Eurofilët dhe Euroskeptikët e Ballkanit
Ëndrra dhe realiteti evropian janë dilema që vazhdojnë të mbajnë peng ballkanasit. Ëndrra evropiane u akceptua me të madhe që pas luftërave dhe tranzicioneve të fillim viteve të 90-ta, dhe pothuajse në mënyrë plebishitare të gjithë e dëshironin demokracinë, vlerat evropiane dhe braktisjen e sistemit traumatik monist. Beteja midis eurofilëve të post – tranzicionit që shohin ëndrrën e yjëzimeve evropiane dhe e euroskeptikëve vazhdon edhe më tej, derisa Bashkimi Evropian akoma nuk ka ndërtuar një strategji të mirëfilltë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, një rajon që gjithnjë e më shumë në kartën evropiane shihet si një pikë e zezë dhe vatër e krizave të herëpashershme.
Pavendosshmëria e BE-së për Ballkanin Perëndimor apo taktizimet diplomatike dhe më shumë deklarative impresionuese përbëjnë një lojë me një kosto të lartë dhe sprovë, të cilën gjithmonë e ka humbur BE, duke mos u treguar si një organizim serioz. Roli dhe sfidat e BE-së në historinë më të re të Ballkanit gjithmonë kanë rezultuar me dështime, se sa me suksese.
Në samitin e Royaumont në vitin 1996, Bashkimi Evropian, nën presidencën franceze të BE-së, morri iniciativën e parë e cila kishte për qëllim të sillte paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë te Evropës, respektivisht të mbështeste implementimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Pas një viti, Këshilli i Përgjithshëm i Çështjeve miratoi një Qasje Rajonale (Regional Approach) me qëllim krijimin e kushteve politike dhe ekonomike për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet e këtij rajoni.
Por edhe përskaj këtyre nismave, marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor ishin shumë të varfra. Për ta eliminuar këtë ankth në vitin 1999, Komisioni Evropian projektoi Procesin e Stabilizim Asocimit, si një kornizë e re për të garantuar dhe mbrojtur reformat në Shqipëri, IRJM, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë në Republikën Federale të Jugosllavisë (në atë kohë Serbia dhe Mali i Zi), dhe gjithashtu në Kosovë si territor i cili ishte nën Protektoratin e Kombeve të Bashkuara.
Pas gjithë këtyre viteve dora e Bashkimit Evropian është dukur kudo në Ballkan duke investuar për demokratizimin e këtij rajoni për të krijuar një stabilitet ekonomik, institucional si dhe për të zhvilluar tregun e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik.
Kanë kaluar aq vite, janë bërë se e sa investime nga Bashkësia ndërkombëtare dhe sikur ky rajon ka ecur prapa me kohën. Në këto vende ende nuk kemi një lidership të përgjegjshëm, ndërsa mungojnë reformat në jurisprudencë, administratë publike, luftimin e korrupsionit etj. Ndërkaq, procesi i stërzgjatur, rruga e gjatë për në BE ka bërë që pak a shumë të shtohet numri i euroskeptikëve të cilët mendojnë se vendet e tyre do jenë gati për në BE, atëherë kur nuk do të kenë nevojë për BE-në. Ata nuk dëshirojnë të bartin pjesë të sovranitetit shtetëror në politikat e përbashkëta të Unionit të cilat i konsiderojnë si të dështuara.
Kroacia i tha ‘PO’ BE-së
Ditë më parë qytetarët e Kroacisë u deklaruan lidhur me anëtarësim ose jo në Bashkimin Europian dhe dalja në këtë referendum ka qenë rreth 45 për qind të votuesve. Mbi 60 për qind kanë votuar pro hyrjes në këtë organizatë supranacionale, ndërsa 34 për qind kundër.
Rezultatet janë zhgënjyese, nëse merret parasysh dalja shumë e vogël në votime dhe përqindja jo e vogël e euroskeptikëve. Më së shumti “eurofil” janë evidentuar në rrethin e Varazhdinit, ku 70.62 për qind të votuesve janë shprehur “PRO”, ndërsa më së paku janë në rrethin e Splitit, 59.10 për qind. Sipas të dhënave, në rajonin e Dalmacisë dhe rrethin e Splitit, janë evidentuar më së shumti “euroskeptik”, 40.29 për qind, ndërsa nga kjo kategori më së paku janë të evidentuar në rajonin e Likës dhe rrethin e Senjit, 29.27 për qind.
Një ditë para mbajtjes së referendumit në Zagreb pati edhe protesta. Rreth 1000 kundërshtarë të anëtarësimit të Kroacisë në BE protestuan duke u përleshur më vonë me policinë. Protestuesit, shumica prej të cilëve nacionalistë, veteranë të luftës e protestues të krahut të djathtë, provuan ta largonin një flamur të Bashkimit Evropian. Policia arrestoi tre persona, ndërsa u bë e ditur se protestues janë lënduar. Liderët kroat dhanë arsyetimin se kroatët janë lodhur nga bisedimet e gjata dhe të vështira për pranim në BE.
Shqiptarët e duan BE-në më shumë se maqedonasit
Sipas anketave të fundit , mbi 95 për qind e shqiptarëve në Maqedoni janë pro integrimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa numri i eurofilëve maqedonas është më i vogël gjegjësisht mbi 70 qind. Përderisa shqiptarët mendojnë se të anëtarësuar në BE-së do t’i realizojnë të drejtat e tyre, maqedonasit frikohen se do humbin emrin kushtetues dhe dominimin absolut ndaj komuniteteve jo maqedonase në këtë shtet etnocentrik. Ndërkaq, një faktor tjetër është edhe procesi i stërzgjatur i anëtarësimit të vendit në BE.
Liderët shqiptarë bëjnë politik duke u paraqitur si pro-evropian, ndërsa liderët maqedonas hapur deklarohen se emrin e shtetit nuk e japin as për hyrje në BE e NATO. Fjalimet nacionaliste të kryeministrit maqedonas dhe viza e kuqe që ai disa herë i ka vendosur Bashkimit Evropian dhe NATO-s, tregojnë qartë se sa kohë të jetë ai, nuk do të ketë zgjidhje të çështjes së emrit dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as BE dhe NATO për Maqedoninë.
Kosovarët dhe Proamerikanizmi
Shtetasit kosovar identifikohen si pro amerikanë, për faktin se amerikanët kanë qenë faktorët kryesorë në krijimin e shtetit të Kosovës. Sipas sondazheve të fundit popull më pro-amerikanë se shqiptarët vështirë se mund të gjendet diku në botë, ndërsa për evropianët ekzistojnë një lloj dyshimi, kjo për faktin se Brukseli vazhdon të shprehë rezerva ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe kjo më së miri dëshmohet nga mos njohja e pese shteteve anëtare të BE-së, si dhe sjellja e fundit e misionit të EULEX-it ndaj intervenimit të institucioneve të Kosovës në veri, më qëllim vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Përderisa Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën, kosovarët do të vazhdojnë të mendojnë se Evropa nuk ofron përkrahje maksimale për ta, ndërsa vazhdon ta përkëdhel Beogradin zyrat.
Evropianizimi – Pro et Contra
Nëse analizojmë 12 shtetet e reja të cilat u anëtarësuan në periudhën kohore 2004-2007 duket qartë se të gjitha këto vende kanë përfituar maksimalisht dhe nuk janë ankuar pse u bënë pjesë e kësaj familje. Shtetet e reja anëtare menjëherë kanë shënuar rritje ekonomike dhe atë më shpejtë se sa shtetet e vjetra anëtare. Standardi i tyre është përmirësuar, ndërsa në të shumtën është shënuare dhe ulje e papunësisë.
Disa shtete si Sllovenia dhe Qipro i kanë tejkaluar disa shtete të vjetra anëtare sipas GDP-s. Megjithatë jo të gjithë njësoj i kanë shfrytëzuar të mirat e BE-së për tu zhvilluar ekonomikisht.
Por, nuk janë vetëm treguesit ekonomik si faktor që imponojnë mendimin e qytetarët të shteteve të reja anëtare se është mirë për të qenë pjesë e BE-së. Liria e lëvizjes së personave, e shërbimeve, kapitalit, investimet e huaja direkte, demokratizimi i shoqërisë, luftimi i kriminalitetit janë disa gjëra që ndihmojnë dhe zhvillojnë shtetet e reja. Sot një pjesë e madhe e të rinjve bullgarë, rumunë, hungarez etj, studiojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Biznesmenët e shteteve të reja mund të eksportojnë mallrat e tyre në një treg prej mbi 500 milion konsumatorëve, ndërsa gjithashtu qytetarët e rëndomtë mund të marrin dhe ofrojnë shërbime në secilin vend anëtarë të BE-së, beneficione ka pothuajse në të gjitha sferat e jetës.
Nga ana tjetër, derisa kriza në eurozone vazhdon dhe besueshmëria te monedha euro është në rënie, euroskeptikët qëndrojnë fuqishëm, ndërsa demantimi i tyre mund të bëhet vetëm nëse ndryshohen traktatet e BE-së dhe sigurohet një disiplinë fiskale. Për momentin liderët e vendeve evropiane po përballen me euroskeptikët te cilët vazhdojnë te spekulojnë për solidaritetin dhe aftësinë e tyre për te mbajtur në këmbë këtë sistem.
(Autori është ligjërues në Kolegjin ISPE)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-43-780x439.jpg)
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
![Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perez-780x439.png)
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
![Termi i popullarizuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjestibbva-780x439.png)
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
![I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-67-780x439.jpg)
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin