LAJMI I FUNDIT:

Provimi i maturës – shumë vonë për ndonjë ndryshim!

Prej janarit, së paku një herë në javë, më kanë pyetur nxënësit lidhur me Provimin shtetëror të maturës. Pyetjet janë të shumta dhe të ndryshme. Është i arsyeshëm preokupimi i tyre. Por, si është e mundur që drejtori të mos e dijë përgjigjen?!

Tashmë jemi mësuar me një praktikë jo të mirë të Ministrisë së Arsimit (MASHT) lidhur me ndryshimet në strukturën e Provimit të maturës dhe mënyrës së administrimit të tij, të cilat ndryshime bëhen aty kah fundi i vitit shkollor dhe aplikohen në fund të atij viti shkollor. Konkretisht, për Provimin e sivjetmë të maturës kohën e fundit janë mbajtur shumë punëtori dhe janë bërë shumë vërejtje për ndryshime të mundshme rreth strukturës dhe mënyrës së administrimit. Mirëpo, jemi në fund të marsit: edhe një muaj e gjysmë maturantët përfundojnë vitin mësimor dhe nuk ka informacion se çka dhe si do të ndryshojë ky provim, krahasuar me atë të vitit 2011.

Të gjithë udhëheqësit e institucioneve tona e kanë në majë të gjuhës fjalinë: “Ju informojmë me kohë”. E vërteta është se shumica e institucioneve vonohen me informacionin apo me veprimin publik që janë të obliguara ligjërisht t’i bëjnë. Kjo praktikë jo e mirë e informimit me vonesë e ka përcjellë MASHT-in në vazhdimësi në këto 12 vitet e shkuara. Përjashtim bën informacioni lidhur me “pushimet” nga i ftohti në shkurtin e këtij viti dhe udhëzimet për kompensimin e tij të cilat janë bërë me kohë.


Çka është me e keqja, në të gjitha vitet deri më tani MASHT-i është vonuar me përgatitjet dhe me informimin rreth Provimit shtetëror të maturës. Sidomos është vonuar shumë në ato vite kur ka pasur ndryshime në strukturë të provimit dhe në mënyrën e administrimit.

Sivjet janë paralajmëruar shumë ndryshime. Janë mbajtur disa punëtori nga të cilat janë nxjerrë disa përfundime. Por, lajm shkollat nuk kanë. Të nderuarit në MASHT mund të thonë: provimi është provim; përgatituni Ju – qoftë mësimdhënës, qoftë nxënës! Por, kjo nuk është në rregull. Sepse nxënësi i një shkolle profesionale pyet se në cilat lëndë do të testohet. Pyet: a kam pyetje të fizikës? Çfarë t’i thotë drejtoria? Pastaj, nuk dihet data e provimit. Edhe për këtë nxënësit pyesin pandërprerë. Njësoj, edhe para dy vitesh, kur kishte ndërruar rrënjësisht struktura e Provimit të maturës, informimi ka qenë bërë shumë vonë. Edhe ndërrimet në mënyrën e administrimit duhet t’i dinë me kohë edhe personeli mësimor, e edhe nxënësit.

Si përfundim konsideroj se Provimi shtetëror i maturës për vitin 2012 duhet të organizohet njëjtë sikur në vitin 2011, sepse tashmë është vonë për ndonjë ndryshim. Ndryshimet që janë planifikuar për këtë vit të stërhollohen e të studiohen edhe pak muaj, pastaj të bëhet informimi mbi to dhe mbi aplikimin e tyre për vitin 2013.

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori