LAJMI I FUNDIT:

Nipi ynë Laza

“Daja për nip qet pushkë”. Kështu është një proverb popullore shqiptare, që më së miri e përshkruan emërimin e Lazar Elenovskit për ambasador në Belgjikë. BDI-ja, që thirret se është trashëgimtare e luftës gjashtëmujore për më shumë të drejta të shqiptarëve në Maqedoni, dhe në veprimin e saj politikë nuk është përkufizuar vetëm tek shqiptarët.

Ali Ahmeti, në euforinë e pasluftës, mëtonte të gllabërojë tërë Maqedoninë politikisht, pasi nuk arriti ta bëjë këtë me luftë. E gjeti njëfarë Venco në Koçani dhe u bë një show, për gjoja hapjen e një selie të BDI-së atje. Dhe, këtu s’ka asgjë të keqe, ngase orientimi i partisë është për shtet multietnik, edhe pse maqedonasit kanë dëshmuar se janë kundër.

Përzgjedhja e Elenovskit nga BDI-ja është modulim mirë i menduar, ngase, dorën në zemër, kjo parti edhe nuk ka kuadro më të mira se ai. Dhe, këtu nuk ka gabuar Teuta Arifi kur i ka sugjeruar Ali Ahmetit ta emërojë ambasador ish-ministrin e Mbrojtjes, që është nip shqiptar dhe e flet mirë shqipen, për dallim nga disa kuadro të kësaj partie.


Emërimi i Elenovskit ndoshta ka edhe vend për kritika, por, realisht, opozita shqiptare duhet të pajtohet se BDI-ja ka koncept të tillë, pra jopërjashtues për bashkësi të tjera etnike, edhe pse kjo nuk iu shkrepi si në rastin e Vencos. Zaten, BDI-ja ka një numër të madh votuesish joshqiptarë dhe këtë fakt duhet ta pranojnë Menduh Thaçi e Rufi Osmani.

Ndërsa, arsyetimet se në cilësinë e ambasadorit ai mund të bëjë shumë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndoshta edhe qëndrojnë. Sepse, ambasadori i deritanishëm Muhamed Halili nuk u dëshmua se është ndonjë diplomat që ia kanë parë hairin shqiptarët.

Nga ana tjetër, me këtë emërim, BDI-ja përdëfton se nuk ka hequr dorë nga euro-integrimet, dhe se pas Samitit të Chicagos, nuk do të del nga Qeveria. Madje, edhe në dy vitet e ardhshme, me të deleguarin e saj në Bruksel, do të angazhohet për eurointegrime, edhe pse Gruevski nuk e çan aq shumë kokën.

Dhe, në proverbin e lartpërmendur, interpretimi është se edhe nipi duhet të qesë pushkë për dajën. Pra, nipi ynë Laza, nuk duhet të mbetet pushkë e varur, por duhet të shkrep për dajën!

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori