LAJMI I FUNDIT:

Strukturat paralele të ASK-së

Është e paqartë mënyra se si ka nisur dhe se si po zhvillohet programi (nëse ka program ose nëse mund të quhet program) për riorganizimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo paqartësi vjen në mungesë të hapjes së këtij programi kundrejt një transparence të domosdoshme dhe të nevojshme që ky riorganizim, ky program, të jetë i suksesshëm, drejt prodhimit statistikor të të dhënave të besueshme.

Ka dhjetëra e dhjetëra punëtorë që janë të pranishëm fizikisht në ASK tash e sa vjet, që nuk janë punëtorë të ASK-së por që punojnë nën emrin e ASK-së dhe që paguhen në emër të ASK-së. Ka dhjetëra e dhjetëra punëtorë që punojnë në ASK, por që i kanë ndërruar vendet ose pozitat e tyre të punës ndërkohë, kur kanë dashur dhe si kanë dëshiruar. Pra, punojnë diçka tjetër ndërsa në kontratat e tyre të punës shkruan krejt diçka tjetër.

Ka dhjetëra e dhjetëra punëtorë në ASK që e kanë ndërruar pozitën e punës për interesa krejt personale për përfitime të majme financiare dhe aspak profesionale. Edhe një herë, këta njerëz-punëtorë vazhdojnë të shpenzojnë dhe shterojnë buxhetin e ASK-së.


Arsyeja që po shkruhen këta rreshta është që të vihet një shënim lidhur me pakënaqësinë lidhur me këtë proces, lidhur me riorganizimin e ASK-së. Unë jam, si individ dhe punëtor në ASK, kërkuesi më i madh i këtij riorganizimi, por kam drojë që rruga dhe kushtet nën të cilat ka filluar ky riorganizim të mos kenë qëllimin e “riorganizimit” por rehatimin e strukturave paralele në ASK.

Këtu nuk është fjala për strukturat paralele serbe, por për strukturat e njerëzve që kanë ardhur të punojnë në ASK pa konkurs, pa procedim të mirëfilltë të nevojës së tyre, pa konsultim paraprak të brendshëm, si dhe të njerëzve që kanë ndërruar pozitat e punës për arsye personale-financiare, pa i përfillur të njëjtat kritere dhe kushte.

Vërejtja është që riorganizimi, i këtillë, ka për qëllim rehabilitimin e kësaj strukture njerëzish-punëtorësh nën një ndërmarrje dhe gjendje normale. Asgjë më shumë. Pra, krimi në ASK do të vazhdojë, por në gjendje normale.

Një dukuri tjetër që e përçon këtë krim është forma dhe mënyra se si janë vlerësuar punëtorët në ASK. Vetëm në fizikun e formularit të vlerësimit do të gjeni dallime, e lërë më në përmbajtjen e tyre. Rasti i vlerësimit të shumicës së punëtorëve të ASK-së është drastik.

Nëse niseni të vlerësoni punën e punëtorëve të ASK-së për qëllime të riorganizimit, në bazë të vlerësimeve të punës së tyre të bërë nga drejtorët e departamenteve përkatës, atëherë secili vendim do të jetë i gabueshëm. Sepse, vlerësimet e punës së punëtorëve të bëra nga ana e kryeshefit dhe e drejtorëve nuk janë reale, nuk janë në përputhje me realitetin, nuk përkojnë me punën e bërë të kryer të shumicës së punëtorëve.

Derisa, në anën tjetër, punëtorët që kanë ardhur në ASK pa konkurs, si dhe punëtorët që i kanë ndërruar pozitat e tyre të punës, do të kenë vlerësim pozitiv të lartë deri në qiell.

Në vendet me zhvillim normal, nën sistem demokratik ose çfarëdo sistemi tjetër politik, menaxherët e tillë do të përfundonin në burg dhe do t’u konfiskohej pasuria. Sepse këto zhvillime, tash e sa vjet në ASK, kanë qenë zhvillime pirateske të ndërmarra individualisht nga disa kryeshefë paraprak të ASK-së, në bashkëveprim me disa drejtorë të departamenteve të ASK-së.

Nga një qasje pragmatike dhe administrative, këto veprime mund të cilësohen si keqpërdorim i zyrës dhe i vendit të punës.

Sidoqoftë, veprimet e tilla kanë çuar në degradimin e institucionit të ASK-së, kanë çuar në degradimin dhe uljen e besimit në Qeverinë e Kosovës, kanë çuar në degradimin dhe përçarjen e PDK-së në pushtet, por kanë çuar edhe në degradimin dhe mosbesimin në statistikat e prodhuara.

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori