LAJMI I FUNDIT:

Sa jemi të (pa)përgatitur për të menaxhuar fatkeqësitë

Kur e njeriu i zakonshëm që shikon punët e veta dhe mundohet të jetojë ndershëm sheh se si humb jetën një fëmijë pranë oborrit të vet, në një lum që kalon me shekuj nëpër fshat, nuk e lejon ndërgjegjja e të mos pyes se pse kaq lirë kushton një jetë njeriu? A ka fajtor në këtë fatkeqësi? A duhet dikush të ketë përgjegjësi dhe pse? Në filmimet televizive pamë një urë e cila nuk kishte mbrojtëse anësore, pastaj pamë një lumë qe në raste përmbytjesh sezonale mund të bëhet i rrezikshëm së paku për fëmijët e fshatit, dhe çka?

Niveli Lokal

Me Ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera si dhe me ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, për Mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve përgjegjëse është Komuna – qeverisja lokale. Pra, Kuvendi Komunal me drejtoritë apo sektorët për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë të obliguara që të hartojnë vlerësimin e rreziqeve dhe planet për mbrojtje dhe shpëtim, ku bëjnë pjesë edhe planet preventive.


Nga filmimet televizive ku kishte humbur jetën një fëmijë pesëvjeçar nuk pamë asnjë përpjekje preventive, bile as nga qytetarët e atij vendbanimi për të mbrojtur jetën e tyre dhe të mirat materiale.

Pasi që Komuna është e obliguar që të hartojë vlerësimin e rreziqeve dhe planet për mbrojtje dhe shpëtim (Planet Operative Emergjente), është e natyrshme që kjo, duke u bazuar në shkallën e vlerësimit te rrezikshmërisë, të ngritë edhe ekipet reaguese, në bazë rreziqeve që e kërcënojnë territorin dhe banorët e saj.

Është e dhimbshme dhe e patolerueshme që komunat që rrezikohen nga vërshimet ose nga ndonjë fatkeqësi tjetër siç ishte bora e mëhershme, të kërkojnë ndihmë menjëherë nga FSK-ja.

Ku i kanë ata reaguesit e tyre? A e dinë Komunat se FSK-ja me Planin e Reagimit Kombëtar të aprovuar nga Qeveria është Reagues i dytë ose forcë ushtarake në ndihme strukturave civile?

Dikush mund të thotë se ndihma është e domosdoshme dhe nuk kemi kohë të merremi me fjalë, por duhet reaguar menjëherë kur është në pyetje jeta e njeriut. Është shumë e vërtetë kjo, por është edhe shumë e vërtetë që sipas ligjit dhe dokumenteve bazike të miratuara nga qeveria, si: Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Emergjencave dhe Plani i Reagimit Kombëtar, janë të ndara detyrat dhe përgjegjësitë qe nga niveli lokal, regjional e deri te ai qendror. Nisur nga ligjet dhe këto dokumente, atëherë niveli lokal duhet të krijoj njësi reaguese sipas vlerësimit të rreziqeve për komunën e vet. Është e ditur se Fatkeqësitë dhe katastrofat godasin nivelin lokal dhe thuhet se 90 për qind e viktimave gjatë një katastrofe janë viktima civile.

Niveleve Lokale të Menaxhimit Emergjent ose të Mbrojtjes Civile siç është quajtur më herët, u mungojnë njësitë reaguese e në disa komuna edhe Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Por, është jo serioze dhe e dhimbshme kur qyteza të vogla në Kosovë, me një rrezikshmëri jo të lartë, kanë drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim kurse Prishtina si kryeqendër ka vetëm një sektor në kuadër të Drejtorisë se Shërbimeve Publike.

Dhe, jo vetëm Prishtina, por edhe disa qendra tjera urbane kosovare, ku shkalla e rrezikshmërisë nga rreziqet dhe kërcënimet e ndryshme është shumë e lartë.

Përveç kësaj, edhe për njësitë aktuale reaguese në Komuna, mungon aftësimi,trajnimet, stërvitjet sektoriale, ushtrimet e të gjitha llojeve deri te ato fushore apo gjithë përfshirëse, programet e Gatishmërisë Emergjente (Agjencia e Menaxhimit Emergjent organizon trajnime të rregullta për të gjitha nivelet), sensibilizimi, mospërfshirja e Menaxhimit Emergjent – Mbrojtjes Civile në sistemin arsimor etj. Andaj, në këtë gjendje është shumë e vështirë të menaxhohen fatkeqësitë më të vogla, e lëre më Incidentet e karakterit kombëtar (si Restelica) apo katastrofat e mundshme.

