“Toka është e shenjtë”
Ky shkrim ka për qëllim të trajtoj çështjen e titullarit të tokës në Kosovë, nga pikëpamja sociologjike, dhe kap për analizë periudhën e dytë të shekullit të kaluar dhe dekadën e parë të këtij shekulli (XXI). Siç është thënë dhe vazhdon kështu në popull, “Toka është e shenjtë”, ajo ka ose kishte një titullarë edhe kur nuk shfrytëzohet për të mira materiale, ajo ruhet me shumë dashuri dhe fanatizëm.
Toka është burim themelor, pa të cilin nuk do të kishte jetë në këtë botë. Toka është si e mirë materiale ashtu edhe koncept abstrakt, në kuptim që të drejtat për të qenë pronar i saj apo për ta shfrytëzuar atë janë pjesë e tokës, aq sa edhe objektet e rrënjosura në dheun e saj. Përkujdesja e mirë për tokën është qenësore për gjeneratat e tashme dhe për gjeneratat e ardhshme. Vendet në tranzicion (si Kosova) kanë probleme të shumta, veçmas sa i përket titullarit të tokës, ngase sistemet e caktuar (politike) kanë bërë manipulime të kësaj natyre, për të krijuar përçarje, gjakderdhje në mes të komuniteteve shumicë dhe për të krijuar konfuzion në sistemin e ardhshëm juridik dhe politik.
Çështja e zgjidhjes së titullarit të pronës e në veçanti tokës dje dhe sot në Kosovë, është një ndër sfidat më të mëdha me të cilën tash dhe në të ardhmen do të duhet të merreshin institucionet e Kosovës në mënyrë shumë serioze. Kjo fushë është shumë komplekse dhe e pastudiuar në nivel të dëshiruar në shkallë vendi. Po aq sa është komplekse është edhe e ndjeshme, për faktin se një numër i madh i parcelave në Kosovë nuk gëzojnë titullar legal. Në të shumtën e rasteve person legal është një person i tretë, etj. që mund të jetë ose të mos jetë gjallë ose jeton në një shtet tjetër, ndërsa në fakt ai/ajo që është pronar i tokës sot faktikisht nuk ka mbështetje legale se me të vërtet është pronar i asaj toke.
Shtrohet pyetja: Pse pronari i vërtet i tokës nuk është edhe pronar legal? Kjo ka ndodhur për disa arsye në të kaluarën. E para, ngase janë munduar (komuniteti) t’i ikën pagesave obliguese (nga përkthimi i tokës); e dyta, nuk kanë besuar në sistemin e kaluar për shkaqe politike të njohura për komunitetin vendës; dhe e treta dhe më e rëndësishmja është “Lidhja për fjale”. Kjo e fundit ka ardhur në shprehje në të shumtën e rasteve në mes të shitësit dhe blerësit të tokës, sidomos gjatë shekullit të kaluar dhe me theks në viset rurale, pa e menduar mirë se si mund t’i vije fundi kësaj pune.
Para viteve 2000, ka mjaftuar që në mes shitësit dhe blerësit të bëhet “përhajr” dhe të kryhet obligimi financiar mes palëve, kështu duke mbaruar e gjithë procedura e shitjes/blerjes. Kjo ka ndodhur te shumica e popullatës shqiptare, por jo edhe te komunitetet tjera – në veçanti tek komuniteti serb.
Mirëpo, pas luftës së fundit (’99) në Kosovë gjërat ndryshuan në drejtim shumëdimensional sa i përket titullarit të tokave. Gjatë këtyre viteve jeta filloi të merr kuptim në të gjitha poret e saj, por gjithsesi duke kaluar tranzicionin me plot e përplot vështirësi. Filloi konsolidimi i institucioneve të reja, ngritja e kapaciteteve humane, mbledhja e të dhënave dhe informacioneve për të pasuruar bazën e të dhënave zyrtare të cilat në shumicën e vendit ishin të konfiskuara nga sistemi i kaluar, e kështu me radhë. E tëra kjo periudhë tranzicionale ka krijuar probleme për shumë arsye dhe ka për pasojë incidentet nga ato më të thjeshtat (belaja, fjalosjet, ndarjet familjare e farefisnore, etj.) e deri tek incidentet me fatalitet të cilat gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, më herët e edhe sot, vazhdojnë ta përcjellin shoqërinë.
Në të kaluarën ngjarje të këtilla pothuaj se ishin të zakonshme. Mirëpo, , pas luftës së fundit në Kosovë, pas humbjeve të mëdha që ju shkaktuan vendit si në njerëz edhe në të mira materiale, dukej sikur ky fenomen filloj të zbehët. Por, në fakt ndodhi e kundërta. Ngjarje të këtilla me fatalitet kohëve të fundit ndodhën në disa komuna të Kosovës, si: në qytetin e Shtimes para tri viteve, ngjarjet e fundit (javën që shkoi) në Isniq të Deçanit dhe në Gadime të Lipjanit, të cilat e tronditën opinionin e gjerë etj.
Ndërkaq, sistemi i drejtësisë në Kosovë si duket e ka shumë të vështirë zgjidhjen e dhjetëra mira lëndëve kontestuese të pronave të cilat aktualisht gjinden në sirtarët e zyrave të gjykatave të vendit. Gjithashtu (mos) zgjidhje e këtyre lëndëve ka për pasojë mungesën e argumenteve/dhënave të cilat janë konfiskuar, etj. në njërën anë dhe si rezultat i moszgjidhjes në kohë i këtyre lëndëve në anën tjetër doemos shpie në probleme mes komunitetit.
Në mënyrë që të eliminohet ky fenomen negativ për shoqërinë kosovare, është e domosdoshme që sa më parë të fillojë një organizim i mirëfilltë ndërinstitucional, të fillojë me grumbullimin e të dhënave të kadastrave, të bëhet hulumtimi (identifikimi) i titullarëve të vërtet të tokës dhe përfundimisht të bëhet regjistrimi i parcelave kadastrave – tokës private dhe publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-11-780x439.jpg)
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re