Serbia, shkollë e krimit në Ballkan
Pykat aktive serbe për destabilizim në Ballkan
Po të shikohet mirë realiteti në Ballkan do vërehet çartë se politika serbe nuk ka ndryshuar që kur pat ardhur vozhdi në pushtet. Serbia edhe më tutje financon dhe përkrah drejtpërdrejt ngritjen e tensioneve në të gjitha vatrat potenciale të konflikteve në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.
Kosova që nga mbarimi i luftës në vitin 1990 nuk është lenë e qetë nga veprimtaria destabilizuese armiqësore serbe, jo vetëm në veri, por në gjithë territorin.
Kur flitet për Bosnjën, nuk nevojitet asnjë koment, kur dihet se si ky shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtar i OKB-së realisht nuk funksionon. Bosnja faktikisht shihet në skenën ndërkombëtare vetëm përmes deklaratave të Dodikut i cili drejton krijesën ‘Republika Serpska’, që është produkt i gjenocidit serb mbi boshnjak.
Malin e Zi, Serbia e mban në shënjestër përmes veprimit direkt destabilizues të Kishës Ortodokse Serbe. Veprimeve kriminale të KOS-it në këtë republikë nuk u shihet fundi dhe ai shfaqet në skenë sipas nevojës së Beogradit.
Në Maqedoni, Serbia përdorë formulën e saj tashmë të njohur. Ajo fut duart për destabilizim kudo që ka një mundësi. Kjo tash shihet në terrenet sportive ku kori maqedono-serb, fyen shqiptarët brenda e jashtë kësaj republike.
As Kroacia nuk mund të thuhet se ka mbetur jashtë agjendës së aktivitetit të organizuar serb. Kjo dëshmohet edhe nga arrestimet e fundit të disa prej krimineleve me të njohur serb në territorin kroat.
Me Kroacinë, Serbia ende ka të hapur edhe çështjen e demarkacionit të kufirit në rajonin e Vojvodinës që ruhet për kohë më të mira për Beogradin.
Megjithëse në Hagë janë gjykuar urdhëruesit serb të krimeve atje, Serbia nuk është dënuar si shtet,përkundrazi ajo është shpërblyer duke mbetur trashëgimtare e ish RSFJ-së
Çdo shërbim i inteligjencës i cilit do shtet, që sot bashkëpunojnë me INTERPOLIN, e di mirë se Serbia është çerdhe e krimit, e krimineleve dhe organizatave fashiste.
Serbia sponsorizon shumë aktivitete kriminale në Evropë dhe botë, që nga droga, armët, trafiku me qenie njerëzore, deri te pjesëmarrja aktive në konflikte të ndryshme ndërkombëtare etj. Strukturat e organizuara kriminale në Serbi si vrasës mercenar ishin dhe janë prezent si në Libi, në Egjipt ,në Siri, faktikisht në shumicën e vendeve Arabe, gjithandej ku ka trazira dhe mundësi potenciale për to.
Gjykata e Hagës dhe faktet për krime
Në Hagë janë gjykuar urdhëruesit serb të krimeve, por jo edhe projektuesit e planeve shfarosëse dhe vrasësit e vërtetë të cilët ende jetojnë të lirë
Njohësit e mirë të historisë së Ballkanit e dinë mirë se Serbia kurrë nuk zhvilluar dhe nuk ka fituar betejë ushtarake.
Serbia, pjesën më të madhe të Ballkanit e ka mbajtur të pushtuar vetëm përmes terrorit mbi popullatën e pa mbrojtur civile, pjesëtar të etnive jo serbe.
Serbia në vend se të kërkojë falje për krimet monstruoze mbi boshnjakë, shqiptarë e kroatë ajo ende mohon të këtë bërë krime.
Të gjitha shtetet e civilizuara kanë sanksionuar me ligj mohimin e gjenocidit, ndërsa Serbia mohon te këtë kryer krim e gjenocid , madje edhe në Srebrenicë, për çka edhe është dënuar.
Serbia zhvillon maskarada gjykimesh të individëve për krime lufte, ndërsa ,asnjë nga vrasësit e vërtetë serb nuk gjendet në burg.
Të gjithë popujt e Ballkanit, me gjithë përjetimet dhe vrasjet mizore nga serbët shfaqen gatishmëri për te vazhduar jetën në fqinjësi të mirë me Serbinë,por ajo nuk u përul një herë para aq shumë krimesh që ka bërë.
Edhe një Gjermani e fuqishme gjeti forcë të kërkojë falje për krimet naziste, ndërsa Serbia vazhdon të vras për se dyti të gjitha viktimat e luftës së fundit duke mohuar edhe vetë faktin se po ajo vetë është shkaktare e gjithë asaj tragjedie
Megjithëse Serbia kishte ngritur kampe përqendrimi , kishte pushkatuar pa asnjë arsye mijëra civil pa dallim moshe e gjinie,kishte fshehur gjurmët e krimit dhe kufomat, ndërsa mediet e saja nuk e treguan kurrë të vërtetën, para auditorit të vetë.
Megjithëse dihet mirë se mbi 800 mijë trupa serbe kryen krime mizore në Kroaci, Bosnje e Kosovë, Serbia nuk u shpall shkaktare dhe pjesëmarrëse direkt (megjithëse dihej mire nga të gjithë) në këto krime dhe përgjegjësia u kualifikua si individuale nga GJND-ja.
Sot, prokurorët serb Vekariq e Vukqeviq në vend që të merren seriozisht me hapjen e varrezave masive në Serbi, ata ende vazhdojnë të akuzojnë kroatët,boshnjakët e shqiptarët për gjoja krimet që ata kanë bërë.
Jo vetëm Vekariq e Vukqeviq por edhe qindra shokë të tyre e dinë mirë ku treten mijëra të zhdukur në luftën e fundit.
Serbia, këto ditë, edhe me dokumente, edhe një herë u gjend përball krimit të saj mbi shqiptarët në Burgun e Dubravës.
Serbia edhe me tej ushqen krimin
Te gjitha zhvillimet e sotme në Ballkan dëshmojnë se Serbia ende nuk ka hequr dore nga krimi mbi etnitë tjera. Themeluese dhe zbatuese e kësaj shkolle,ishin dhe mbeten akoma Kisha Ortodokse Serbe dhe ASSHA. Megjithëse bota po jeton kohen e internetit, Serbia vazhdon të shkollojë breznitë e reja me gjuhën e krimit me të cilën është udhëhequr gjatë gjithë historisë së saj. Është për t’u habitur se si Evropa ende vazhdon politikën e ledhatimeve dhe të tolerancës ndaj krimit serb.
Serbia ende ushqen gënjeshtrën e saj shekullore. Për te, ajo që quhej Jugosllavi ishte Serbi dhe po me ato ëndrra ajo u pranua fatkeqësisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Askush deri sot nuk e dha edhe një shpjegim real se Jugosllavia ashtu çfarë ishte formuar, asnjëherë realisht nuk do te duhej të trashëgohej nga Serbia. Vetë nocionin Serbi, çfarë ka qenë dhe çfarë është sot, askush nuk e kontestoi me argumente siç do të duhej, dhe çka është me keq, edhe popujt ballkanas që fituan pavarësinë, nuk u përpoqën fare të demaskojnë shkollën serbe të krimit,me të cilën u infektuan brezni të tëra në Ballkan.
Fatkeqësisht, edhe 13 vjet pas mbarimit te luftës, askush nga ata që përjetuan krimet serbe nuk bëri atë që duhej bërë për të demaskuar krimet serbe në vazhdimësi. Serbia po rehabilitohet përditë, pa korrigjuar asgjë nga e kaluara dhe me gjuhë e fjalor të njëjtë, me të cilin i parapriu kasaphanës në Ballkan. Numri i demokratëve serbë, edhe sot në shekullin 21, është i pamjaftueshëm për ndryshime reale në këtë vend.
Integrimet duken utopi
Integrimet evropiane duken utopi me Serbinë fashiste përbrenda Evropës. Kur 22 shtete të BE-së kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk ka asnjë arsyetim dhe shpjegim mos pranimi i shtetit tonë nga pesë anëtare të tjera të kësaj organizate.
Spanja kot jeton në iluzione se, duke mos pranuar Kosovën e pavarur, mund ta pengoj lirinë e Katalonisë.
Greqia qëndron edhe me keq me të gjitha problemet, duke shpresuar se përmes bashkimit iluzionist të Qipros do ta ruaj edhe integritetin virtual të Serbisë apo nuk do të njoh asnjë herë problemin çam brenda saj.
Qiproja greke e di mirë se kurrë më nuk do të mund të vras turq pa u dënuar dhe pa e ditur gjithë Evropa. Ai problem është shkaktuar po nga gjenocidi grek mbi turqit etnik dhe nuk ka të ngjarë që historia të kthehet prapa.
Sllovakia duhet të bindet se nuk e ka njohur mirë historinë serbe të Ballkanit dhe të lexojë më shumë se predikimet e Kishës Ortodokse Serbe, për Kosovën. Sllovakia duhet të mbaj mend mirë për shumë kohë vetë qëndrimin e Vaclav Havelit për Kosovën .
Megjithëse Rumani historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me shqiptar,problemi hungarez brenda kufijve aktual të saj nuk e lenë të qetë. Me drejtuesit aktual rumun të korruptuar direkt nag Serbia zor se mund të ketë ndryshime për një kohë.
Kufijtë e Serbisë me fqinjët
Nëse Bashkimi Evropian ka përcaktuar në mënyrë precize kriteret e aderimit për secilin shtet, në rastin e Ballkanit në tersi, tash për tash shumëçka nuk është e qartë.
Vetëm rastet e Polonisë dhe Çekisë lidhur me kufijtë flasin shumë. Madje edhe vetë Gjermania u deshtë të njoh kufijtë polak të pasluftës së Dyte Botërore, kufij te cilët nuk kishin qenë asnjëherë më parë. Është për tu habitur si BE-ja i lejon Serbisë të bisedojë për kandidaturë kur ajo haptazi nuk njeh as kufijtë aktual as me Kroacinë, as me Bosnje e Hercegovinën as me Kosovën, as me Malin e Zi.
Është për keqardhje pse Bashkimi Evropian, por edhe federata të ndryshme ndërkombëtare të sportit ende nuk ndërmorën asnjë masë serioze ndëshkimore ndaj federatave të ndryshme të sportit të Serbisë, megjithëse grupe kriminale naziste serbe shkaktuan incidente të rënda nëpër shumë vende të Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale