LAJMI I FUNDIT:

Gjeopolitika amerikane ne Ballkan

Këto ngjarje mund t’i shohim qartë, nëse e ndërtojmë pasqyrën e qartë të interesave të shteteve të fuqishme në botë dhe ndarjen e sferave të interesit në këtë pjesë të Evropës, pra në Ballkan.

Gjithçka filloi në kohën e dominimit ekonomik dhe të lëndës së parë, Arit të Zi, dhe rrugëtimit të tij. Pyetja e radhës mund të jetë: Çfarë pikërisht ka të bëjë nafta me çështjen shqiptare në Ballkan?

Projekti anglo-amerikan AMBO (Albania, Macedonia, Bulgaria Oil corporation), i cili do ta përshkruaj një gjatësi prej 912 kilometrave – prej qytetit bregdetar bullgar Burgas e deri në qytetin bregdetar shqiptar në Vlorë – do të transportojë naftë nga Kaspiku në një sasi prej 750,000 barrela në ditë (ose 119,000 metra kub në ditë). Pikërisht kjo ndërlidhet me interesin e Korridorit 8, i cili kalon dhe përfundon nëpër trojet shqiptare, e që është i projektuar nga SHBA-të dhe i përkrahur nga BE-ja si projekt i interesit rajonal në këtë pjesë të Evropës.


Projekti i iniciuar nga koha e presidentit Bill Clinton dhe i përfunduar nga administrata e presidentit George W. Bush (i riu) – i cili përfshinë detin Kaspik – kalon nëpër Turqi, përshkon Bullgarinë, vazhdon nëpër Maqedoni dhe përfundon në detin Adriatik, gjegjësisht në portin e Vlorës – port i destinuar dhe i përfunduar për këtë qëllim.

Konsorciumi i tubacionit të Korridorit 8, AMBO, me bazë në SHBA, është i lidhur direkt me selinë politike dhe ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe firmën Halliburton Energy të ish zëvendëspresidentit Dick Cheney.

Studimin e fisibilitetit trans-ballkanik e ka kryer një kompani ndërkombëtare inxhinierie e Brown&Root Ltd. (filiali britanik i Halliburton), që ka përcaktuar se ky tubacion do të bëhet një pjesë e rajonit të infrastrukturës nëpër korridorin Lindje-Perëndim, i cili përfshin autostradën hekurudhore, gazin dhe telekomunikacion me fibra optike.

Pas përfundimit të studimit të fisibilitetit nga Halliburton, një ekzekutiv i lartë i kompanisë u emërua CEO i AMBO-s, Ted Ferguson. Kompanise Halliburton i ishte dhënë edhe një kontratë e shërbimeve të trupave amerikane në Ballkan, e cila ishte ndërtuese e Kampit Bondsteel në Kosovë dhe e cila tani paraqet "bazën më të madhe amerikane ushtarake të ndërtuar prej luftës së Vietnamit jashtë territorit të SHBA-ve".

Rastësisht, White and Case LLT nga New Yorku – firmë ligjore që presidenti William J. Clinton iu bashkua kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë – gjithashtu ka një pjesë në marrëveshjen e tubacionit AMBO (sipas Michel Chossudovsky, profesor në Universitetin e Otawas).

Kjo iniciativë anglo-amerikane me AMBO i ka bërë një rivalitet të ashpër iniciativës evropiane, gjegjësisht italo-gjermane në rajonin tonë, me konsorciumin Total-Fina-Elf (lidhur me ENI-n italian) i cili është një lojtar i madh i naftës në verilindje të Kazakistanit dhe detit Kaspik. Por, që konsorciumit i mungon transporti efikas në krahasim me iniciativën anglo-amerikane të AMBO-s.

Prandaj, për të ngushtuar hapësirën evropiane në territorin se kah do të kalojë gypi – që nënkupton Evropën juglindore – SHBA-të bashkë me Mbretërinë e Bashkuar kanë stimuluar çështjen nacionale të shqiptarëve në Ballkan, me qëllim të fuqizimit të faktorit shqiptar si aleat i besueshëm i tyre, dhe përfundimin e çështjes sonë në të njëjtën kohë.

Kjo u arrit me luftën në Kosovë e sidomos me ngritjen e kësaj çështje nga Sekretari i Energjisë Richardson, i administratës së presidentit Clintonit, disa muaj para bombardimeve të vitit 1999 të forcave ushtarake dhe serbe në Kosovë.

"Kjo është për sigurinë energjetike të Amerikës. Është gjithashtu në lidhje me parandalimin që shkelë strategjitë nga ata të cilët nuk ndajnë vlerat tona. Ne jemi duke u përpjekur për të lëvizur këto vende të reja të pavarura kah Perëndimi. Ne do të donim ta shihnim ata të varur nga interesat perëndimore komerciale dhe politike në vend se sa duke shkuar në një rrugë tjetër. Ne kemi bërë një investim të konsiderueshëm politik në Kaspik dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne që të dy hartat e tubacionit dhe politika të dalë e drejtë”.

Por, interesante ishte iniciativa e kryengritjes shqiptare dhe përkrahja e të dy palëve, asaj shqiptare dhe e qeverisë së atëhershme maqedonase, si pasojë e interesave dhe konkurrencave për dominim në territorin ndërmjet anglo-amerikaneve dhe gjermano-evropianëve.
Qeveria e Maqedonisë së paraluftës ishte plotësisht e përgatitur për anëtarësimin e plotë të saj në BE, si shtet kandidat. Por, në vitin 2001, në kulmin e luftës, Maqedonia u bë vendi i parë në Ballkan që nënshkroi të ashtuquajturën "Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit" (MSA) që përbën një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në BE. Marrëveshja siguron bazën për "liberalizimin e tregtisë, bashkëpunimin politik, reformat ekonomike dhe institucionale dhe transplantimi i legjislacionit të BE-së".

Në kohën kur agjenda amerikane mundohej të bindte qeverinë e atëhershme për anëtarësim në NATO e që pasoi më përkrahjen amerikane të gueriles shqiptare për avancimin e vlerave dhe njohjen e tyre nga institucionet shtetërore maqedonase, Robert Frowick (një ish-diplomat amerikan) u emërua në krye të misionit të OSBE-së në Maqedoni, në mes të muajit mars. Atëherë nisi dialogu me palën shqiptare, të iniciuar nga kreu i OSBE-së, me qëllim të krijimit të një koalicioni të partive shqiptare dhe destabilizimin institucional maqedonas në prag të anëtarësimit të plotë të saj në BE.

Në anën tjetër, Gjermania dhe qeveria e saj, përmes një fjalimi të ministrit të punëve të Jashtme, Joschka Fischer – në diskutimin e tij në Parlamentin gjerman, me tone tejet të ashpra – ka bërë thirrje për një "marrëveshje afatgjate, që synon për ta bërë gjithë rajonin më afër Evropës", e që nënkupton mungesën e elementit anglo-amerikan në këtë mes.

Pakti i arritur ishte që të ndalohet lufta në këmbim të garancive të amnistisë: shqiptarët do të kenë të drejtën e vetos në vendimet e ardhshme politike lidhur me të drejtat etnike shqiptare. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Frowick.

Ndikim të veçantë në këtë pjesë të Evropës për të ardhmen do të jetë edhe dominimi ekonomik amerikan – për vet faktin e investimeve të projektit të lartpërmendur – që do të jetë pezmatuese ndaj synimeve euro-gjermane ne këtë pjesë, por edhe që do të ketë ndikim valutor – si rasti i shtetit grek, por edhe atij italian. Kjo përshkon ndikimin amerikan të investimit të tyre, përkundër avancimit të shteteve postkomuniste në agjendën e BE-së, si pasojë e mos implikimit të investimeve kapitale anglo-amerikane në relacion me shtetet kah do të kalojë projekti AMBO.

Në trend

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Kalo në kategori