Menduh Thaçi “e zbuloi ujin valë”!
Në forumin partiak të grave, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, shpalosi moton e “re” të PDSH-së dhe zbuloi se “shqiptarëve në Maqedoni u mungon liria”! Talljes së re publike që i bën ky person i vjetër i skenës politike të Maqedonisë i shkon për shtati sintagma ironike shqiptare “e zbulove ujin valë”!
Për ata që nuk kanë pasur rastin ta dëgjojnë më parë Kryetarin e PDSH-së se si flet kur nuk është pjesë e pushtetit të Maqedonisë, motot e “reja” partiake dhe deklaratat se kësaj radhe Menduh Thaçi “ju garanton shqiptarëve se do t’ju sjellë lirinë” mund t’i duken si shpalosje e një strategjie të re në interes të shqiptarëve!
Madje, z. Thaçin e dëgjojmë shpesh të pranojë gabimet e shumta që ka bërë kur ishte në pushtet si argat i qeverive të njëpasnjëshme që kanë aplikuar politikë antishqiptare. Pranimi publik i gabimeve të shumta mund t’i duket dikujt që nuk e njeh mirë Menduh Thaçi se gjoja ai flet sinqerisht dhe se gjoja nuk ka asnjë mision tjetër pos mbrojtjes së interesave kombëtare dhe t’ju sjellë lirinë shqiptarëve të Maqedonisë.
Përpiluesit e motos “Shqiptarëve në Maqedoni u mungon liria” kanë shpresuar se duke u përputhur me realitetin e rëndë të diskriminimit racial që përjetojnë shqiptarët nga regjimi terrorist i Maqedonisë, njerëzit do të harrojnë se kush është Menduh Thaçi dhe do të harrojnë rolin e tij të argatit të devotshëm të pushteteve maqedonase në politikën e diskriminimit të shqiptarëve.
Duke dëgjuar për të qindtën herë kryetarin e PDSH-së i cili nga “pozita e opozitës” të ngre zërin kundër pozitës së mjerueshme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, njerëzve u janë ngulitur thellë në vetëdijen e tyre premtimet e shumta bajate të këtij personi.
Po u rikujtoj atyre që shtiren se kanë harruar apo që përpiqen të lënë në harresë realitetet e hidhura të këtij personazhi negativ të skenës politike të Maqedonisë se në Konventën e PDSH-së për zgjedhjet e vitit 2006, kur PDSH-ja nuk ishte pjesë e pushtetit në Maqedoni, në mënyrë solemne z. Menduh Thaçi shpalos Platforma e Re të PDSH-së përmes të cilës ju drejtua popullit dhe rivales së saj BDI-së me këto fjalë:
“Ne ju garantojmë se:
– Për 60 ditë do të zyrtarizohet gjuha shqipe në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore;
– Për 60 ditë do të sillet ligji për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare në gjithë territorin e shtetit;
– Për 60 ditë do të sillet ligji për dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës;
– Për 60 ditë do të bëhet kompensimi i plotë i dëmeve që shkaktoi konflikti i vitit 2001;
– Do të ndërpresim plaçkitjen e pasurisë sonë dhe do të imponojmë ndarjen proporcionale të buxhetit të shtetit;
– Për 60 ditë do të imponojmë rishqyrtimin e të gjitha proceseve të montuara gjyqësore dhe do të lirohen shqiptarët e pafajshëm;
– Për një afat maksimal njëvjeçar do të realizojmë tërësisht Marrëveshjen e Ohrit;
– Ne ju garantojmë siguri dhe nuk do të lejojmë që në zonat shqiptare të ketë ekzekutime klasike mafioze…
– U bëj një apel të përgjithshëm që të demonstrojmë pjekuri të lartë nacionale dhe civilizuese! Të gjithë ata që do të mundohet t’i manipulojnë zgjedhjet këtu, duhet të kenë parasysh se do t’i mallkojë historia dhe pasojat e zgjedhjeve të parregullta në Maqedoni do të jenë fatale për pavarësinë e Kosovës!
– Unë, në emër të Kryesisë së partisë, të gjithë atyre që u kemi bërë dëm ju kërkoj falje publike! Nëse dikush përpiqet të më arsyetojë se nuk e kam ditur se çka është bërë, u them se funksioni im më detyron ta di! Në të ardhmen çdo gjë që mund të ndodh në dëm të shqiptarëve, faturën do ta paguaj unë!
– Ju apeloj krerëve të BDI-së të mos i frikësojnë njerëzit; të mos i frikësojnë funksionarët e tyre sepse nuk do të ketë hakmarrje dhe revanshizëm!
– Ne kemi punë që ditën e parë të qeverisjes, me partnerin maqedonas që t’i zgjidhim hallet, problemet dhe çështjen shqiptare këtu! Nuk do të kemi kohë që të merremi me ta!
– Partnerët maqedonas duhet ta dinë se pa realizim të drejtave kolektive të shqiptarëve, NATO, Unioni Evropian, janë vetëm ëndrra të maqedonasve…
– Ata duhet të vënë gishtin në mendje dhe të bëjnë marrëveshje me ne… Në të kundërtën përgjegjësia e luftës do të bie mbi ta”!
Kjo është fasada diskurseve e Kryetarit të PDSH-së kur ai është në “opozitë”! E kur erdhi në pushtet çka ndodhi me pozitën e popullit shqiptar që i mungonte liria?
Në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH Gjykata Kushtetuese ndaloi përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare; në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH nuk u zyrtarizua gjuha shqipe; nuk u soll ligji për dëshmorët e kombit dhe invalidëve të luftës; nuk u bë asnjë investim në territoret me shumicë shqiptare; nuk u realizua Marrëveshja e Ohrit.
Në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH me mijëra shqiptarë u torturuan në forma të ndryshme;
në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH, Karadaku, Pollogu dhe Malësia e Tetovës u përballën me format më të tmerrshme të terrorit shtetëror.
Në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH, terror në Tanushë, terror dhe vrasje në Vaksincë, terror dhe vrasje në Haraçinë, terror dhe vrasje në Odri, Terror dhe vrasje në Tetovë, Masakër në Brodec…
Në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH në vend të rishqyrtimit të proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimit të shqiptarëve që padrejtësisht mbahen në burgje, burgosje të reja dhe montime të reja të proceseve gjyqësore! Në diktaturën dyvjeçare VMRO-PDSH nuk u bë kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga konflikti i vitit 2001, por u shtuan dëme të reja nga konfliktet e nxitura nga kjo diktaturë!
Nga të gjitha premtimet paraelektorale vetëm një premtim e mbajti Menduh Thaçi: ekzekutimet e shqiptarëve nuk u bënë vetëm në formën klasike mafioze, por edhe në formën e terrorit shtetëror! Të implikuar në krimet antishqiptare dhe nga frika se mund të shpërthente një revoltë e përgjithshme, Menduh Thaçi, si pjesë e koalicionit antishqiptar, kërkonte shpëtim në anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, që ta forcojë ushtarakisht këtë shtet për të luftuar edhe më me forcë shqiptarët që kërkojnë liri në Maqedoni.
Tani kur legjitimiteti i pushtetit diktatorial VMRO-BDI është në rënie e sipër dhe kur gjithnjë e më tepër po spekulohet për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, kryetari i PDSH-së “zbuloi” për të qindtën herë se “shqiptarëve në Maqedoni u mungon liria»!“ dhe “ju garanton shqiptarëve se do t’ju sjellë lirinë”!
Z. Thaçi! Ju po trumbetoni se zbuluat ujin valë! Shqiptarët e dinë së në regjimin terrorist të Maqedonisë nuk kanë qenë asnjë herë të lirë por janë përvëluar në vazhdimësi! Fatkeqësisht, edhe me ndihmën e shqiptarëve të dikurshëm të “ndershëm” komunistë autokratë dhe të atyre vasalëve të rinj, të veshur me kostum demokrat!
Z. Thaçi! Po ju rikujtoj vetëm një angazhim që morët publikisht në vitin 2006: Në të ardhmen çdo gjë që mund të ndodh në dëm të shqiptarëve faturën do ta paguaj unë!
Gjatë mandatit tënd të dytë qeveritarë 2006-2008 u bënë krime monstruoze kundër shqiptarëve! Është koha që të paguash faturën e hises që të takon në këto krime! Fatura më e lehtë për ty është që të largohesh nga skena politike kombëtare!
Lufta për realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarë në Maqedoni është luftë politike që kërkon mbështetje të fuqishme nga forcat e mirëfillta demokratike në Maqedoni, Ballkan, Evropë dhe SHBA. Ajo nuk mund t’i besohet personave që mbajnë mbi supet e veta një pjesë të dhunës antishqiptare!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?