta komentesh anonime, publike, lavdëruese, sharëse… Natyrisht, si shumë të tjerëve, më lanë shije të hidhur komentet diferencuese lokaliste për dy fituesit shqiptarë të Kosovës: Arbrin nga Prishtina dhe Ronën nga Mitrovica.
Është jashtëzakonisht e gabuar dhe e padobishme që të marrësh përsipër që t’ia ndryshosh konceptet (në rast se kanë koncepte) segmenteve të caktuara të publikut që kanë një ide të caktuar për një dukuri apo për një fenomen. Do të ishte qesharake të mendoja të bëja diçka të tillë. Por, sidoqoftë, si çdo njeri që pretendon që është i lirë të shprehet, do të përpiqem të shtroj disa pikëpamje të mia për atë çka dëgjova dhe pashë.
Spektaklin “Big Brother”, që të jem i sinqertë, e kam ndjekur me pikatore dhe kam pas një njohje sipërfaqësore të personazheve të tij. Nuk kam ndonjë simpati të veçantë për spektaklet e tilla, por kam pas një pëlqim (për aq pak sa kam parë) për dy finalistët: Liamin dhe Arbrin.
Ajo çka më bëri përshtypje, pasi u mor vesh fituesi i spektaklit, ishte një deklaratë e finalistit jo fitues, Liamit. Ai pohoi se Kosova është një shtet i madh, me dy apo tre milionë banorë. Sipas tij, ai ishte në finale me tre të tjerë të Shqipërisë dhe vetëm një ishte nga Kosova, Arbri. Kështu, sipas tij, Liami me tre konkurrentët tjerë ishin “automatikisht të humbur”.
Me gjithë respektin për idenë e tij, kjo nuk më duket aspak e saktë. Sipas kësaj logjike, çdo konkurs që do të mbahej në spektaklet e Shqipërisë (që aplikojnë votimin mbarëshqiptar dhe të diasporës ), do të ishte fituar nga shqiptarë të Kosovës. Por, kjo nuk rezulton kështu, sepse ishte hera e parë që një shqiptar i Kosovës fitonte një këtë format, në pesë vitet që është paraqitur në kanalin “Top Channel”. Përveç kësaj, në emisionin e fundit u informova që ishte hera e parë që një shqiptar nga Kosova ishte finalist.
“Teorinë” se mbështetja e gjerë e shqiptarëve të Kosovës ka ndikuar automatikisht në fitimin e finales, e konsideroj një shprehje ngushëlluese nga ana e finalistit dhe e atyre mijëra të tjerëve që e kanë simpatizuar lojën e tij.
Kam ndjerë keqardhje për të gjitha ato cilësime, aspak etike dhe natyrisht aspak shqiptare, ndaj konkurrentit fitues: Arbrit. Nuk ndjej keqardhje për fjalët fyese, sepse çdo personazh në hapësirën publike siç shahet ashtu edhe lavdërohet. Këto janë kostot që i ka çdo individ që është pjesë e hapësirës publike. Por, ndjehem keq për këndvështrimin e ngushtë që kanë shumë shqiptarë të Shqipërisë për konceptin e shqiptarisë. “Fitoi maloku”, thoshte një faqe në Facebook me rreth 100 mijë ndjekës. “Fitoi nji rob që s’di me fol shqip”, thoshte një faqe tjetër me karakter informativ.
Ky këndvështrim i ngushtë tregon se sa pak disa segmente të caktuara të shqiptarëve në Shqipëri e njohin realitetin e Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Fatkeqësisht, njohin shumë pak vuajtjet, stërmundimet, poshtërimet e tyre për të ruajtur atë pak dinjitet që i jepte identiteti shqiptar.
Nuk dua të bëj histori, sepse nuk e kam atë kapacitet intelektual. Por, sidoqoftë, do ta bëj një digresion të vogël kohor. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, pa harruar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë luftuar shumë për të ruajtur dinjitetin e tyre kombëtar dhe human, mes mijëra peripecish të parrëfyeshme që vetëm ata i dinë. Shqiptarët e pafat matanë kufirit zyrtar kanë luftuar fort për identitetin e tyre, prandaj meritojnë respekt të madh për këtë.
E vërteta e hidhur është se janë me mijëra (jam i sigurt se nuk janë shumicë ) të rinj shqiptarë të Shqipërisë që nuk e kanë minimumin e informacionit për atë çka kanë kaluar realisht (dhe për atë që kalojnë në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi ) shqiptarët gjatë persekutimit të stërzgjatur të ish-jugosllavive. Izolimi 50-vjeçar komunist i Shqipërisë zyrtare ka qenë koha kur na u ndalua ta njohim edhe veten tonë!
Gjithashtu, do të doja që të bëja edhe një sqarim të vogël për të gjitha ata që kanë paragjykime mbi dialektin e shqiptarëve të Kosovës dhe mbi dialektet në përgjithësi. UNESCO-ja, organizatë e OKB-së që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore, në fillim të viteve 2000 ka ndërmarrë nismën që të gjitha dialektet t’i fus në fondin e pasurisë botërore. “Kosovarishtja” nuk është njësi gjuhësore e përveçme. Përkundrazi, është hallkë e gjerdanit gjuhësor të gjuhës shqipe, siç është “shkodranishtja”, “labërishtja”… Gjithashtu, ka shtete në botë, si Franca, ku strukturat shtetërore japin fonde të majme për të ruajtur dialektet gjuhësore që të mos zhduken.
Në fund dua të flas për Ronën nga Mitrovica, e cila na lartësoi në konkursin më të madh të këngës në Evropë. Si asnjëherë më parë, Shqipëria në nëntë vite konkurrimi arriti të futet në pesë këngët më të mira të Eurovizionit. Kur kënga e Ronës u përzgjodh si fituese e Festivalit të RTSH-së, pati shumë zhurmë në Shqipëri. Disa thanë se kënga është shumë e fjetur, nuk është ritmike, këngëtarja nuk ka stil komercial… Një nga paragjykimet ishte se këngëtarja nga Mitrovica u përzgjodh si fituese për t’i bërë një qokë Kosovës, meqë në 20 vite konkurrim – që prej vitit 1992 (kohë kur u “hapën” kufijtë) – asnjë shqiptar i Kosovës nuk e kishte fituar Festivalin e RTSH-së. Por, paragjykuesit harruan diçka që është thelbi i artit të bukur: talentin e Ronës. Ajo heshti kur e paragjykuan, por i bëri të tjerët të heshtin me forcën e saj.
Pas natës së konkurrimit të parë të dhe të dytë të këngës “Suus”, Rona ua bëri suus edhe mosbesuesve të këngës së saj.
Portali i ditores italiane “Corriere dela Sera”, e krahasoi talentin e Ronës me një prej legjendave të muzikës botërore, Aretha Franklin. Ky ishte vetëm një reagim prestigjioz nga dhjetëra reagime pozitive për përfaqësimin fenomenal që bëri Rona në Eurovizion.
Më lejoni t’ju jap një shembull të fundit. Sa e mangët do të ishte kombëtarja jonë e futbollit pa kapitenin Lorik Cana dhe të gjithë shqiptarët e tjerë të Kosovës që luajnë për Shqipërinë, të cilët janë ambasadorë të sportit shqiptar nëpër botë.
Ky shkrim, siç e kam menduar unë, është një ftesë e vogël për të ditur se jemi më shumë seç pandehim dhe seç dimë, për të gjithë ata që nuk dinë. Sfidat kalojnë më lehtë kur jemi të gjithë bashkë. Gjithashtu, Shqipëria është më e madhe dhe më e bukur nga ç’mendojnë shumë prej shqiptarëve jo fort të informuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProblemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re