Jovanoviçi, opsioni i tretë në Preshevë!?
Në “Top Channel” ditë më parë u tha se “Çedomir Jovanoviçi është pritur në Preshevë sikurse në mesin e njerëzve të tij. I kanë ofruar të pijë dhe i kanë thënë që kur e shohin në televizor i gëzohen fjalimeve të tij”. Thua se në Luginën e Preshevës nuk ka subjekte politike, nuk ka intelektualë që duhej përkrahur, e në mungesë të tyre atëherë detyrimisht duhej përkrahur një parti tjetër serbe!
Nuk dëshiroj të merrem me etiketime, ose në njëfarë mënyre të prezantoj partinë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviçit si parti armike ndaj interesave të shqiptarëve. Por, qëllimi im është të drejtoj një kritikë të fortë për politikën shqiptare në Luginë të Preshevës, e cila sipas mendimit tim, për ta paraqitur veten se janë “evropianë”, nuk e kanë problem të përqafojnë një parti serbe. Sipas opinionit të tyre, nuk ka parti shqiptare “që punon më shumë në interes të shqiptarëve të Luginës, se sa partia e Jovanoviçit”.
Nuk duhet harruar edhe fakti se disa nga ata që përkrahin këtë parti e bëjnë këtë sipas interesave, si dhe nga vetëdija jo e plotë për veprimin e tyre.
E dimë se partia e Jovanoviçit është e frymës pro-evropiane. Kosovën e pranojnë si shtet, ndërsa gjatë kohës sa kanë qenë në opozitë kanë zhvilluar një politikë në mbrojtje të interesave të pakicave në Serbi. Po t’i shikosh të gjitha këto, ndoshta do të mund të arsyetohet aderimi i disa shqiptarëve në këtë subjekt politik!
Por, janë dy arsye tjera që kanë ndikuar në këtë: interesi i ngushtë i disave, një papjekuri e plotë e veprimit politik, si dhe mungesa e perceptimit të duhur të së ardhmes së këtij rajoni.
Ajo që deri më tani ka ndodhur ka qenë ndarja në dysh e sistemit politik në Luginë të Preshevës: blloku i cili përkrah mendimin dhe veprimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Serbisë dhe blloku tjetër i cili refuzon pjesëmarrjen. Natyrisht, nëse do të duhej të tregohej një “moral politik”, të cilën e pretendon secili, do të ishte e mirë që të dy blloqet politike të dilnin me platforma të qarta për të arsyetuar vendimet e tyre për pjesëmarrje, përkatësisht mospjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.
Një gjë e tillë nuk e ekziston në formën e plotë politike, sidomos nga ata që janë për mospjesëmarrje. Tek të dy blloqet mbizotëron “interesi” i ngushtë dhe në këtë mënyrë mungon një horizont i gjerë i arsyetimeve për të bindur qytetarin që të pozicionohet me këmbëngulësi në vendimet e tij.
Si rrjedhojë, në realitet paraqitet një situatë tejet e brishtë që është shumë e lehtë për ta perceptuar, por shumë e vështirë për ta definuar.
Do të ishte shumë mirë që në Luginë të ekzistonte vetëm një qëndrim politik rreth zgjedhjeve parlamentare. Në këtë mënyrë do të ishte lehtë për qytetarët që të vendosnin. Në rast tjetër, mbetet në ndërgjegjen e qytetarit të marrë apo jo pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe.
Por, është keq që tash ka lindur opsioni i tretë: që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje parlamentare dhe të votojnë një parti serbe e cila proklamon mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Serbi si dhe pranimin e shtetit të Kosovës. Kjo gjë do të krijonte një frustrim më të madh për qytetarët.
Si duhej zgjidhur kjo?
Në aspektin praktik kjo paraqet një problem të dukshëm. Ata të cilët nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, i hapin rrugën dikujt nga jashtë të shfrytëzojë kapitalin e tyre politik. Kjo formë është shumë e rrezikshme, sepse ndikon në shthurjen e elektoratit shqiptar, i cili deri më tani ka qenë unik. Dihet, të dy blloqet, pro et contra, i kanë shërbyer interesit të shqiptarëve në Luginë.
Për qytetarët e Luginës do të ishte mirë që në zgjedhje të përkrahet koalicioni i shqiptarëve, i cili do të refuzonte krijimin e një qeverie si kjo e tanishmja, e cila në asnjë moment nuk ka punuar për interes të shqiptarëve. Nuk do të thotë kjo se nëse voton për shqiptarët e këtij koalicioni, ke dëmtuar partinë e Jovanoviçit. Sepse, në shumë pika ka ngjashmëri mes këtyre dy subjekteve. Ndërsa, në fund të fundit, ndoshta vjen koha që këto dy subjekte nesër të bëjnë një koalicion në parlament dhe të veprojnë në ekzekutiv së bashku, çdo herë duhet ruajtur interesin kombëtar të shqiptarëve.
Duhet menduar më thellësisht, sepse çdo veprim i tanishëm përmban në vete edhe përgjegjësinë në të ardhmen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gbani-780x439.jpg)
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
![Bill Gates paralajmëron për një pandemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-4-780x439.png)
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
![“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jozidhegjesti-780x439.jpg)
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
![Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-66-780x439.jpg)
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin