Marrëveshja, si një mundësi për integrimin e Kosovës në BE
Omar Bakri Abuharaz, një gazetar dhe kolumnist sudanez në gazetën e vendit “Sudan vision daili”, këtyre ditëve duke i trajtuar raportet e acaruara ndërmjet Sudanit dhe Sudanit Jugor, i cili ky i fundit vitin e kaluar ishte pavarësuar, fillon me një tregim shumë interesant për serbët: “Një serb me gruan dhe fëmijët, i cili jetonte në një qytet të vogël bënte një jetë të mirë, ndërsa komshiu i tij, i cili ishte i racës tjetër jetonte në një shtëpizë tjetër me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Si njëri, por edhe tjetri jetonin nga një lope që kishin në pronësi. Ky serbi, çdo mëngjes e milte lopën, ndërsa gruaja e tij e bënte gati qumështin nëpër shishet e plastikës. Ai më pas, merrte biçikletën dhe e dërgonte qumështin në qytetin më të afërt për ta shitur në mënyrë që të blejë gjësende tjera për jetesë. Dhe një ditë këtij i kishte ardhur Engjëlli për t’i lajmëruar se do t’ia plotësonte çdo dëshirë që kishte. Engjëlli e pyeti çfarë dëshironte më shumë, ndërsa ai kishte shfaqur dëshirë që komshiut të tij t’i ngordhte lopa. Engjëlli, në formë shqetësuese e kishte pyetur se mos vallë kjo e bënë të lumtur, ai ishte përgjigjur se dëshironte që komshiun ta bënte të vuante”.
Çuditërisht, ky tregim edhe pse i dedikuar për raportet e dy popujve sudanez, të parët mysliman, ndërsa të dytët katolikë dhe krizës nëpër të cilën po kalojnë, sidomos pas pavarësimit të Sudanit Jugor, dhe pa ndonjë ksenofobi, apo urrejtje kjo mund të shërbehet edhe si pretekst për raportet e Serbisë dhe Kosovës, si gjatë së kaluarës, por edhe të tanishmes.
Politika e Beogradit, pas 12 vjet të çlirimit të Kosovës dhe 4 vjet të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka arritur që sado kudo të relativizojë rolin e saj në rajon duke u shndërruar nga xhelati në viktimë dhe të nxjerrë favore në skenën ndërkombëtare, duke iu dhënë statusi i vendit për kandidat në BE. Kjo është arrit pas marrëveshjes së Brukselit mbi praninë e rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe fusnotën nën emrin e Kosovës si zgjidhje e përkohshme, kompromis që kishte bërë Kosova si kusht për inkuadrim në struktura dhe mekanizma të ndryshëm evropian. Nuk ka dyshim se kjo marrëveshje nuk është ideale për Kosovën, por momentalisht ishte zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e përkohshme.
Politika serbe edhe pse në formë ka ndryshuar, mirëpo në esencë është ende duke krijuar probleme, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë dhe po tenton të dominojë edhe në rajon. Synimet hegjemoniste të politikës serbe nuk kanë të ndalur, edhe pse tashmë mundësitë janë të tjera. Kjo politikë me gjithë fuqinë e saj ende vazhdon të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe po bëhen përpjekje të shumta që ky shtet të ketë vështirësi të ndryshme në funksionimin e tij. Po ashtu, politika serbe duke instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë gjithnjë shfaqet si paravan destruktiv dhe jo si një urë lidhëse për përmirësim të raporteve.
Kjo politikë destruktive e Serbisë dhe për fat të keq e mbështetur edhe nga disa shtete jodemokratike, si Rusia, Kina, Brazili, India, pastaj 5 shtetet e BE-së, të cilat janë vegla të boshtit lindor, si dhe disa shtete të botës mbështetëse të këtij boshti kishin iniciuar që të ketë një dialog dhe të arrihet një marrëveshje çfarë ishte arritur këtyre ditëve në Bruksel.
Beogradi duke jetuar në përpjekjet e destruktivitetit politik me fqinjët e saj kishte shpallur fitoren e saj, sidomos me fuqizimin e Rezolutës 1244, e cila de fakto kishte vdekur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, euforia e Beogradit do të jetë e shkurtër dhe për konsum zgjedhor, sepse realiteti i krijuar në Kosovë nuk do të mund të zhbëhet me asnjë rezolutë. Përkundrazi, kjo marrëveshje Kosovës i hap dyert nëpër shumë organizata të ndryshme evropiane, në të cilat Kosova deri më tani nuk kishte marrë pjesë, por edhe për investime më të mëdha ekonomike.
Beogradi e di shumë mirë se Kosova është një toponim tashmë i harruar për te, por në këmbim të saj po kërkon benefite të ndryshme nga faktori ndërkombëtar, sikur kjo e dhënie së statusit për anëtarësim në BE. Kosova tashmë një pjesë të sovranitetit të saj e ka lidhur me BE dhe statusi i saj është i garantuar, ndërsa Serbia shumë shpejt do të bartë sovranitetin e saj këtij mekanizmi. Këtë e dinë politikanët serb, por manipulimi dhe mostransparenca ndaj qytetarëve të vet është e madhe për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen më vonë. Në projektin e BE nuk do të ketë shtete sovrane, por të gjitha shtetet do të jenë të kontrolluar dhe mbikëqyrura nga ky mekanizëm. Faktet më të mira po shfaqen me krizën në Greqi, Portugali, Itali, etj, të cilat shtete tashmë janë në prag të kolapsit ekonomik për shkak të borxheve që kanë dhe vetëm BE-ja mund t’i garantojë dalje nga kjo krizë.
Prandaj, kjo marrëveshje do të shërbej që BE-ja në të ardhmen të ketë nën kontroll të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit që kanë për synim këtë mekanizëm se nuk do të tolerohen politikat e tyre nacionaliste dhe destruktive dhe të gjitha këto do të sillen sipas parimeve të përbashkëta. Filozofia e integrimit dhe bashkëpunimit është e vetmja rrugë e mundshme për perspektivën e së ardhmes së rajonit dhe jo filozofia e izolimit dhe nacionalizmi primitiv. Përfaqësimi i këtyre vlerave nën orbitën e ashtuquajtur BE do të ç’tensiononte kompleksivitetin e raporteve të vendeve të rajonit të Ballkanit, por edhe të Kosovës dhe Serbisë.
Në fund s’ka si mos të citohet edhe njëherë publicisti dhe kolumnisti sudanez Abuharez, i cili në fund të shkrimit të tij fton dy popujt e dy shteteve sudaneze që të zhvillojnë dialog konstruktiv duke iu shmangur urrejtjes dhe vuajtjeve, por duke përqafuar parimeve sentimentale e idealiste të një shoqërimi, apo fqinjësie të mirë e të përhershme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?