Vetëvrasja e intelektualit
Sigurisht që e ka trishtuar çdokënd lajmi i vetëvrasjes së Ardian Klosit. Shoqëria shqiptare për të disatën herë po përjeton vetëvrasje intelektuali dhe kjo padyshim se nuk është aspak shenjë e mirë. Së fundi janë shpeshtuar vetëvrasjet në shoqërinë tonë dhe kjo tronditë gjithsecilin që merakoset për gjendjen dhe fatin e bashkatdhetarëve të tij.
Vetëvrasja e një intelektuali nuk është një ngjarje e zakonshme dhe tregon për krizën mendore dhe shpirtërore që përjeton shoqëria. Jam i prirë të besoj se Klosi ka kryer një akt të tillë nga dëshpërimi dhe pamundësia e përballjes me presionet mendore dhe shpirtërore. Për arsye se nuk kishte besim në Zot dhe si një intelektual serioz nuk arriti t’i jepte përgjigje preokupimeve mendore dhe shpirtërore në jetë.
“Kur rritesh në ateizëm, e ke vështirë të besosh më pas”, i kishte thënë ai Mustafa Nanos.
I rritur, edukuar dhe arsimuar në një familje, shoqëri dhe sistem të egër marksist-leninist, dhe më pas një ithtar i flaktë i mendësisë moderne perëndimore – veçanërisht i kulturës gjermane – Ardian Klosi duhej të ishte përballur me kontradikta themelore të cilat e detyruan t’i jap fund jetës së tij në mënyrën më tragjike. Madje, i bindur se është vet ai që mund të vendos edhe për fundin e jetës së tij.
Në mesazhin e tij të fundit Klosi thotë se është i qetë derisa i jep fund jetës së tij dhe këtë akt e konsideron një bekim.
“Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë, duhet të jetë një bekim”, ishte mesazhi i tij dërguar të shoqes.
Ndoshta me këtë akt “të bekuar” deshi ta bindte veten dhe të tjerët se jo Zoti, por është njeriu ai i cili mund t’i japë fund jetës së tij.
Henri Çili, Mustafa Nano dhe disa kolegë të tyre në Tiranë aktin e Arian Klosit e quajnë “trimëro”, “intelektual” dhe “burrëror”, por për mua ai ishte akti më qyqar që mund ta bënte një intelektual, sepse ai me këtë akt iku nga familja, të afërmit dhe mbi të gjitha nga shoqëria së cilës sot më shumë se çdo herë tjetër i duhen njerëz të ditur dhe intelektual që sadopak pakësojnë dhimbjet e këtij populli.
Vetëvrasja e Ardian Klosit është dëshmi e gjendjes shpirtërore e të gjithë intelektualëve ateistë shqiptarë, e sidomos atyre që nuk kursejnë asgjë për të sulmuar fenë islame. Janë dy faktorë kryesorë që kanë të bëjnë njëri me tjetrin e që luajnë rol tepër të madh në edukimin ateist të intelektualëve shqiptarë. Njëri është sistemi arsimor i bazuar në ideologji shkencore ateiste dhe tjetri frymëzimi i intelektualëve tanë nga filozofia ateiste evropiane.
Duhet theksuar se kur përmend intelektualët shqiptarë, kam për qëllim ata të cilët janë edukuar dhe frymëzuar nga kultura ateiste perëndimore.
Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, shoqëria shqiptare përjetoi dhimbje të shumta ideologjike dhe më kryesorja ndër to ishte lufta përballë feve hyjnore, sidomos ndaj islamit. Funksionarët dhe intelektualët shqiptarë, si në kohën e Ahmed Zogut, Enver Hoxhës ashtu edhe në epokën post-komuniste, të bindur se feja ishte ajo që e la të prapambetur e të pazhvilluar popullin shqiptar, përdorën të gjitha mjetet për luftimin e fesë së popullit të tyre. U mbyllen medresetë, xhamitë e kishat dhe u shkëputën të gjitha lidhjet e njeriut shqiptar me botën hyjnore.
Pjesa dërmuese e personaliteteve të sotme politike dhe kulturore janë të arsimuar dhe edukuar në një sistem të tillë. Librat shkollorë dhe sistemet arsimore në shoqërinë shqiptare kanë qenë të projektuara në bazë të ideologjive ateiste moderne, të cilat u krijuan nga mendësia e armiqve të fesë së krishtere në Evropë. Kështu që pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë janë të brumosur nga ideologjitë dhe mendimet filozofike perëndimore që u themeluan në periudhën e pas renesancës evropiane.
Feja krishtere nga shekulli i III-të ishte elementi përbërës më i rëndësishëm i civilizimit perëndimor. Krishterimi njeriun e konsideron si një vullnet apo shpirt të cilit mendja iu shtua pas krijimit apo pas ardhjes së tij në tokë. Sipas mësimeve të Kishës, vetëm nëse shpirti tretet në Mesihun, atëherë mund të kthehet në burimin e tij të parë dhe nga këtu mund të fillojë funksionimi i arsyes së tij. Pra jobesimtari, sipas Kishës, nuk mund të kishte arsye të shëndoshë për të menduar. Kisha në Mesjetë, si filozofinë ashtu edhe shkencat tjera natyrore i konsideronte të kota, madje mendimet që dilnin jashtë mureve të kishës i luftonte me të gjitha mjetet. Ajo filozofinë dhe të menduarit jashtë rregullave të Librit të Shenjtë i quante blasfemi dhe në emër të luftimit të heretizmit shtypte çdo përpjekje intelektuale dhe filozofike të asaj kohe. Për arsye se, sipas Kishës, e vërteta është te një i krishterë i devotshëm dhe kërkimi i saj në një dimension tjetër nënkuptonte dyshimin se e vërteta nuk ishte në krishterizëm.
Padyshim se një vështrim i tillë ndaj botës dhe njeriut do të shkaktonte lindjen e një ekstremi tjetër, pra mohimi absolut i religjionit nga filozofia dhe shkenca. Intelektualët ateist të Evropës u munduan që njeriun e krishterë – i cili ishte gjysmë engjëlli dhe gjysmë kafshe e që njërën këmbë e kishte në qiell e tjetrën në tokë – ta vendosin në tokë, pra ta materializojnë atë. Filozofia që lindi si pasojë e pushtetit represiv kishtar u bazua tërësisht në racionalizëm dhe njeriun e detyroi të shkëputet nga hyjnorja dhe në këtë mënyrë atë e detyroi t’i përkushtohet vetëm natyrës dhe kësaj bote duke e detyruar të harrojë Zotin dhe botën tjetër.
Në këtë epokë u krijua mendimi se njeriu në vete ka vetëm një fuqi të pavarur racionale dhe nuk ka fare nevojë për hyjnoren. Duke pas parasysh se antropologjia krishtere të vetmen rrugë për të njohur të vërtetën e cilësonte besimin dhe vullnetin e jo mendjen, atëherë me dobësimin e besimit dhe me kufizimin e intelektit vetëm në arsye, u mbyllën dhe u kufizuan të gjitha rrugët që çonin në njohjen e së Vërtetës Absolute.
Më vonë, në shekeullin XVII, Rene Dekarti hodhi teorinë se “e vërteta bazohet në mendimin e njeriut për veten”, por kjo qasje e filozofisë moderne më nuk bazohej në një vështrim universal për njeriun. Ajo tashmë ishte i kufizuar vetëm në arsye. Pastaj Friderik Niçe me thënien e tij historike “Zoti ka vdekur’” – e cila ishte një frazë poetike e aspak filozofike – deshi të paralajmëronte me të drejtë për qorrsokakun ku kishte arritur racionalizmi evropian dhe për boshllëkun e kuptimit në mendimin perëndimor.
Edhe Fjodor Dostojevski në krijimtarinë e tij letrare ndoqi filozofinë e kundërshtimit të racionalizmit evropian. Një filozofie të tillë iu kundërvunë edhe filozofët post-modernistë të Evropës.
Pra, siç e shohim, në kulturën perëndimore – krishtere – kemi një konflikt dhe mosmarrëveshje mes religjionit dhe filozofisë, i cili burimin e ka në antropologjinë krishtere e cila refuzonte në mënyrë absolute kërkimin e së vërtetës jashtë krishterimit. Një logjikë e tillë refuzuese më pas u ndoq edhe nga filozofët evropianë që absolutisht ranë të kundërshtim me mësimet e kishës dhe në këtë mënyrë refuzuan fenë dhe më pastaj erdhi deri te një sekularizim i plotë i filozofisë dhe shkencës në përgjithësi.
Për atë edhe Alfred North Whitehead thotë se ndarja nga njëra-tjetra e shkencës, religjionit dhe filozofisë në perëndim, ishte si sëmundja e sklerozës që paraqitet kryesisht në pleqëri
Inteligjencia shqiptare është edukuar dhe frymëzuar nga një filozofi dhe shkencë e tillë perëndimore dhe për këtë arsye shumica e intelektualëve tanë janë ateist dhe të depresionuar. Një numër të madh të tyre, edhe pse rrjedhin nga familje myslimane, shkollimi në frymën ateiste i ka bërë që të mos njohin fenë dhe të lundrojnë me anijen që nuk të çon askund. Kurse disa prej tyre janë konvertuar në fenë krishtere, e disa të tjerë ngushëllohen e qetësohen me lëndë narkotike dhe alkool.
Prandaj, ndarja e shkencës dhe filozofisë nga feja ndikon në instrumentalizimin e shkencës dhe dijes për qëllime jo hyjnore, çka sjell pasoja politike, sociale, kulturore dhe shpirtërore të cilët jemi duke i vuajtur sot më shumë se kurrë. Intelektualët e tillë nuk mund të njohin popullin e tyre dhe problemet që i vuan ai, për atë edhe asnjëherë nuk qenë dhe nuk do të jenë të aftë të pakësojnë vuajtjet dhe dhimbjet e tij.
Në botën islame çështja qëndron ndryshe. Në antropologjinë krishtere njeriu ishte vullnet apo shpirt të cilit më pas iu shtua mendja dhe kjo mendje pësoi një tronditje të madhe gjatë rënies/krijimit të njeriut dhe më nuk ishte e aftë ta shpëtojë atë nga humnera e kësaj bote. Ndërsa në fenë islame njeriu është “mendje” të cilit më pas i është shtuar vullneti, kurse mendja është mjeti më legjitim për perceptimin e hyjnores. Shtylla e fesë në islam, pra “La Ilahe Ilellah” (Nuk ka Zot tjetër pos Al-llahut) arrihet me anë të mendjes së shëndoshë. Në Kur’an, Librin e Shenjtë të myslimanëve, sa herë që flitet për individin e devijuar nga feja thuhet që ‘”ai nuk mendon apo nuk di të mendojë”. Por, diçka e tillë nuk ekziston në krishterim, megjithëse të dy religjionet arrijnë në rezultatin se njeriut i duhet feja. Por, sipas fesë islame, njeriu me anë të mendjes së tij mund të gjejë të vërtetën dhe fenë, kurse krishterimi nuk lejon që njeriu të kërkojë të vërtetën jashtë mureve të kishës.
Shoqëria shqiptare në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë u përballë me një ngjarje tepër të hidhur e cila për mua ka kuptim shumë të thellë. Gjykoj se ka ardhur koha që të hiqet dorë nga fanatizmi perëndimor e lindor dhe të mendohet seriozisht për zgjidhjen e problemeve themelore të shoqërisë sonë. E problemet mund të zgjidhen vetëm kur njohim dhe studiojmë të gjitha dimensionet dhe faktorët e shoqërisë shqiptare. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i gjejmë derman krizës shpirtërore dhe mendore që po e preokupon shoqërinë tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re