Kushtetuta, detyrim për t’u zbatuar apo festë për t’u festuar?
Ka disa shtete në botë që festojnë dhe nderojnë ditën e miratimit të Kushtetutës së tyre, por nuk e kanë ditë pushimi. Punojnë. Ka vende të tjera që ditën e miratimit të Kushtetutës së tyre e bëjnë edhe pushim. Nuk punojnë. Shumë vende ditën e miratimit të Kushtetutës së tyre nuk e kanë "ditë të shënuar".
Kosova jonë shqiptare ditën e Kushtetutës e feston me një ditë pushimi. Për këtë ditë – 9 prillin – nuk punohet!
E vura pikën çuditëse në fund të fjalisë, sepse Kosova, klasa e saj politike dhe institucionale, edhe në këtë pikë është "sui generis". Po të shikohet hollë e hollë, Kosova nuk ka arsye (sebep) për ta festuar këtë ditë.
Pse them kështu?
E para, sepse kjo Kushtetutë nuk buron nga vullneti i popullit shqiptar, që përbën shumicën absolute në Kosovë, por buron nga vullneti dhe nga bisedimet midis Beogradit dhe grupit negociator (klasës politike të Kosovës) të ndërmjetësuara dhe bashkërenduara nga bashkësia ndërkombëtare e përfaqësuar nga Ahtisaari! Pra, Kushtetuta e Kosovës nuk është prodhim i raportit të forcave të brendshme, por prodhim i raportit të forcave me Serbinë dhe i ca raporteve dhe konjukturave ndërkombëtare!
Me këtë Kushtetutë në një shkallë bukur të madhe u bë "bosnizimi" i Kosovës dhe u "garantua" prania e Serbisë dhe mbrojtja e interesave të saj në Kosovë! Këto marrëdhënie me Serbinë, kjo "lidhshmëri" dhe kjo "kumbari" e Kosovës me Serbinë mund të prishet kur shqiptarët të jenë më të fuqishëm se serbët në Iliri (Ballkan)…
Pra, kjo Kushtetutë ishte rezultat i kompromiseve të rënda në kurriz të kombit shqiptar!
E dyta, Kosova dhe shqiptarët nuk kanë arsye të festojnë ditën e një kushtetute që nuk vlen dhe nuk zbatohet në një të katërtën e territorit të saj! Jo vetëm kaq. Institucionet e Kosovës, klasa e saj politike ka detyrim për ta zbatuar këtë Kushtetutë në tërë territorin e saj (cep më cep). Deri sa të mbërrihej kjo, nuk duhet të kishte festë.
U bënë katër vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës! Detyrimi para popullit të këtij vendi për ta zbatuar Kushtetutën anë e mbanë vendit nuk mund të mbulohet dhe as të mbështillet me vellon e festës! Pikërisht në ditët dhe kohën që ne (institucionet) po festonim, forcat serbe po hidhnin bomba e granata në shtëpitë e shqiptarëve dhe po vrisnin qytetarët e pambrojtur të këtij vendi!
Në kohën që ne (institucionet) po festonim – madje Kryeministri i vendit po "feston" në Amerikë tash e sa ditë – forcat serbe (njësitë elite të Serbisë) po ndiqnin dy policët e Bajram Rexhepit, siç ndiqen lepujt dhe po shkatërronin "çerdhen" e tyre!
Pas arrestimit dhe poshtërimit të Kosovës në kufi tash Kosova po poshtërohej në thellësi të tokës së saj (rreth 60 kilometra brenda kufirit shtetëror)!
Çfarë u thanë politikanët dhe përfaqësuesit e institucioneve atyre pak shqiptarëve të mbetur nga spastrimi serb në veri?
Kryetari i gjysmës së Mitrovicës, i cili nuk ka nën komandën e tij forcat e armatosura, u tha shqiptarëve të përtej urës të vetëmbrohen: mbroni vetveten dhe familjet tuaja. Po të "përkthehet" porosia e tij, ai u tha se ju bashkëkombës të dashur jeni të pambrojtur nga shteti, jeni në mëshirën e forcave kriminale serbe!
Menjëherë pas kësaj "porosie" të Kryetarit Kastrati, erdhën një varg reagimesh nga politikanë të pozitës dhe opozitës! E ka gabim Kryetari i Mitrovicës së ndarë kriminalisht , po thoshin këta politikanë! Qytetarët tanë nuk kanë të drejtë të vetëmbrohen, ata i mbron Kushtetuta, i mbron ligji, i mbrojnë institucionet tona shtetërore dhe kushtetuese!?
Ç’është e vërteta, ata po thoshin se si do të duhej të ishte. Topi s’e luan! Jeta, siguria ekonomike, sociale, fizike… e çdo qytetari duhet të garantohet nga shteti ashtu siç është e "garantuar" nga Kushtetuta! Por, zotërinj politikanë, të pozitës dhe opozitës (LDK-së), po mbushen plotë trembëdhjetë vite që shqiptarët e veriut në mënyrë sistematike dhe në praninë (nën ombrellën) e KFOR-it dhe UNMIK-EULEX-it po ndiqen, vriten dhe dëbohen nga shtëpitë e tyre! Nuk kanë mbetur edhe shumë.
Serbia edhe pas luftës po i realizon objektivat e saj shovinistë dhe fashistë brenda kufijve të përcaktuar po nga Beogradi, pas LDB për Kosovën!! Gjatë njëqind e tridhjetë vitesh, Serbia ka spastruar nga shqiptarët dhe ka sllavizuar (serbizuar) një hapësirë (sipërfaqe) më të madhe se kjo e Kosovës së sotme!
Veprimet që ka ndërmarrë UNMIK-EULEX-i dhe KFOR-i për "normalizimin" e gjendjes në veri kanë qenë vetëm sa për të dëshmuar, provuar dhe bindur shqiptarët se në atë pjesë të Kosovës nuk kemi çka bëjmë, se jemi të pafuqishëm përballë Serbisë, se është territor i pakontrollueshëm! Në këtë lojë (projekt) si duket është e përfshirë edhe klasa politike shqiptare.
Këtu edhe qëndron tragjedia e kësaj çështjeje. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe edhe "vullneti", angazhimi dhe këmbëngulja për ta zbatuar planin famëkeq të Atisaarit në Anamoravë (katër komuna serbe) e më gjerë, pa u mbyllur dhe pa u zbatuar ky plan-kushtetutë në veri!
Prandaj, qytetarët (shqiptarët) o duhet të pranojnë tmerrin e vdekjes nga forcat kriminale serbe, o duhet të marrin plaçkat e të ikin edhe ata pak që kanë mbetur, o duhet të mbrohen (të sulmojnë) me të njëjtat mjete dhe mënyra… sepse, dhe po e mbylli, këto institucione dhe këto parti (me ndonjë përjashtim) përbëhen dhe drejtohen (sundohen) në masë të madhe nga ata që qëllim, ideal, përcaktim kanë pasurinë, pushtetin dhe "lavdinë"!
Lavdi marrëzisë dhe faqezezësisë së atyre që ia kanë me hile këtij vendi dhe populli!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe rasti i Netanyahut
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë