Punë e të gjitha shteteve
Krijimi nga President Barack Obama i një Bordi për Parandalimin e Krimeve është një hap i rëndësishëm, por Amerika nuk mund e vetme ta parandalojë gjenocidin.
Nga të gjitha tragjeditë e tmerrshme që kanë shkaktuar vrasjen e miliona njerëzve në krime masive, mendja e njeriut mund t’i kuptojë më së miri këto krime duke kujtuar individët të cilët i kemi parë me sytë tanë, qoftë personalisht apo nëpër foto.
Kështu, në fjalimin e tij madhështor, të mbajtur të hënën më 23 prill në lidhje me parandalimin dhe dënimin e gjenocidit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama kujtoi dy imazhe të gjalla të mizorisë. I pari ishte një “foto e vjetër” të cilën ai e kishte parë me sytë e tij kur vizitonte Buchenwald-in, në të cilën dukeshin “burra dhe djem të shtrirë në shtretër të drurit, gati asht e lëkurë,” përfshirë një 16-vjeçare Elie Wiesel. E dyta ishte vuajtja që xhaxhai i Obamës kishte parë kur, si ushtar në Armatën e SHBA-ve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai “u step dhe u shokua nga ajo që pa kur ai ndihmonte çlirimin e Ohrdruf, pjesë e Buchenwald."
Natyrisht, siç e tha Obama, Holokausti nazist mbetet “një krim i llojit të vet në historinë njerëzore”. Dhe unë e përgëzoj atë për deklarimin se “parandalimi i krimeve masive dhe gjenocidit është në thelb të interesit për siguri kombëtare dhe thelb i përgjegjësisë morale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Akoma, kur mendoj për krimet masive, imazhet më të gjalla që më vijnë në mendje janë ato të burrave dhe grave të vendit tim, të refugjatëve kosovarë nga konfliktet e vona të të nëntëdhjetave, të cilët u gjuajtën me armë dhe u bombarduan dhe vërshuan përtej kufirit për të gjetur siguri në Shqipëri. Dhe, kur mendoj se si të parandalohen këto tragjedi, duket e qartë se Amerika nuk mund ta bëjë e vetme dhe se “përgjegjësia kryesore morale” na përket të gjithëve.
Obama ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë gjërat e duhura për një kauzë të madhe. Ai paralajmëroi krijimin e një Bordi Parandalues të Krimeve me qëllim të përqendrimit të vëmendjes dhe burimeve të çdo agjencie amerikanë në parandalimin e krimeve para se ato të ndodhin. Ai po nisë sanksione të reja kundër atyre të cilët e shfrytëzojnë teknologjinë informative për të keqpërdorur të drejtat e njeriut. Ai ka kërkuar për një vlerësim nga inteligjenca kombëtare të rrezikut për krime masive, ka udhëzuar Departamentin e Thesarit të ndajë mjete financiare kundër krimeve dhe ka urdhëruar ushtrinë të përfshijë parandalimin e krimeve në doktrinën e saj.
Ndonëse për t’u përshëndetur, veprimet e një shteti të vetëm kurrë nuk do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar krimet e së ardhmes. Kjo duhet të jetë, siç e tha Obama, “punë…e të gjitha shteteve.” Punë që duhet të angazhojë çdo shtet, në secilin kontinent, nga shtetet e vogla si Kosova, deri te fuqitë e mëdha ekonomike, politike e ushtarake.
Ne të gjithë kemi kaluar nëpër mizoritë që kanë pllakosur vendet që përmendi Obama, mes tjerash Kamboxhia, Ruanda, Bosnja dhe Darfuri. Mundësitë për egërsi nuk njohin kufij rajonalë e kështu nuk duhet të ketë kufij as për angazhimin për të vepruar për të shpëtuar jetë dhe për të shmangur vuajtjet.
Në Kosovë, ne po punojmë shumë për të parandaluar që këto gjëra të tmerrshme të ndodhin prapë, duke kërkuar të ndërtojmë një demokraci të hapur e shumetnike. Ne jemi angazhuar në një dialog konstruktiv me Serbinë për t’i dhënë fund kapitullit të errët të së kaluarës sonë dhe për të filluar një të kapitull të ri, të mbështetur në paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë.
Gjatë vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët gjatë muajit, unë propozova themelimin e një komiteti për të vërtetën dhe për pajtim, për të ndihmuar si shqiptarët, ashtu edhe serbët të lënë prapa të kaluarën e hidhur. Ne jemi të gatshëm të punojmë shumë me të gjithë fqinjët tanë, përfshirë Serbinë, për të siguruar se krimet masive janë ndalur njëherë e përgjithmonë.
Edhe shtetet e tjera të botës duhet të gjejnë mënyra për të bërë bashkë dhe ndërkombëtarisht atë për të cilën është zotuar Obama se do ta bëjnë Shtetet e Bashkuara në baza kombëtare. Përmes bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, globale dhe rajonale, shtetet e botës duhet të themelojnë organizata ndërkombëtare simotra me Bordin Amerikan për Parandalimin e Krimeve. Duhet të ndajmë më mirë informacionet mbi kërcënimet për krime dhe të bashkërendojmë përpjekjet ndërkombëtare për t’i parandaluar ato.
Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Kombet e Bashkuara duhet të zgjerojnë rolin e këshilltarit special për parandalimin e gjenocidit për të udhëhequr një sekretariat dhe një mekanizëm për verifikim të informacioneve për OKB-në që është ekuivalent me Bordin për Parandalimin e Krimeve. Brenda Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, funksionet e Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut duhet të zgjerohen për të kryer funksione të ngjashme për 56 shtetet pjesëmarrëse në Evropë, ish Bashkimin Sovjetik dhe Amerikën e Veriut.
Siç na e kujton President Obama me të drejtë, “’Kurrë më’ është sfida para shteteve.” Varet nga të gjithë ne t’i përgjigjemi kësaj sfide.
Shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për Foreign Policy
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-7-780x439.jpg)
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall
![Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-112-780x439.jpg)
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re