Shqiptarët në udhëkryqin e tyre historik
Mijëra shqiptarë protestuan dy ditë më parë në Shkup me parullën “shqiptarët nuk janë terroristë”. Manifestimi ishte reagim ndaj klimës së paragjykimit kolektiv dhe terrorit që ushtrohet sistematikisht ndaj shqiptarëve.
Krimi është krim në çdo gjuhë, në çdo etni e në çdo shoqëri. Nuk ka krim kolektiv dhe nuk ka ndëshkim kolektiv. Institucionalizimi i krimit kolektiv vë në rrezik jo fatin e shqiptarëve, por të ardhmen e Maqedonisë. Skenat e arrestimit të shqiptarëve ku më shumë gjysma e të ndaluarve dalin të pafajshëm nga gjykata, janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe ndërkombëtarët nuk duhet të përdorin dy standardet kur vjen fjala për nacionalizmin. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë treguar nacionalizëm agresiv bazuar mbi etninë dhe fenë.
Një tjetër histori e shëmtuar policeske, një atavizëm i kohës së Beogradit totalitar, është shfaqur në Luginën e Preshevës. Policia serbe ka bërë arrestime arbitrare të shqiptarëve dy ditë para zgjedhjeve, me shpresën se ndëshkimi i shqiptarëve nxitë serbët të votojnë për pushtetin aktual. Ky mentalitet antishqiptar me të cilin kërkon të qëndrojë në pushtet qeveria e sotme në Beograd, tregon se plagët e shovinizmit të Milosheviqit jo vetëm që nuk janë kuruar, por po përdoren si receta shpëtimi për kriza politike, nga ata që shumëkush në Perëndim i quajnë të moderuar dhe ua kanë hapur dyert e Evropës.
Janë të njëjtët pushtetarë serb që po përpiqen të destabilizojnë Veriun e Kosovës, duke krijuar një oazë kontrabande dhe kriminaliteti, si një tumor, në trupin e një shteti të ri që po ringrihet. Në Mitrovicën e veriut Beogradi minon ditën për diell autoritetin e Prishtinës dhe sfidon praninë ndërkombëtare ushtarake dhe politike në Kosovë.
Shqiptarët janë sot qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni, Serbi, dhe në Veri të Kosovës. Probleme të paimagjinueshme për një vend demokratik ndodhin në kufirin me Greqinë, ku shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorë së dytë, për shkak të racizmit dhe vatrave të vjetra shoviniste në politikën greke. Gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë u ndaluan të hyjnë në Greqi! Ata po persekutohen tashmë jo vetëm për shkak të origjinës, por dhe për shkak ët detyrës së tyre si gjyqtarë në republikën e Shqipërisë.
E gjithë kjo tablo tensioni dhe poshtërimi ndaj shqiptarëve vjen mes të tjerash edhe pse elitat politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, si dhe diplomacia shqiptare, e përdorin pushtetin e tyre jo për të forcuar faktorin shqiptar, por për të fuqizuar pushtetin e tyre personal, të cilat e shkëmbejnë me gjeste poshtëruese ndaj popullit të tyre.
Shqiptarët kanë dëshmuar tolerancë dhe e kanë pranuar bashkëjetesën me fqinjët. Në Malin e Zi flasin gjuhën e etnisë tjetër, në Serbi e Kosovë shqiptarët e kuptojnë dhe flasin serbishten, në Maqedoni e flasin gjuhën maqedonase, në Greqi e flasin greqishten. Shqiptarët nuk kanë fobi nga fqinjët. Por, fqinjët po refuzojnë jo më të mësojnë e të flasin shqip, por edhe të dëgjojnë shqip. Është më mirë për ta në radhë të parë të mësohen me shqipen.
Shqiptarët kudo në rajon e kanë dëshmuar se janë tolerantë dhe me aspiratë perëndimore. Në Shkup, partitë shqiptare kanë kërkuar dhe bërë presion për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Por, palën maqedonase nuk duhet ta gënjejë mendja se vendi mund të bëj përpara në kurriz të shqiptarëve apo ca më keq duke nëpërkëmbur të drejtat legjitime të tyre.
Ngjarjet që i paraprinë marrëveshjes së Ohrit kanë treguar sa e brishtë është situata në Maqedoni. Vetëm respektimi i shqiptarëve si qytetarë të barabartë, vetëm respektimi 100 për qind i marrëveshjes së Ohrit mund të ishte parakusht për stabilizimin dhe përparimin e Maqedonisë. Kjo marrëveshje është shkelur nga pala maqedonase. Shqiptarët në Maqedoni mund të mos bëhen dot bashkë në një parti, por janë në të drejtën e Zotit të kërkojnë që çdo parti e tyre të kushtëzojë pjesëmarrjen në qeveri me respektimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
Maqedonia do të jetë shtet i fortë e i respektuar nëse respekton me të njëjtin standard qytetarët e vet, pa dallim etnie e feje. Refuzimi për të dëgjuar e komunikuar me shqiptarët dhe ca më keq përpjekjet mjerane për të dëmtuar imazhin e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër veçse të kujtojnë njeriun që dilte për gjah dhe plumbin e parë e shkrepte në këmbët e veta.
Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët kane pranuar zgjedhjet serbe, sistemin politik serb dhe kanë mbështetur anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Por, ata nuk duhet të votojnë kurrsesi ata politikanë dhe pushtetarë që kërkojnë të fitojnë vota si antishqiptarë.
Në Kosovë po ashtu shqiptarët po përpiqen të jenë të matur dhe të pranojnë këshillat e Perëndimit për ruajtjen e sovranitetit të tyre, por pushteti politik atje, duket se po e përdor mbështetjen perëndimore për Kosovën më shumë për karrigen e vet se sa për autoritetin e Kosovës.
Ky tension rajonal i cili po shfaqet kudo ku ka shqiptarë, duke i viktimizuar ata, tregon se për herë të parë copëzimi i shqiptarëve si shoqëri, dhe etni, po përdoret për ti poshtëruar ata. Edhe pse ata po ndihmojnë më shume se sa meritojnë shtetet ku jetojnë si qytetarë të lirë, ata po poshtërohen dhe shtypen duke u gjetur si një arsye për të ringjallur frymën e shovinizmit dhe racizmit ndaj tyre.
Kjo është situata më e rrezikshme dhe pozita më e dobët që shqiptarët kanë pasur këto dhjet vite në rajon qysh pas çlirimit të Kosovës. Kjo situatë tregon dhe njëherë, nuk mjafton të jesh properëndimor dhe tolerant, për tu bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, por nevojitet mbi të gjitha të jesh i barabartë dhe dinjitoz në përfaqësimin tënd në rajon, ose përndryshe të funksionosh si një komb properëndimor ndaj gjithë atavizmave fundamentaliste, fetare dhe etnike në rajon.
Fakti që shqiptarët janë të ndarë në katër shtete të tjerë fqinjë, joshqiptare, nuk do të thotë se ata mund të poshtërohen lehtë duke i shtypur pjesë. Ata duhet të kuptojnë se bashkëjetesa me ta është vlera jonë, kurse konflikti antivlerë e tyre. Është mirë të kuptojnë gjuhën e bashkëjetesës, të kuptojnë shqipen e atyre qytetarëve që kanë në shtetin e tyre, ashtu si shqiptarët kuptojnë dhe pranojnë gjuhën dhe shtetin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredanaa-780x439.gif)
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/danja-780x439.png)
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim