Vektorët politikë në Kosovë
Problemi parësor i sistemit të brishtë të Kosovës është përthyerja e demografisë dhe popullatës nëpër vektorë totalisht ekskluziv ndaj njëri-tjetrit. Aty ku botëkuptimet apo kornizat etniko-kulturore janë heterogjene, demokracia nuk funksionon. Kurrë askund nuk ka funksionuar.
Një pjesë e madhe e analistëve dhe “strategëve” partiakë i bëjnë kalkulimet e tyre në bazë të tre vektorëve, të cilët nuk janë gabim në parim, por që nuk janë parësor në Kosovë: Vektori etnik, i cili në aspektin më të gjerë gjeostrategjik, fatkeqësisht është shndërruar po ashtu në proksi religjioz (sidomos në Maqedoni). Këtë vektor madje e kemi (apo na kanë) instucionalizuar brenda vet shtetit me kushtetutë; vektori demografik – dallimi ekstrem në mentalitet dhe aftësi në mes grupmoshave: dhe vektori rural-urban.
Vektori i etnisë që është përforcuar me kushtetutë tregon se Kosova që në start është projektuar të ketë një defekt demokratik, i cili mund të përdoret (dhe përdoret) për manipulimin apo kontrollimin e pushtetit
Vektorët parësor në Kosovë rezultojnë të jenë:
1. Komuniteti i feudës apo neofeudës: Ky grup përputhet në një masë të madhe me vektorin rural-uran të cekur lartë, por është më parësor. Në këtë grup hynë e gjithë popullata e Kosovës, e cila kurrë nuk e ka kaluar stadin bujqësor dhe kurrë nuk e ka shijuar industrializmin sado të brishtë të Jugosllavisë, e as administratën e saj. Ky komunitet, mund ta vërejmë nga të dhënat e KQZ-së, nuk e ka tendencën të votojë në bllok për kandidat, e jo në radhë të parë për parti, e lëre më për plan programe.
Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, del që PDK dhe AAK e kanë një pjesë të madhe të elektoratit pikërisht me përkatësi të këtij komuniteti. Këto parti janë shumë rajonale (sidomos AAK). LDK po ashtu tregon që e ka një pjesë të elektoratit të tillë (Llapi), por nuk është elektorati parësor i kësaj partie. “Vetëvendosje” nuk ka koncentrim të tillë të elektoratit, ajo ishte e shtrirë në të gjithë Kosovën, por në asnjë komunë nuk ishte e para.
2. Komuniteti post-industrial dhe ai ish-administrativ: Ky grup përbëhet prej popullatës, e cila në mënyrë direkte apo indirekte ka përfituar nga regjimi jugosllav. Përfitimi mund të ketë qenë në formë të vendit të punës, në ndonjërën nga fabrikat apo në administratën e stërfryrë të Jugosllavisë. Ky grup ende ka lidhje te dobëta, deri të mesme, me një pjesë të komunitetit të feudës, pasi që edhe kur ka ndodhur ndërrimi nga ai i feudës në këtë grup kishte ndarje gjeografike (Prishtina, Gjakova, etj).
Shihet se pjesën dërrmuese të këtij elektorati e ka përvetësuar LDK-ja. AAK nuk ka elektorat të tillë. Me integrimin e FER-it, “Vetëvendosje” e ka potencialin t’i integrojë një pjesë të kësaj shtrese në vete (gjë që nuk mund të evidentohet për momentin, për shkak të mungesës së të dhënave nga zgjedhjet e kaluara) dhe PDK-ja i ka integruar disa, kryesisht nëpërmjet vektorit të tretë në vijim.
3. Komuniteti korrupsion-punësim: Ky është komuniteti shumë i gjerë në Kosovë, ndoshta komuniteti i dytë për nga numri – pas atij të feudës. Ky komunitet është i bazuar mbi dy nivele: atë të të punësuarve që nuk duan ta humbin punën e tyre (ose janë punësuar pa meritë apo frikësohen nga korrupsioni që mund t’i heqë pa marrë parasysh meritën e tyre) dhe ata të cilët janë të varur nga të korruptuatit pushtetarë dhe nëpunësit e tyre. I gjithë ky grup realisht përfshinë të gjithë të punësuarit në administratën e sotme dhe në kompanitë shtetërore. Sikur grupi post-industrial dhe ish-administrativ, ende janë të lidhur (por në një shkallë më të madhe) me një pjesë të komunitetit feudal.
PDK-ja si parti në pushtet e ka pjesën dërrmuese të këtij komuniteti elektoral. LDK-ja, me Prishtinën dhe disa komuna tjera, po ashtu ka një pjesë të vogël të këtij elektorati. AAK-ja merr pjesë në këtë komunitet në komunat ku qeverisjen lokale. Vetëm “Vetëvendosje” rezulton të mos ketë elektorat nga ky komunitet.
Arsyeja kryesore e ekzistencës të këtij komuniteti është ekonomia jo ekzistente dhe si rrjedhojë sektori i dobët privat. Po ashtu, për shkak të korrupsionit, një pjesë e madhe e kompanive private janë direkt apo indirekt të varura nga pushteti dhe për rrjedhojë bëjnë pjesë në këtë komunitet.
Të gjitha këto grupe janë pasojë e moszhvillimit homogjen të Kosovës. Derisa shumica (në mos çdo shoqëri tjetër në Evropë) i ka kaluar deri sot këto stade të ngjashme me renditje: feudale-borxheze-industriale-moderne/komuniste, shoqëria në Kosovë nuk i ka kaluar asnjërën prej këtyre ndryshimeve në tërësi. Jo vetëm që ka ngecur në ndonjërin stad, por ka ngecur në secilën prej tyre – si në nivel gjeografik-rajonal, ashtu edhe në nivel të shtresave shoqërore. Sot mund të supozohet që po vazhdon ky tmerr historik, pasi që kemi zhvillim shtesë enorme të gjeneratës së re, e cila realisht jeton në internet.
E vetmja parti këtu, e cila është një lloj “anomalie” brenda këtij sistemi, është “Vetëvendosje”, një pjesë e madhe e elektoratit të së cilës rezulton se nuk hynë në asnjërën nga këto kategori! Pjesa dërrmuese e elektoratit të tyre del që janë popullata e cila nuk mund kategorizohet kështu.
Të vetmit të cilët nuk mund të kategorizohen janë ata të cilët nuk i kanë kaluar këto stade historikisht, pra të rinjtë (sidomos në qytete), ish-diaspora apo të kthyerit, dhe deri-diku shtresa ekstremisht e vogël e afaristëve dhe specialistëve të rinj, me edukim në nivel, që nuk varen nga pushteti për shkak të fushëveprimit të tyre.
Si pasojë e këtyre vektorëve, kalkulimet politike për pushtet prej shumicës së analistëve dhe strategëve partiakë, që mund të dëgjohen nëpër televizione dhe fshehtas nëpër kafene dhe restorante, nuk vlejnë. Kalkulimet e tyre janë thjeshtë për numra, e jo për natyrën e elektoratit. Elektorati i “Vetëvendosjes”, si komunitet realisht nuk ka ekzistuar para 10 viteve; ai i LDK-së është duke iu nënshtruar proceseve natyrore demografike; ai i PDK-së është totalisht i varur nga vazhdimi i status-kuos që varet totalisht nga diaspora.
Kështu mund të konstatojmë që lëvizjet e elektoratit dhe koalicionet e mundshme mund të ndodhin vetëm në mes të blloqeve të afërta, pra ai mes PDK-së me LDK-në e AAK-në, por jo me “Vetëvendosjen”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-780x439.jpg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re