Shqiptarët nuk kanë lidhje me terrorizmin islamik
Vrasjen makabre të pesë të rinjve maqedonas afër qytetit të Shkupit, shqiptarët e morën në mënyrë të dhembshme. Për këtë akt vandal, mesazhe ngushëllimi jo vetëm që dërguan qytetarët e thjeshtë shqiptarë në Maqedoni, por edhe dy qendrat e politikbërjes shqiptare, ajo e Tiranës dhe Prishtinës.
Vlen të përmendet se këto shtete ishin të gatshme t’i ndihmojnë autoritetet e RM-së për zbardhjen e rastit. Siç duket, numri një i MPB-së para disa ditëve në deklaratën e saj për media shpejtoi kur disa të arrestuar i quajti terroristë, e radikalë islamik, bile edhe njerëz që paskan luftuar kundër forcave të NATO-s në Afganistan e Pakistan!
Ndoshta me këtë deklaratë dëshiroi të tërheq vëmendjen Perëndimit dhe forcave të NATO-s, se Ballkani qenka një ndër regjionet e rrezikuara nga “Terrorizmi Islamik”!!!
Qarqet e ndryshme përreth dhe më gjerë herë pas herë ngjallnin idetë se Ballkani është një ndër qendrat ku internacionalja e “terrorizmit islamik” ka dorë.
Gjatë luftërave në Jugosllavi idesë se terrorizmit islamik (aso kohe edhe fundamentalizëm islam) më së shumti i frynin politikbërësit e Beogradit, me qëllim që ta justifikojnë para Perëndimit etnocidin kundër boshnjakëve në Bosnjë, por edhe kundër shqiptarëve në Kosovë.
Gjatë kohës kur Milosheviqi paraqitej para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pas sulmeve të 11 shtatorit, mundohej t’i tregonte botës se lufta e tij në Kosovë e Bosnjë, as më shumë e as më pak nuk dallonte nga lufta e NATO-s në Afganistan, pasi që edhe Serbia sikur SHBA-të kishin bërë luftë kundër “terrorizmit islamik”!
Jo vetëm kaq, por ai luante edhe me kartën e tezës së "përplasjes së qytetërimeve", se kinse ai dhe populli serb në Ballkan ishin pararojë e qytetërimit perëndimor, kundër qytetërimit islamik!
Edhe Vlladimir Zhirinovski – nënkryetar i parlamentit rus – njëherë kishte deklaruar një “kryqëzatë të shenjtë” ose një luftë pansllave kundër “terrorizmit islamik” në Kaukaz, Ballkan, dhe Azinë Qendrore, por fatmirësisht fjalët e tij nuk ishin dëgjuar më larg sesa Duma ruse.
Margarita Peshevksa në librin e saj “Bota në Tranzicion” të botuar në vitin 2002 pa fije argumenti e turpi mundohej të tregonte se organizata al-Xhihad, si dhe organizata terroriste al-Kaida krahas që vepron në Sudan, Algjeri e Afganistan, paska rrjet të saj edhe në Kosovë e Shqipëri! Idetë së në Ballkan paska “terrorizëm islamik” nuk kanë qenë të paraqitura nga askush tjetër, përpos nga autoritetet ruse-serbe për lloj-lloj qëllime të tyre.
Ndër shtetet të cilat e mbështesin terrorizmin, OKB-ja radhitë Kubën, Iranin Sudanin dhe Sirinë, kurse para “pranverës arabe” si vend që mbështeti terrorizmin llogaritej edhe Libia, po ashtu Iraku para luftës së vitit 2003, si dhe Koreja Veriore e Jemeni.
Sipas Harry Henderson, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe terrorizmit ndërkombëtar, organizata terroriste si dhe vendet ku këto organizata lëvizin janë: al-Kaeda në Afganistan, ETA në Spanjë, IRA në Irlandën e Veriut, Hizbullahu në Liban, PKK në Turqi, Tamilët në Shri Lankë dhe në Indi, Abu Sayf në Filipine. Sot si organizata terroriste mund të llogariten edhe Buku Haram në Nigeri, Shabab al-Mujahedin në Somali etj.
Studiuesi grek Xhorxh Kasimeris në librin e tij “Të fundit terroristë të kuq në Evropë” vë theks tek organizata terroriste greke “17 Nëntori”. Greqia është një laborator interesant jo vetëm për të studiuar terrorizmin por edhe anti-terrorizmin. Kjo organizatë terroriste greke pushoi së vepruari në vitin 2002.
Në shtator të vitit 2001, Këshilli i Sigurimit unanimisht e miratoi rezolutën 1373, ku sipas kësaj rezolute detyrohen të gjitha kombet të luftojnë në mënyrë aktive financimin, rekrutimin dhe dhënien e strehimit mbështetësve të terrorizmit.
Me ardhjen në pushtet të presidentit Bush si dhe me hartimin e programit për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të vitit 2002, lufta kundër terrorizmit ishte drejtuar kryesisht në Afganistan e Irak, e më pas edhe në Pakistan.
Sipas Richard Aritage – ish nënsekretar shteti në SHBA – luftës kundër terrorizmit u janë bashkëngjitur më se 180 kombe të botës, duke përdor të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.
Në vitin 2001 pikërisht menjëherë pas sulmeve terroriste në SHBA, qeveria shqiptare në Tiranë shpalli publikisht se ishte e gatshme të dërgojë 500 trupa ushtarake në Afganistan, në mënyrë që të shpreh solidarizimin me popullin mik amerikan.
Fatmirësisht edhe Republika e Maqedonisë me më shumë se 240 trupa i është bashkangjitur kësaj aleance kundër terrorizmit. Mirëpo, këtë betejë ushtarët të Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe ushtarë shqiptarë, nuk e zhvillojnë në Ballkan, por pikërisht në kuadër të ISAF-it në Afganistan.
Ballkani si regjion nuk ka qene e as që është cak i sulmeve të terroristëve ose organizatave që figurojnë si terroriste në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Në agjendën e dy qendrave më të fuqishme të politikbërjes globale Washingtonit e Brukselit, Maqedonia nuk figuron si shtet që ka ose mbështetur terrorizmin, por ky vend si gjithë vendet tjera të rajonit llogaritet shtet që ka synime euroatlatnike, pra NATO-n dhe BE-në.
Andaj “terrorizëm islamik” nuk ka, e as që ka pasur ndonjëherë në Ballkan. Madje, nëse do të flitej për terrorizmin në Ballkan, atëherë më e logjikshme do ishte të flitej për terrorizim grek, pasi që organizata terroriste “17 NËNTORI” vendndodhjen e kishte në Greqi.
Nuk e pranon logjika e shëndoshë tezën se shqiptarë paskan luftuar në Afganistan e Pakistan krah për krah talibanëve, kur sipas gjitha anketave të realizuara mbi 82 për qind e shqiptarëve në Maqedoni e përkrahin NATO-n.
Sot shqiptarët konsiderohen populli më pro-SHBA-së në botë, andaj edhe është paradoksale që ky popull të luftojë kundër NATO-s apo kundër SHBA-së, kur dihet se 95 për qind e shqiptarëve janë pro-SHBA-së.
Shqiptarët kanë përkrahur dhe përkrahin çdo intervenim të NATO-s në botë. Ata përkrahën edhe luftën kundër terrorizmit në Afganistan. Përkrahën edhe intervenimin e NATO-s në Libi. Madje, jam i bindur se ata e presin me plot dëshirë edhe intervenimin e NATO-s në Siri.
Shpresoj që ajo vrasje që na tronditi gjithë neve qytetarëve të Maqedonisë të hetohet deri në fund. Aktorët e asaj masakre të tmerrshme sa më shpejtë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Ata kanë përgjegjësi para Ligjit dhe Zotit.
Do të doja ta përmbyll këtë tekst me thënien e Michael J. Totten, kolumnist në “New York Post” i cili në një rast tha: “Shqiptarët janë aleatët më të besueshëm të amerikanëve në botë, ata dallojnë nga myslimanët e botës arabe, apo nga i cili do komb tjetër islamik në botë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-7-780x439.jpg)
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall
![Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-112-780x439.jpg)
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re