E nxori nga ishulli i djallit
Njeriu i dytë i Qeverisë, Behgjet Pacolli bëri mrekulli. Fal tij, por edhe kongresistit Eliot Engel, lirohet nga ishulli i djallit në Eritre i shumëkërkuari, piloti shqiptaro – amerikan, James Berisha.
Pacolli është angazhuar intensivisht për lirimin e tij, i angazhuar në misionin lobues “Flyring For Kosovo”, që nga dita e humbjes së kontakteve, më 15 gusht 2011. Gjatë kësaj periudhe, zotëri Pacolli është takuar disa herë, me zyrtarë të lartë të Eritresë, duke përfshirë këtu edhe një takim në Nju Jork me presidentin e këtij shteti, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pacollit.
Piloti James Berisha u dergj gjashtë muaj në ishullin e djallit. Familja e tij rronte në ankth: Është i gjallë apo jo i dashuri ynë…
Në lirimin e pilotit ka qenë i angazhuar personalisht edhe kongresisti amerikan Eliot Engel, shkruan portal Albeu. “Është një lehtësim i madh qe James është liruar nga burgu dhe është larguar nga Eritrea. Kjo është një dhuratë e vonuar për familjen Berisha të cilës i dëshiroj bashkim sa më të shpejt me të dashurin e tyre, James-in”, ka thënë kongresisti Eliot Engel.
Baci, siç e thërrasin Pacollin, ktheu në shtëpi pilotin për të cilin një kohë të gjatë s’dihej se ku gjendej. Ky është një gëzim i madh, në radhë të parë për më të dashurit e pilotit, por edhe për të tjerët.
Besimtarët myslimanë do të thoshin: Bac, bëre punë të madhe, gëzove shumë shpirtra… Mund edhe të mos shkosh në haxh (Mekë), e ke siguruar parajsën…
Kjo s’është hera e parë që Baci u ndihmoi njerëzve. Aktet e tij bamirëse janë të shumta. Këtij shpirtmiri ia kanë zili edhe kundërshtarët e tij. Një urti jona thotë: Kija inatin, hakun mos i ha. Bravo, Bac! Arrite të nxjerrës të kërkuarin nga zgafellja. Kjo s’është punë e vogël, apo jo.
Pacolli i ka punët dhe sendet. E ka pushtetin, i ka paratë. Ai është zëvendëskryeministri i parë, menjëherë pas Hashim Thaçit. Ka para ‘me thes’. Kot së koti s’thonë për të se është ndër biznesmenët më të mëdhenj në Ballkan. Kështu ka thënë edhe Blendi Fevziu i Opinionit të TV Klanit.
Tri ditë para se të lirohet piloti, në Prishtinë, tek sa protestohej për dënimin e dhunës ndaj Vetëvendosjes, protestuesit i fishkëlluan Pacollit kur kaloi përballë ndërtesës së Qeverisë, i thanë: spiuni, spiuni… E ky prej zemrës së plastë ua ktheu: Kupni. I ka thënë vetës: Hajt se do ta shohin këta kush është Behgjeti…
Dhe pikërisht ky “spiun” arriti të bëj të pamundurën të mundur. Fal zhdërvjelltësisë së tij, zemërbardhësisë, bëri të lirohet piloti. Patriotizmi s’matet me fjalë, me patetizëm, por me vepra. Si dëshmi e lirimit të pilotit flet një fotografi që mori dhenë. Aty shihet Pacolli, i liruari dhe katër njerëz të Eritresë, me gjasë zyrtarë, përballë aeroplanit.
Mbase disa punë, nganjëherë kryhen edhe me para. Pacolli për punë madhore, që ka të bëj me shtetin, nuk kursen, nuk i dhimbsen paratë, i derdhë paratë vetëm e vetëm të kryhet puna. Kundërshtarët e tij mund të thonë: Pacoll ka marrë vesh se do të lirohet piloti, ka vajtur në Eritre dhe ka bërë “skenarin e shpëtimit”.
Ish – presidentin e Kosovës, Pacollin, i cili këtë post e ushtroi vetëm 35 ditë, ngase e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, disa analistë politikë e kanë “bombarduar” duke e nxjerrë si njeri të Rusisë dhe Serbisë. Për të thanë se është “shoku i Jelcinit”, se “ka pasur lidhje me Titon…”. E quajtën politikan naiv. E kritikuan Pacollin edhe ata gazetarë, të cilëve sa kanë punuar në gazetën e tij Lajmi u ka dhënë para ‘me grusht’, kanë marrë pagë deri në 2000 euro…
Jo vetëm politikanët, por edhe të tjerët që e kritikojnë Pacollin një cent nuk e kanë dhënë për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame