Më quajnë Shqiptar, mbiemrin e kam “Radikal Islamik”
Erdhi edhe kjo ditë dhe na u “zbuluan vrasësit” e pesë të rinjve maqedonas në Smilkovc. Fillimisht dita e “kapjes” së vrasësve për çudi na ishte festa e 1 Majit. Të gjithë e dimë që në këtë ditë shumica e qytetarëve do të ishin në piknik me familjet e tyre dhe nuk do të kishin qasje pranë TV, prej ku lajmet i marrin kryesisht. Dhe kështu, reagimi i qytetarëve do të ishte minimal: ata nuk do të informohen se çfarë kishte ndodhur në mëngjes tek fqinjët e tyre, bashkëfshatarët apo familjarët e tyre.
Besoj se të gjithë qytetarët, e sidomos ata shqiptarë, me t’u kthyer nga pikniku janë shokuar nga ajo që kanë parë dhe dëgjuar në TV.
Nëse bëjmë një paralele të shkurtër të ngjarjeve të kësaj dite dhe paraqitjes së rastit nga ana e MPB-së – si në rrafshin vendor edhe atë ndërkombëtar – atëherë paraqiten dyshime të shumta rreth zbardhjes së “autorëve” të vrasjes së pesëfishtë!
Sa i përket ngjarjeve në rrafshin vendor, dihet që 1 Maji – pos që është ditë pushimi, festë për punëtorët – është edhe një ditë para 2 Majit kur në Sllupçan do të mbahej manifestimi përkujtimor për nderë të dëshmorëve të luftës së vitit 2001.
Do të pyesnit pse kjo paralele? Çfarë lidhje ka 1 Maji, 2 Maji apo Lufta e 2001-shit në këtë rast?
1 Majin e sqaruam në hyrje të këtij opinioni. Për 2 Majin mund të pyesim se a mbahet ky manifestim për nderë dhe në përkujtim të dëshmorëve?
Jo. Ky manifestim dhe të gjitha manifestimet tjera në përkujtim të asaj lufte janë shndërruar në manifestime politike për përfitime nga ana e partive. Pra, për të manipuluar me popullatën e cila gjendet në varfërinë më të thellë qysh nga 2001-shi. Kështu, qytetarëve tanë do t’ju largohet nga mendja se çfarë ndodhi para një dite, duke ju hedhur hi syve të tyre dhe duke ju propaganduar lloj-lloj fjalimesh patriotike për gjoja të arritura kombëtare. Besa, mund të dëgjojnë edhe kushte të reja drejtuar Gruevskit dhe Jankullovskës, nga Komandant Ultimatumi e të tjerët.
Kështu, detyra e përfaqësuesve shqiptarë do të jetë t’i qetësojnë shqiptarët dhe t’i heshtin. Vrasja nga MPB u cilësua si rast “terrorist” nga “radikalët islamikë” dhe nëse kthehemi në vitin 2001, kështu i quanin edhe UÇK-në dhe ushtarët e saj.
Të kthehemi në rrafshin ndërkombëtarë dhe të shohim se 1 Maji është një ditë para përvjetorit të vrasjes së Osama Bin Laden-it dhe MPB-ja me këtë dëshiron t’i dëshmojë përfaqësuesve ndërkombëtarë se si na e “lufton” terrorizmin.
Ndoshta do të isha edhe unë një ndër të arrestuarit, vetëm për shkak të emrit tim, e me këtë MPB do t`i tregonte SHBA-ve se si kapet i gjallë Osama! Të qashë për shqiptarët e të qeshësh me aksionin e MPB-së!
Nga 13 prill, kur ndodhi edhe vrasja, çdo ditë dëgjonim thirrje të ndryshme nga përfaqësues vendorë dhe ata ndërkombëtarë, që të ketë kujdes që ngjarja mos të ketë kah etnik dhe të mos fajësohen shqiptarët në këtë rast (me të vetmen arsye që mos të eskalojë situata e sigurisë). Gjatë gjithë kohës kërkohej emri dhe mbiemri. Akterët dhe krimi i kanë ato, e jo përfaqësuesit etnikë.
Edhe pse u bënë thirrje të shumta nga ndërkombëtarët ndaj Qeverisë që të kenë kujdes se kë do ta fajësojnë, MPB- ja arriti që aktin ta paraqesë të atillë që në një farë mënyre t’i manipulojë edhe ata. Nuk bëri punë as ardhja e Presidentit Topi për qetësimin e situatës dhe apelit të tij që të kenë kujdes në akuzimin e shqiptarëve dhe lidhjen e tyre me këtë rast.
Fatkeqësisht, MPB-ja, në krye me shërbimin e tyre sekret, me DBK-në e Mijalkovit. e gjetën emrin dhe mbiemrin e vrasësit apo vrasësve në këtë rast.
