Thyhet izolimi i sportit kosovar
Kaluan afërsisht dy dekada që kur sporti kosovar është pavarësuar, mirëpo me gjithë peripecitë, problemet dhe vështirësitë që kishte për shkak të rrethanave të njohura, më në fund arriti që të dalë nga izolimi. Përderisa sporti kosovar tash sa kohë kaloi në shumë vështirësi, e me shumë sfida të ndryshme, në mbledhjen e fundit të Parlamentit Evropian veç mori dritën jeshile për përfaqësim të sportit të Kosovës në garat ndërkombëtare. Gjithsesi, në këtë nivel më të lartë evropian është arritur të miratohet një nga vendimet më të rëndësishme për vendin tonë, si në sferën politike ashtu edhe në atë sportive. Kjo arritje heqjes së izolimit dhe e hapjes së sportit është rezultat i miratimit të Rezolutës së eurodeputetes Ulrike Lunacek, ku ndër të tjera i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mundësojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Ky vendim nga Parlamenti Evropian është një nga vendimet më të rëndësishme dhe kryesor për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Mirëpo, tani topi është te ne, kjo njëherit duhet të jetë si një vërejtje për neve, se si duhet të ecim drejt rrugës së anëtarësimit të Komiteti Olimpik të Kosovës, si dhe të federatave sportive të cilat funksionojnë e veprojnë, por që të angazhohen edhe më shumë për të u anëtarësuar në instancat më të larta ndërkombëtare të sporteve. Nga 375 votat të marra për Rezolutën nga Parlamenti Evropian, nuk duhet që t`i marrim se kanë qenë një “PO” e madhe për sportin kosovar, por duhet të jetë një mënyrë, rrugë, mundësi, metodë, formë apo edhe një rast shumë i mirë që sportet kosovare të përfshihen dhe të anëtarësohen në organizatat sportive më të rëndësishme ndërkombëtare.
Legjionarët e ndërkombëtarizimit
Edhe pse në sportin kosovar ka shumë mangësi, të metat e veta, gjithashtu i ka të mirat dhe mundësitë me të cilat duhet të krenohemi, siç është rasti i xhudistes së njohur në përmasa botërore, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të bëjë normën olimpike para kohe për të marrë pjesë në gara, në olimpiadën “Londra 2012”. Xherdan Shaqiri, i cili po shkëlqen si me skuadrën e tij, gjithashtu edhe më përfaqësuesen e Zvicrës. Mirëpo nuk e kemi vetëm një si Xherdani, por kemi shumë nga ata që po e përfaqësojnë sportin dhe kombin nga aspekti sportiv. Megjithatë, duhet përmendur basketbollistin Dardan Berisha, lojtarin e Anëil-it, i cili po na përfaqëson edhe në reprezentacionin e Polonisë e i cili shkëlqeu në Kampionatin Evropian të basketbollit, që është mbajtur vitin e kaluar. Vendi ynë nuk ka pasur edhe nuk do të ketë vetëm këta “legjionarë”, mirëpo do të vazhdojë të ketë edhe emra të tjerë të njohur që do të na përfaqësojnë denjësisht në të gjitha degët sportive. E gjithë kjo që thamë më lartë, duhet të ketë një adresë dhe një mundësi që të punohet edhe më shumë në ndërkombëtarizimin e sportit në mënyrë institucionale. Në këtë kontest, edhe më shumë duhet të angazhohet Ministria e Sportit, përkatësisht, ministri i këtij dikasteri qeveritar, Memli Krasniqi, pasi që arriti të e bindë raportuesen për Kosovës, znj. Lunacek, duhet të bindë edhe të gjitha federatat e sporteve, KOK, si dhe të gjithë udhëheqësit të këtyre institucioneve sportive se duhet të punojnë edhe më shumë për një planifikim dhe strategji më afatgjate me qëllim për të arritur rezultate më të mëdha për ndërkombëtarizimin më të plotë të sportit kosovar. Në anën tjetër duhet të punohet në mënjanimin e disa dukurive të cilat po ndodhin në sportin kosovar, siç janë kurdisja ose trukimi i ndeshjeve, rrahja e arbitrave pas mbarimit të ndeshjeve, përjetimi i sportit nga publiku në frymën sportive, që ekseset e llojeve të ndryshme në sporte të ndërpriten, të gjenden mënyrat për rikthimin e shikueshmërisë së ndeshjeve. Pastaj, në shkallet e stadiumeve, të pallateve të sporteve të jenë prezent shumë shikues për të i përcjellë ndeshjet, në mënyrë që të krijohet një ambient i vërtetë sportiv e që të na e kanë lakmi edhe shtetet me traditë.
Këshilli i sportit
Me qëllim që ta shfrytëzojmë rastin politik dhe sportiv është e nevojshme të themelohet një këshillë ndërministror i sporteve që të arrin drejt pranimit të plotë të Komiteti Olimpik të Kosovës e të Federatave sportive në asociacionet sportive ndërkombëtare. Siç është ajo e Federatës së Futbollit, Basketbollit, Hendbollit, Volejbollit, Boksit, Mundjes, Skijimit, Notit, Shejtarisë etj., etj., me të cilat do të kemi të drejtë e pa kurrfarë pengese që të marrim pjesë në gara ndërkombëtare në këto sporte, si dhe në sporte të tjera, si në ato individuale ashtu edhe në sportet kolektive. Mirëpo, për të e arritur këtë duhet të themelohet Këshilli Kombëtar për Sport, në të cilin do të jenë të kyçur të gjithë presidentët e Federatave sportive me qëllim që të shohin mundësitë e mëtutjeshme për ndërkombëtarizimin e sportit. Kontribut të madh në këtë drejtim mund të japë dhe Fakulteti i shkencave sportive, i cili ka potencial shkencor e profesional, si dhe ekspertë të sporteve. Me anë të këtij këshilli do të rekomandohet që udhëheqësit e KOK-ut se si do të vazhdojnë rrugën për ecje drejt pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Në këtë aspekt, nga kjo mund të fitojmë edhe njohje me vlerë edhe në rrafshin politik nga vet Këshillit Kombëtar për Sport. Megjithatë me rekomandimet që do t`i japë Këshilli, inkurajon që të hapen disa akademi e shkolla sportive me qëllim të nxjerrjes në sipërfaqe të talentëve të rinj, njëherit të rekomandohet edhe të shtohet trysnia nëpër klube sportive për angazhim më të madh për punën më profesionale me grupmoshat e reja, e të cilët brenda një kohë të shkurtër jo vetëm që ndikojnë në përparimin e sportit në vend, por edhe do të na përfaqësojnë edhe jashtë vendit. Kur jemi te grupmoshat e reja, duhet të gjejmë arsyen pse disa talent të rinj e perspektivë përfundojnë karrierën e tyre sportive që në moshën rinore, në moshën në të cilën kemi humbur shumë “ase”, kampionë, e legjionarë të sportit. Në sportin kosovar, sot a kurrë na duhet të kemi një koordinim dhe një harmonizim me të mirë e më të detajuar për organizimin dhe shtimin e fushëveprimit për sportin, por kjo mund të arrihet ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe KOK-ut e Federatave sportive si dhe me Këshillin e ardhshëm të sportit, të cilat të gjitha këto duhet të jenë në koordinim me Ministrinë e Sportit.
Politika fjalën e fundit!
Jeta sportive, tashmë është e varuar edhe nga politika. Rasti i fundit ku përmes ndikimeve politike është arritur të na jepet mundësia në përfaqësimin ndërkombëtar në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Me vetë faktin që është arritur kjo ia vlen të kuptohet se politika ka shumë ndikim në sport. Mirëpo këtë e dëshmojnë edhe shumë arsye të tjera. Siç është rasti i Federatës së Basketbollit të Kosovës e cila tash e sa vite është duke bërë përpjekje, është duke aplikuar në instancat me të larta të basketbollit ndërkombëtar, mirëpo si rezultat i ndikimeve politike po i refuzohen kërkesat e saja për pranim. E që kjo është e lidhur direkt nga ndikime politike nga të tjerët. Ndërkaq, kjo është parë edhe atëherë kur drejtori sportiv i FIBA-Botës, Lubomir Kotleba, është detyruar të deklarojë kështu: “Sporti nuk jeton në vakuum shoqëror dhe se ndikimi i politikës do te jetë vendimtar”. Gjithashtu në disa shkresa dhe vendime, që u janë kthyer dhe janë rikthyer në FBK-së, ku ndër të tjera në arsyetimet e FIBA-së shkruan që bordi i saj nuk mendon që Kosova duhet të pranuar ndërkombëtarisht, e që kjo lidhet më pranimin e Kosovës në OKB-ë apo në KON. Të njëjtat probleme janë edhe sportet e tjera, si me Federatën e Mundjes, të Skijimit, Hendbollit e tjera, të cilat në asociacionet ndërkombëtare janë pranuar me të drejta të kufizuara, por që ndërlidhen me pranimin e Republikës së Kosovës në OKB, si dhe korrespondojnë me pranimin e pesë Federatave sportive në instancat me të larta ndërkombëtare, ku edhe Komitetit Olimpik i Kosovës i lejohet të jetë në familje e sportit ndërkombëtar.
Në vend të përmbylljes
Një ndër arritjet më të mëdha të sportit si dhe njëra nga çështjet kryesore të kësaj teme është thyerja e izolimit nga ana e Parlamentit Evropian, e që është arritur një nga fitoret dhe sukseset më të mëdha të sportit kosovar, por që tashmë është bërë nga një eurodeputete me koleget e saj, e cila ka arritur të miratojë një Vendim shumë të rëndësishëm, jetik dhe me perspektivë për sportin e Kosovës. Në një prononcim për një të përditshme kosovare ajo është shprehur se do të përkrahë fuqishëm sportistët kosovarë. Me një fjalë kjo zonjë do të na përkrahe drejtë Lojërave Olimpikë “Londra 2012”, që shumë ndikon në procesin e ndërkombëtarizimit, si dhe thyerjen e barrierave, të cilat ishin vënë përpara sportit tonë. Një nga motivet më të mëdha të sportistëve për pasur rezultate në arenat sportive është edhe shpërblimi me të holla. Gjithsesi një nga motivet me të mëdha për krenarinë e sportit kosovar, Majlinda Kelmendin, do të jetë edhe vendimi i fundit që e morën tre dikasteret ministrore, për shpërblimin e “djersës” së xhudistes me një shumë prej 25 mijë euro. Mirëpo, duhet tërhequr vërejtjen, që edhe më shumë të punojmë e të angazhohemi me të madhe nga të gjithë, me të gjitha format që të arrijmë pikësynimet tona edhe me anë të sportit.
(Autori është student i studimeve posdiplomike në USHT në Fakulteti i Kulturës fizike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër