Kosovë, urime Dita e Kushtetutës!
Kushtetuta te populli shqiptar asnjëherë nuk është konceptuar vetëm si një akt më i lartë juridik dhe politik, asht siç konceptohet në shkencën e të drejtës kushtetuese. Përveç kësaj, Kushtetuta te populli shqiptarë ka një domethënie shumë më të gjerë, sepse përmes saj janë pasqyruar përpjekjet shekullore për krijimin e shtetit.
Ideja për kushtetutë, në Republikën e Kosovës, i ka rrënjët thellë në përpjekjet e përgjakshme të popullit tonë të përvuajtur për të krijuar shtetin. Përpjekjet e tilla janë konkretizuar në demonstratat e vitit 1968 dhe 1981, në kuadër të të cilave përpos artikulimit politik për zgjedhjen e statusit dhe mbrojtjes së identitetit kombëtarë, na kanë shoqëruar edhe brohoritjet për Kushtetutë.
Që nga viti 1968, kur për herë të parë filluan të dëgjoheshin zërat për Kosovën Republikë, si për koincidencë nuk mungonin edhe zërat për të pasur një Kushtetutë. Kjo tregon që koncepti i kushtetutës te populli i Kosovës sa është i karakterit juridik me qëllim të shtetëkrijimit aq është edhe emocional dhe kombëtar, më qëllim të mbrojtjes së identitetit dhe qenies së kombit dhe popullit.
Në vazhdën e përpjekjeve për të zgjidhur statusin politik dhe gjendjen në të cilën ishte Kosova në kuadër të ish-Jugosllavisë, përpjekjet për të artikuluar siç është më së miri kërkesat e kohës, pashmangshëm quan edhe në përpjekjet për të bërë një Kushtetutë, të cilën Kosova për herë të parë e kishte në vitin 1974.
Jo vetëm kaq, ndryshimi i rrethanave politike të kohës, në vazhdimësi shtroi nevojën e gatishmërisë për t’ju përshtatur kërkesave të reja, në kontekstin e ndryshimit të rrethanave politike. Shpërbërja e ish-Jugosllavisë ndërroi rrënjësisht kursin e gjeopolitikës në kuadër të asaj federate. Ky ndërrim kursi imponoi nevojën që populli shqiptar i Kosovës edhe njëherë të rikonfirmonte gatishmërinë për bërjen e shtetit dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtetëror, i cili ishte në krijim e sipër.
Të gjitha përpjekjet në kuadër të gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj rrethanave të reja gjeopolitike, u kurorëzuan me deklaratën e 2 korrikut të vitit 1990, mbi të gjitha me referendumin gjithëpopullor të vitit 1991, përmes të cilit u krijua Republika e Kosovës.
Për intelektualët e asaj kohe dhe për popullin e Kosovës nuk ishte e mjaftueshme vetëm deklarimi politik, sepse të gjithë ishin të vetëdijshëm se rrënjët e shtetit duhet të forcoheshin. Kësisoj, rruga më e mirë për të forcuar rrënjët e Republikës, për të materializuar dhe për t’i dhënë peshën e duhur vullnetit të pastër të popullit të Kosovës u shkrua Kushtetuta e Kaçanikut, e 7 shtatorit të vitit 1990. Përmes këtij akti historik dhe sublim, populli i Kosovës edhe njëherë kishte dëshmuar para botës se di të ndërtojë vlera dhe di t’i çmojë ato!
Kushtetuta e Kaçanikut dëshmoi edhe njëherë që Kushtetuta të populli shqiptar përbënte shumë më shumë sesa një udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit. Madje, njëherësh përbënte edhe një simbol frymëzues për fillimin e lutës për liri.
Rëndësinë e Kushtetutës, në këtë rast asaj të Kaçanikut, e dëshmon edhe fakti që vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria e gjithë popullit, ishte krijuar në bazë të kësaj Kushtetute, në mbrojte të së cilës e kishte bërë edhe luftë e shenjtë për liri të popullit!.
Përpjekjet për kushtetutë identifikim i rrugës për krijimin e shtetit!
Kushtetuta dhe rëndësia e saj e shoqëroi popullin e Kosovës në vazhdimësi. Edhe pas çlirimit të vendit, nuk u ndalën përpjekjet për të pasur një kushtetutë. Por, kësaj radhe kërkesat ishin artikuluar në rrethana krejt ë reja politike, përpjekje këto që japin edhe një argument më shumë për rëndësinë që kishte Kushtetuta te populli i Kosovës (kjo më së miri u dëshmua edhe në artikulimet e të ashtuquajturës “Kornizë Kushtetuese”).
Pas hapjes së rrugës dhe dhënies së sinjalit për zgjidhjen e statusit politik, filluan edhe përpjekjet e para për të bërë Kushtetutën. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, pas përpjekjeve të gjata, që rezultuan me bisedimet e Vjenës dhe Pakon e Ahtisaarit – mbi bazën e të cilës edhe u krijua shteti ynë – shtruan nevojën e domosdoshme për të pasur një Kushtetutë, në kuadër të forcimit dhe të funksionalizimit të shtetit të ri. Duke u thirrur në efektet e aktit me të cilin u themelua shteti i Kosovës, Deklaratës së Pavarësisë, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë, konkretisht më 9 prill 2008 u miratua akti ma i lartë juridik dhe njëherazi akti që materializoi Deklaratën e Pavarësisë.
Pikërisht më 9 prill 2008 u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për krijimin edhe de jure të shtetit. U kurorëzuan po ashtu përpjekjet e përgjakshme për mbrojtjen e ndjenjës për shtetërore dhe kombëtare që zakonisht tentohej të arrihej përmes Kushtetutës. Pikërisht në këtë ditë, populli i Kosovës ishte i vetëdijshëm që po krijonte identitetin e shtetit!
Në të gjitha shtetet e botës, sikur edhe në Kosovë, data e miratimit të Kushtetutës shënon datën më të rëndësishme të historisë shtetërore, pas asaj të shpalljes së pavarësisë. Përveç kësaj, kjo ditë së bashku me kushtetutën janë të një rëndësie të veçantë, sepse simbolizojnë rrugën e mundimshme të popullit të Kosovës, drejt krijimit dhe ndërtimit të shtetit!
Por, ku qëndron rëndësia e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe karshi kësaj edhe e ditës së miratimit të saj! Janë tri misione historike që ka arritur kjo Kushtetutë: misionin historik të themelimit të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës; misionin e promovimit të vlerave të një shteti demokratik të bazuar në një demokraci kushtetuese funksionale, parlamentarizëm të ekuilibruar të bazuar në ndarjen dhe kontrollin reciprok të pushteteve dhe parimin e sundimit të ligjit; dhe misioni i tretë paraqet përcaktimin e qartë të Kosovës për t’u rreshtuar në agjendën e integrimeve euroatlantike.
Siç mund të shihet, përpjekjet për Kushtetutë te populli i Kosovës kanë personifikuar përpjekjet e vazhdueshme për krijimin e shtetit. Pikërisht përmes Kushtetutës së miratuar më 9 Prill 2008, u kurorëzuan këto përpjekje, sepse përmes Kushtetutës u implementuan Deklarata e Pavarësisë dhe Pakoja e Ahtisaarit, mbi bazën e së cilave u ndërtua Republika e Kosovës.
Është pikërisht kjo Kushtetutë me anë të së cilës u konkretizuan pasojat e Pakos së Ahtisaarit, përmes kësaj u konkretizuan edhe të gjitha pritshmëritë dhe dimensionet mbi bazën e të cilave u krijua shteti.
Ndryshimet kushtetuese me qëllim të funksionalitetit kushtetues!
Në mënyrë që Kushtetuta të bëhet sa më funksionale, në kuptimin e përshtatjes me rrethanat shoqërore, ajo duhet të ndryshohet për t’ju përshtatur rrethanave. Janë rrethanat shoqërore ato që e bëjnë edhe vetë Kushtetutën një akt dinamik, e cila duhet të jetë rezistente ndaj kohës. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, vetëm tri vjet pas datëlindjes së saj është përballuar me ndryshimet e para. Për të shmangur situatat e jo funksionalitetit kushtetues, pas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, kjo Kushtetutë hyri në rrugën e ndryshimit të saj.
Pas vendimit për ndryshim, u themelua Komisioni ad hoc, për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili mori mandatin që të mundësojë zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët. Në afat rekord, një muaj para kohe, ky Komision përfundoi punën e tij me të cilën krijoj kornizën kushtetuese dhe ligjore që do të mundësonte këtë mënyrë një zgjedhje së presidentit.
Pas kësaj, komisioni mori edhe një mandat përmes të cilit rregulloi kompetencat kushtetuese të Presidentit, me qëllim të definimit të rolit të presidentit në Sistemin Kushtetues të Republikës së Kosovës. Mandati i tretë, që është duke e shoqëruar komisionin është rregullimi dhe ndryshimi i dispozitave kushtetuese dhe ligjore që do të mundësonin përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, me ç’rast do t’i jepej fund disa dimensioneve përmes të cilave është monitoruar deri tani shteti i Kosovës.
Natyrisht, kjo do të mundësojë që Republika e Kosovës të rikonfirmojë se ka kapacitete për të qeverisur, pa nevojën e mbikëqyrjes dhe do të rikonfirmonte që shteti ynë është drejt forcimit dhe konsolidimit të tij.
Ndryshimet aktuale në kushtetutën e Republikës së Kosovës, natyrisht janë ndryshime në të mirë të funksionalitetit shtetërorë dhe institucional, me qëllim që të kemi një kushtetutë sa më stabile, funksionale dhe mbi të gjitha të arsyetojmë përpjekjet tona sublime, se ne dimë të vlerësojmë dhe ta ruajmë kushtetutën dhe se ne ia dimë vlerën këtij akti për të cilin kemi luftuar me shekuj.
Meqë sot është dita e katër vjetorit të Kushtetutës, ditë kjo simbolike për mbarë popullin e Kosovës, përveç urimeve të përzemërta për këtë ditë të madhe, duhet përcjellë edhe mesazhin e qartë që Kosova katër vjet pas kësaj ngjaje të madhe ç’do ditë e më shumë po forcohet si shtet, ç’do ditë e më shumë po shton dhe po konsolidon kapacitetet e saj drejt ndërtimit të shtetit.
Jo vetëm kaq, katër vite pas kësaj date të madhe, populli i Kosovës ka dëshmuar që di të vlerësojë rëndësinë e kushtetutës, e aq më shumë rëndësinë e zbatimit të saj në praktikë. Institucionet e Republikës së Kosovës po ashtu treguan një pjekuri të pashoqe në drejtim të ruajtjes së Kushtetutës dhe shmangies së krizave kushtetuese.
Së këndejmi, është e pashmangshme që rruga e Republikës së Kosovës, drejt integrimit në mekanizmat euroatlantikë, kërkon krijimin e një rendi të konsoliduar kushtetues dhe ligjor, i cili mund të arrihet më së miri vetëm përmes respektimit të mirëfilltë të kushtetutës dhe ligjeve.
Duke dëshiruar integrim sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në këto mekanizma, me shpresën që së bashku do të forcojmë konceptin e shtetit ku do të sundojë ligji dhe fryma e kushtetutës, duke kujtuar me respektin më të lartë të gjitha përpjekjet që kemi kaluar në këtë rrugë të mundimshme, edhe njëherë urime të gjithë popullit të Kosovës Dita e Kushtetutës.
Urojmë që shteti ynë të rritet dhe forcohet ç’do ditë e më tepër.
(Arsim Bajrami është pjesëmarrës në hartimin e disa kushtetutave, përfshirë edhe kushtetutën e vitit 2008, aktualisht është udhëheqës i reformës kushtetuese. Florent Muçaj, është pjesëmarrës në reformën aktuale kushtetuese në Republikën e Kosovës).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re