Por, cili na qenka emri dhe mbiemri i tyre? Kush qenkan ata vrasës gjakftohtë që do të vrisnin pesë të rinjtë maqedonas dhe për çfarë? Nga ajo që na prezantoi MPB-ja del që autorët janë: Emri: Shqiptar; Mbiemri : Radikal Islamik!
Përsëri u arrit qëllimi i MBP-së dhe i Qeverisë shqiptarofobe duke akuzuar dhe arrestuar kryesisht shqiptarët. Por, kësaj radhe jo vetëm shqiptarët si etnitet, por edhe feja të cilën përfaqësojnë ata. Shqiptarët kanë fajin jo vetëm pse janë shqiptarë, por edhe pse i përkasin fesë islame!
Plot 20 veta u arrestuan për një vrasje që deri dje MPB deklaronte se kryes kanë qenë 3-4 persona; Gruevski thoshte se na qenkan vrasës profesionistë; Trajanovi se kinse janë nga shtete të ndryshme… ndërsa, doli se as njëra e as tjetra mos të jenë të vërteta.
Athua kur i zbuluan se ishin pjesë të “grupeve radikale islamike” dhe si është e mundur që deri më 1 Maj të mos kishin dijeni për aktivitetin e këtyre individëve?
MPB do të duhet të jap sqarime ndaj opinionit publik se çfarë lidhje kishte nënë Ferideja (60 vjeçe) nga fshati Hotël me këta grupe? Ku ishte ajo dhe çfarë roli kishte në aktin e krimit? Mos vallë ishte ajo “shoferja profesioniste” e trajnuar në Pakistan apo Afganistan për t’u larguar pa asnjë gjurmë nga vendi i krimit? Po plaku Qani Aziri, zdrukthëtari 65 vjeçar, ku ishte dhe çfarë roli kishte ai? Mos vallë ishte i trajnuar t’ua përgatisë armët e drurit që mos të lënë gjurmë? Po berberi nga Çairi, mos vallë ishte ai që i rroi dhe i qethi ata për t’ua ndryshuar pamjet?
Këtyre pyetjeve duhet dhënë përgjigje MPB-ja, sepse logjika e shëndoshë nuk mund të pranojë që këto profile të personave të jenë autorët e vrasjeve.
Të quash rastin e Smilkovict një akt terrorist dhe të akuzosh njerëz për terrorizëm duhet bazuar fillimisht në definicionet se çka na paraqet në thelb ky term. Fillimisht duhet ta bëj të qartë për opinionin se termi terrorizëm është më shumë term filozofik sesa term juridik. Prandaj, çdo kush mund ta interpretojë ashtu siç dëshiron dhe varësisht prej situatës së krijuar. Definicioni internacional për terrorizmin nuk ekziston. OKB-ja ka definicione të ndryshme rreth terrorizmit; SHBA-të kanë 3-4 definicione të ndryshme (Departamenti i shtetit, CIA, FBI dhe Armata e SHBA-së); NATO dhe BE kanë definicionet e tyre që ndryshojnë nga njëra tjetra; pastaj çdo shtet evropian dhe botërorë kanë definicione të veçanta. Prandaj, pyes veten nga cili definicion dhe nga cili kod i tyre – qoftë penal apo ligj juridik – e nxori MPB-ja rastin e Smilkovcit si akt terrorist?
Sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, vepër penale terrorizëm kryen ai “që me qëllim që ta rrezikojë rregullimin kushtetues apo të sigurisë së Republikës së Maqedonisë, do të shkaktojë, ose seriozisht do të kanoset të shkaktojë eksplozion, zjarr, vërshim apo veprim tjetër të përgjithshëm ose veprim dhune duke krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikë tek qytetarët”.
Në cilin vend të këtij kodi shihet vrasja e pesëfishtë në Smilkovcë si akt terrorist?
Ku e shihni ju në këtë rast që individët apo grupi radikal kanë pranuar apo mos vallë janë deklaruar paraprakisht se ata kanë kryer krimin si individë apo grup, dhe cilat janë kërkesat apo qëllimet e tyre për të vrarë pesë të rinj. Sepse, sipas teorive të ndryshme ndërkombëtare, e tillë është praktika e grupeve apo organizatave terroriste.
Pastaj, aktet terroriste i drejtohen shtetit, pronave të tyre, njerëzve me influencë me qëllim që efekti të jetë maksimal në ndjelljen e frikës në opinion. Por, në Smilkovcë kemi të bëjmë me qytetarë të thjesht, të rinj që kishin dalë për peshkim. Pra, ku është këtu efekti dhe kush përfitoi në këtë rast?
Ju kujtohen Vreshtat e Rashtakut? Atëherë vetë e sajuat dhe vetë u akuzuat si MPB, kur disa pjesëtarë tuaj akuzoheshin për vrasjen e pesë pakistanezëve si terroristë.
Edhe atëherë ishin pesë të vrarë edhe tani kemi po të njëjtin numër!?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re