Kosova në udhëkryqet e zhvillimit ekonomik
Jetojmë në një periudhë kohore kur e gjithë bota kalon nëpër sfida të mëdha ekonomike dhe politike. Shoqëritë dhe vendimmarrësit politik po diskutojnë për rrugëdalje nga ky kaos i madh i krijuar.
Shoqëria jonë ka hapur shumë debate me arsye për sfidat që i ka e ardhmja e Kosovës. Ajo i ka parë me shqetësim rrokullisjet e mëdha ekonomike-politike që po kalon Evropa. Askush nuk mund të qëndroj indiferent në këtë vorbull.
Situata e vështirë financiare që i ka kapluar shumë vende të ndryshme të botës, e në veçanti disa shtete të rajonit duhet të jetë alarm i fuqishëm edhe për shoqërinë tonë, e me theks të veçantë, klasën tonë politike. Si do të përballemi ne me këto sfida të rënda? Sa jemi të përgatitur që t’i tejkalojmë këto vështirësi? A mund të ndërtojmë minimumin e konsensusit politik për ndërtimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Kosovës?
Ne kemi nevojë për hapjen e debateve në shumë fusha, por në radhë të parë në ato lëmi të cilat hyjnë në funksion të së ardhmes progresive të Kosovës. Debatet hapin shumë horizonte, vendosin shumë pikëpyetje, sjellin shumë dilema, por krijojnë edhe mundësi që të zvogëlojmë gabimet në vendimmarrje.
Jemi dëshmitar të një debati shumë të gjatë për sektorin energjetik në Kosovë. Ekonomia jonë e re është duke kaluar neper plot sfida, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Mungesa e furnizimit te rregullt me energji, problemet me tarifa të larta bëjnë që vendi jonë të humb shumë në rrafshin ekonomik. Kështu që prodhimet tona, edhe ashtu të pakta, nuk mund të jenë konkurrente në tregjet ndërkombëtare.
Ekonomisë tonë i nevojitet furnizim i rregullt dhe stabil me energji elektrike. Vendit i duhet një zhvillim dinamik në fushën e ekonomisë në mënyrë që të arrihen objektivat për të qenë pjesë e strukturave euroatlantike. Studimet e bëra rezultojnë me kërkesë në rritje të energjisë me mbi 6-7% në vit. Duke ju referuar Strategjisë së Energjisë së Kosovës janë dy skenarë që mbizotërojnë nivelin e kërkesës, ai i mesëm dhe i lart.
Sipas skenarit të mesëm të kërkesës për energji parashihet rritje e kërkesës në industri dhe shërbime deri në vitin 2018 në 6,939GWh/vit, kjo e shoqëruar me ngarkesë maksimale prej 1,543MW të sistemit elektro- energjetik. Në këtë skenar të kërkesës janë supozuar reduktime graduale deri në masën 5% të humbjeve komerciale.
Ndërsa sipas skenarit të lart konsumi në vitin 2018 parashihet të jetë 7,431GWh/vit, kjo e shoqëruar me ngarkesë maksimale prej 1,671MW(shih Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2009-2018). Nga master plani i energjisë elektrike rezulton se Rajoni i Ballkanit do të ketë nevojë për 20,000MW fuqi të re të instaluar si dhe për rehabilitimin e 5,000GWh të gjenerimit ekzistues.
Këta dy skenarë tregojnë se sa urgjent është ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese nga linjiti, duke i marr në konsideratë gjithashtu të gjitha burimet tjera alternative. Janë jo profesionale hipotezat e hedhura kohët e fundit nga disa organizata vendore dhe ndërkombëtare se linjiti që e posedojmë ne paraqet shkallë të lartë të rrezikshmërisë për qytetaret tanë.
Studimet që janë bërë nga institucionet e thirrura shkencore, sidomos nga INKOSI dhe mostrat e linjitit të dërguara në institutet më të njohura në Gjermani, tregojnë se linjiti ynë përmban metale të rënda brenda standardeve të lejuara ndërkombëtare. Gjithashtu me teknologji të reja edhe NOx mund të izolohet tërësisht ndërsa imitimi i CO2 mund të reduktohet në masë të madhe, shumë larg gjendjes së centraleve ekzistuese.
Kosova duhet të marr mësim nga shembulli i Gjermanisë dhe kompanive të saj respektive të cilat e përdorin linjitin si bazë të fuqishme për gjenerimin e energjisë elektrike, ndonëse marrin në konsideratë edhe burimet tjera të ripërtërishme.
Komiteti Drejtues si organ ekzekutiv dhe Zyra e Projektit ‘Kosova e Re” si organ teknik kanë dështuar plotësisht në hapjen e debatit cilësor me qytetarët e Kosovës për të shpjeguar rëndësinë e këtij sektori për progresin ekonomik të vendit. Këto dy institucione kanë heshtur tërësisht dhe kanë krijuar konfuzitet të plotë në opinionin e përgjithshëm në Kosove duke ju shmangur do komunikimi me qytetarin tonë, krejtësisht të natyrshëm për projekte të natyrës dhe madhësisë së tillë.
Nga ana tjetër disa kompani të rajonit të cilat mbajnë monopolin e tregtisë me energji drejt Kosovës janë duke i nxitur shumë akter vendor dhe ndërkombëtar që Kosova të mbetet edhe më tutje vend i importit të energjisë elektrike dhe vazhdimisht përmes kësaj forme ta mbajnë Kosovën ekonomikisht dhe politikisht të varur dhe jo stabile.
Që nga fillimi ka pasur pretendime nga disa këshilltar të Bankës Botërore se Kosovës nuk i duhen kapacitete te reja energjetike, se kompania Gazprom mund të jetë zgjidhje për këtë pjesë të Ballkanit, prandaj edhe për Kosovën. Një teori e përçudshme e lindur kohën e fundit se 1MWh i prodhuar nga thëngjilli në Kosovë kushton më shtrenjtë se ai në vendet e rajonit tregojnë se sa të paqëndrueshme janë këto teori të propaganduara nga disa organizata të caktuara në Kosovë dhe jashtë saj.
Institucionet përgjegjëse për politikat e sektorit në Kosovë, urgjentisht duhet të fokusohen në adresimin e të gjitha çështjeve të hapura të energjisë dhe minierave si dhe të absorbojnë modelet më të mira të shteteve Europiane për këto sektorë e në veçanti atë të Gjermanisë, si një shembull i shkëlqyer dhe i afërt i përdorimit të linjitit në mënyrë dashamirëse ndaj ambientit dhe në funksion të zhvillimit ekonomik.
Institucionet tona duhet të ndërtojnë këshillin nacional për energji dhe miniera me ndihmën e USAID-it dhe Komisionit Evropian përmes të cilit do të siguronin gjithëpërfshirje të akterëve të ndikuar si dhe të rishqyrtojnë tërësisht pakon energjetike, statusin e procesit dhe të vendosin planin dinamik që duhet ndjekur në këto dy sektorë themelore, për të siguruar kështu të ardhme më premtuese ekonomike të vendit tonë.
(Autori është ish-ministër i Energjisë dhe Minierave të Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër