Mali i Zi dhe Shqiptarët
Mali i Zi si emërtim është toponim autentik shqiptar (Mali i Zi në antikitet përpos territorit të Cetinjës së sotme njihej me emrin Malcia dhe variante të tjera si: Malcija, Malzia, Malizi, Mal’zia, Malisia, Malici, Malësia, Malsia, Malixi, pra vend i mbushur me male), kurse banorët e saj njiheshin me këta emra si: Malcuer, Malcorë, Malsuer, etj. Ky Mali i Zi 70% të territorit të tij e ka të mbuluara me male të mëdha nga e merr edhe emrin Mal i Zi për shkak të maleve të mëdha dhe të zeza. Këto emërtime të lartpërmendura ia japin banuesit historik dhe etnik të tij, pra (pellazgët, ilirët, arbërit, shqiptarët).
Ky Mal i Zi që dikur nuk kishte as 60 mijë banorë, që dikur nuk njihej as si Crna Gora, që dikur nuk kishte as 1500 km2, që dikur ishte një nga miniterritoret më të vogla në Evropë dhe Botë, që njihej si Republika e Zetës, dje dhe sot u shumua, u shtua si territor në dëm të tokave shqiptare.
Ky Mal i Zi, kjo “Crna Gora”, sot nga një miniterritor i Zetës prej 1500 km2 u bë 14 mijë km2.
Ky Mal i Zi u bë Crna Gora (sqarim: një përkthim i drejtpërdrejt, “bukfal” nga gjuha shqipe në atë serbo–kroat Crna Gora).
Mali i Zi ishte një krahinë e Shqipërisë siç janë: Kosova, Mirdita, Dukagjini, Çamëria, Fusha e Toplicës, Ilirida, Lugina e Preshevës. E kjo Crna Gore sot ka marr zemër sa që nuk dëshiron të na njohë as gjuhë e flamur, ka filluar të kërkojë edhe territor (kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, rajoni i Rugovës, Bjeshkët e Nemuna).
Ky hiç shtet sot nga Republika e Kosovës kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës, ndryshimin e flamurit të Republikës së Kosovës (pra, shtimin edhe të një ylli në flamurin e Republikës të Kosovës), kërkon edhe dy deputet “Crno-Gorac në Kuvendin e Kosovës”, kërkon ambasadorë dhe përfaqësues “Crno-Gorac”, në ministritë e Kosovës. A thua si mund të kërkojnë kaq shumë favore një etni që nuk janë as 0,01% e numrit të përgjithshëm të banorëve të Kosovës!?
Shqiptarëve etnikë në Mal të Zi iu shkelen çdo ditë të drejtat elementare etnike, kombëtare e humane, kurse ata shqiptarë etnik kontribuuan që ky Mal i Zi të pavarësohet nga Serbia. Por, pse duhet të ndjehemi ne dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, inferiore karshi një kurrkushit, karshi një shteti artificial, karshi një shteti që dje gllabëroi tinëzisht tokat shqiptare?! Kurse sot ky hiç-shtet ka pretendime territoriale ndaj Republikës të Kosovës dhe kërkon që kufirin e saj ta “zhdjergë shumë afër Pejës”.
Ky Mal i Zi duhet ta dijë “takatin” e tij, se sikur mori forcë më shumë sesa i ka “kaçikët” e tij, por një duhet ta dijë se vetëm Prishtina me numër banorësh bënë sa i tërë Mali i ZI, dhe se vetë në të jetojnë mbi 10% shqiptarë.
Ky Mal i Zi dje u krijua me ndihmën e fuqive të mëdha, e veçanërisht ndihmën e parezervë të Rusisë dhe Serbisë, dhe në vitin 1913 kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, ku në vitin 1913 mbajti të rrethuar Shkodrën, por nuk ia arriti qëllimit të tij.
Në këtë Mal të Zi, në Tivarë në vitin 1945 na i vranë 4500 vëllezër, prindër, gjyshër, vetëm e vetëm se ishin shqiptarë (Masakra e Tivarit 1945).
Në vitin 1999 në territorin e Malit të Zi u vranë dhjetëra shqiptarë, dhe po nga ky territor u furnizua soldateska serbe ku sulmoi qytetet dhe qytetarët e Kosovës, dhe po në këtë territor dyshohet se ka varreza masive me shqiptarë të Kosovës, siç është rasti i Andrijevicës.
Nga Mali i Zi u sulmuan në të kaluarën edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia.
Ne jemi një popull prej 15 milionë banorësh dhe nuk duhet të biem nën ndikimin dhe presionet e një hiçi që nuk i ka as 700 mijë banorë, dhe të krijuar e ndërtuar mbi themelet e trojeve tona.
Ne duhet të jemi faktorë në Ballkan, dhe jo mbi ne të bëhet dikush më shumë se ne. Nuk mund të na injorojnë as në vizita zyrtare të krerëve shtetërorë të Kosovës, duke mos e vendosur flamurin e Kosovës karshi atij Cerna Gores.
Gjeopolitikën ballkanase duhet ta udhëheqim ne, historia dhe politika po e kërkon, atë tani duhet ne ta bëjmë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër