Përgjumja vonon Kosovën dhe BE-në
“Mirë, por keni edhe shumë për të bërë”.
Kjo fjali diplomatike tashmë e shndërruar në rutinë, të cilën mund ta dëgjosh nga secili zyrtarë i lartë i Bashkimit Evropian që vije për vizitë në Kosovë, u shpërfill me vite të tëra nga politikanët tanë të pasluftës. Bënë dhe vazhdojnë të bëjnë thuajse çfarëdo që u shkon nëpër mend, pa e vrarë mendjen se janë aty për të dhënë përgjegjësi para popullit dhe ligjit për punën apo mos punën e tyre.
As skandalet e panumërta nuk ua rrezikuan pushtetin, “falë” amoralitetit të tyre dhe vetëdijesimit të mangët politik të qytetarëve. Këta të fundit e vetmja që bëjnë është shprehja e habisë se sa mospërfillës janë drejtuesit e tyre ndaj kërkesave të klubit ku synojmë që një ditë të anëtarësohemi.
Të lodhur nga skamja dhe zhvillimet politike në veri të Kosovës dhe rreth saj, qytetarët vazhdojnë lutjen: “E bo Zoti mirë”. Por Ai nuk i dëgjon! Nuk e bën mirë pa lëvizur!
I pari që e kuptoi rëndësinë e refrenit “mirë, por keni edhe shumë për të bërë” – shumë domethënëse për të ardhmen e Kosovës – është kryeministri Hashim Thaçi. Aferim! Mirëpo, interpretimi jo shumë i drejtë që ai i bëri kësaj “melodie evropiane”, sigurisht me qëllim të caktuar, do kuptohet në një të ardhme të afërt. Sepse “ofensiva” e gjerë që e ka nisur Thaçi kundër Bashkimit Evropian, nëse nuk është e koordinuar për t’ia siguruar atij edhe një mandat, është vështirë e përballueshme për hallin tonë.
Në Kosovë, nëse e kritikon Amerikën të dënon populli, por nëse e kritikon Bashkimin Evropian atëherë ka shumë gjasa të marrësh më shumë poenë politikë. Dhe, kjo për shkak të sjelljes dyfytyrëshe të Unionit ndaj shqiptarëve. Prandaj, ka më shumë të ngjarë që “kërcënimet” e fundit të kryeministrit të jenë në koordinim me “miqtë” evropianë, të cilët kanë filluar të frikësohen nga popullariteti në rënie i Thaçit dhe ecjes drejt unifikimit të qëndrimeve të partive opozitare – siç ishte rasti i fundit me kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë.
Kryeministri Thaçi ka shumë të drejtë kur e kritikon politikën dyfytyrëshe të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, e cila vazhdon me qasjen e saj destruktive ndaj Kosovës, duke nxitur konflikt ndëretnik me synim për të treguar se gjoja Kosova si shtet prodhon destabilitet. Këtë tashmë të gjithë e kanë kuptuar. Por, pse nuk i bëhet e qartë Serbisë se do ta ketë si kusht edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur dihet se s’ka si të jetë ndryshe!?
Është më mirë që opinioni serb të përballet me këtë fakt qysh tani, ndryshe politikanët në Serbi do të vazhdojë t’i bindin qytetarët tu besojnë edhe më tutje gënjeshtrave të tyre se “Kosova është djepi i Serbisë”.
Ta kritikosh Bashkimin Evropian për politikën jo unike ndaj Kosovës është po ashtu e drejtë. As Spanja, e lerë më shtetet si Sllovakia, Rumania, Greqia, e madje Qiproja – që akoma vet nuk është shtet i mirëfilltë – nuk duhet lejuar të minojnë politikën unike të Bashkimit Evropian.
Në çfarë pozite është Unioni kur politika e tij nuk përfillet as nga anëtarët më të dobët të tij? Si mundet atëherë Bashkimi Evropian të kërkojë pozitë më të favorshme në politikën ndërkombëtare apo të kërkojë të flasë me një zë në Kombet e Bashkuara? Që thonë fëmija: është vërtetë qesharake!
Po ashtu është e drejtë të kritikohet puna joproduktive e misionit për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Misioni i Bashkimit Evropian ka pasur si detyrë të vendos rend dhe ligj në veri të Kosovës, por fatkeqësisht ende vazhdon t’i mbyllë sytë përpara strukturave paralele dhe krimit të organizuar në këtë pjesë të Kosovës. Nëse ky mision nuk është në gjendje të integrojë 30 mijë banorë serbë, atëherë është shumë normale që politika dyfytyrëshe të vë në pikëpyetje sigurinë në veri të Kosovës. Dhe me qasje të tillë ndaj problemeve jo vetëm në Kosovë, Bashkimi Evropianë vështirë se mund të bëhet ashtu siç e duan evropianët.
Por, kryeministri Thaçi nuk ka aspak të drejtë të kritikojë Bashkimin Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. E para nuk bëhet fjalë për liberalizim vizash, por për heqje të vizave, sepse ata që kanë bazë të mirë ekonomike në Kosovë mund të udhëtojnë kudo në vendet e Bashkimit Evropian. Ky është liberalizimi. E vetmja e metë për këtë kategori njerëzish është se duhet kompletuar dokumentacionin dhe t’i dorëzojnë atë në ambasadën përkatëse.
Ndërsa, procesi i heqjes së vizave – për çka kryeministri po e kritikon Brukselin – do të thotë mundësi për të udhëtuar në Zonën Shengen për secilin qytetarë të Kosovës që mund të bëj paratë për biletë. Por, nëse kemi parasysh se Kosova ka rreth 50 për qind të popullsisë të papunë, që ende nuk e kontrollon një pjesë të kufirit të saj, që është një nga vendet me shkallën më të lartë të korrupsionit në Evropë, atëherë heqja e vizave do të thoshte mundësi për të paktën 100-200 mijë banorë të largohen brenda natës nga Kosova, në kërkim të një jete më të mirë, ani pse gjysma e tyre do të pendoheshin.
Por, nëse provojnë, nuk kanë çfarë humbin veç parave që japin për biletë njëdrejtimëshe. Kthyese do t’ua paguan shteti sipas marrëveshjeve ndërshtetërore për ripranim dhe riatdhesim.
Prandaj, në këtë pikë kryeministri dhe ata të tjerët që do të vijnë nuk duhet të japin premtime pa u menduar mirë, por të përvjelin mëngët të plotësojnë kriteret që jo vetëm do mundësojnë heqjen e vizave, por edhe do të afrojnë vitet kur do të bëhemi anëtar të Bashkimit Evropian. Vetëm atëherë hiqen vizat. Në fakt, vizat ia heqim ne vetvetes.
Duhet kuptuar se derisa akoma na qëndron bërlloku rrugëve, derisa nëpër qytete të Kosovës punohet si në xhungël, pa plan urbanistik, derisa korrupsioni dhe krimi i organizuar mbysin ligjet dhe varfërojnë qytetarët, zyrtarët e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë me të drejtë të përsërisin melodinë: “Mirë, por keni edhe shumë për të bërë”.
P.S.
Shpeshherë politikanë tanë gabimisht përdorin fjali të ngjashme si: ‘Edhe Kosova duhet të bëhet pjesë e Evropës”, apo “Për Kosovën rruga drejtë Evropës është e mbyllur (e hapur)”. Kosova angazhohet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, përndryshe është në Evropë, është Evropë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re