Niveli Regjional

Sa i përket nivelit Regjional, edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent tani, sipas organikës se re, Qendrat Regjionale për Alarmim dhe Koordinim i ka shndërruar në Qendra Operative Emergjente Regjionale, është fare e pamundshme që vendimmarrësit e disa komunave të mblidhen në Qendrat Operative Regjionale për të Menaxhuar dhe marrë vendime në raste fatkeqësish të përmasave regjionale, për shkak se Kosova nuk është e organizuar administrativisht në bashki.

Niveli Qendror

Ne vitin 2008, Kryeministri Kosovës ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ shumë të rëndësishëm, atë mbi Metodologjinë e Hartimit të Vlerësimit te Rreziqeve dhe Planeve për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku pas një pune njëvjeçare ishte përfunduar vlerësimi i parë i rreziqeve në nivel vendi, i hartuar nga përfaqësuesit e Institucioneve të Republikës së Kosovës e që bartës ishte Departamenti i Menaxhimit Emergjent – tani Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Pas kësaj, në vitet 2009-2010, u hartuan edhe dy dokumente bazike të domosdoshme për menaxhimin me sukses të të gjitha fatkeqësive – Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Emergjencave (SIME) dhe Plani i Reagimit Kombëtar(PRK). Në hartimin e të gjitha këtyre dokumenteve kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe Kryqi i Kuq si OJQ.

Në mes hartuesve kishte një marrëveshje sidomos në Planin e Reagimit Kombëtar që FSK-ja të angazhohej si reagues i dytë (model i ushtrive të vendeve demokratike), pra si forcë ushtarake në ndihmë strukturave civile, natyrisht pasi të shteren kapacitetet lokale dhe regjionale ose ne ndonjë rast specifik – në mungese të njësive të specializuar, kur ka nevojë për reagim të tillë.

Kështu qëndron edhe në Planin e Reagimit Kombëtar, ku FSK-ja mbulon Funksionin Mbështetës Emergjent–Xhenion.

Çka ndodh në realitet?

Kuvendet komunale, duke mos qenë të përgatitura të menaxhojnë situata fatkeqësish, duke mos bërë Vlerësim të Rreziqeve dhe Plane Operative Emergjente, marrëveshje mirëkuptimi me komunat fqinje, duke mos i përfshirë resurset e sektorit privat në Planifikim, si dhe duke mos pas njohuri dhe përvojë në Vlerësimin e Situatës dhe Menaxhim Emergjent, menjëherë kërkojnë ndihmën e FSK-së ose shpallin gjendje të jashtëzakonshme!

FSK-ja, e prirë nga misioni (ndërkombëtar) që ka për të reaguar në situata emergjente për të mbrojtur dhe shpëtuar qytetarët e Kosovës, herë me qëllimin më të mirë e herë për dukje formale (që është krejt normale për një ushtri), shkel Planin e Reagimit Kombëtar, planin që edhe vet ishte pjesëmarrëse në hartimin e tij!

Me Planin e Reagimit Kombëtar, Koordinator i menaxhimit të incidenteve me karakter Kombëtar, deri ne shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme nga Presidenti, është: Ministria e Punëve te brendshme (Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Incidenteve – KNMI), gjegjësisht Ministri i Punëve të Brendshme.

Sa i përket dokumenteve bazike, SIME-së dhe PRK-së, mund të pohoj se për të dyja këto dokumente Ministria e Punëve te Brendshme – Agjencia e Menaxhimit Emergjent – si bartëse e Hartimit të tyre, ka organizuar në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri. trajnime njohëse javore, ku kanë marrë pjesë të gjitha institucionet dhe reaguesit e të gjitha niveleve, si: Ministritë, Agjencitë, Kuvendet Komunale, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit e Kosovës, Shërbimet Emergjente Mjekësore, Kryqi i Kuq etj… në mënyrë që të njihen sa më mirë (dhe t’i implementojnë menjëherë dhe në çdo fatkeqësi ku involvohen dy apo me shumë institucione), Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave dhe Planin e Reagimit Kombëtar.
Për t’u jetësuar në mënyrë të suksesshme këto dy dokumente, natyrisht se duhen ushtrime gjithëpërfshirëse, që nga niveli lokal e deri te ai qendror dhe me skenarë jo vetëm te fatkeqësive natyrore por edhe të akteve terroriste, për të parë, testuar dhe përmirësuar koordinimin ndërqeveritar si dhe reagimin e agjencive të ndryshme së bashku.

Për të mos e ngarkuar FSK-në me detyra të nivelit lokal dhe për t’i lënë vendin e merituar si forcë ushtarake, Kosovës i duhet që të ngritë kapacitetet Menaxhuese dhe reaguese brenda Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, si dhe në institucionet tjera në nivelin lokal dhe qendror, sidomos me njësi të specializuara të Kërkim Shpëtimit Urban.

(Autori është udhëheqës i Divizionit të Analizave dhe Planifikimit Emergjent në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent – Ministria e Punëve të Brendshme)

Në trend

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kalo në kategori