Masakra e Reçakut
(Në 13 vjetorin e masakrës së Reçakut)
“Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit dhe kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…”, kështu pati deklaruar para gazetarëve ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, vetëm një ditë pas ekzekutimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimjes.
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak i Komunës së Shtimjes u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura “Pishat”, “Gështenjat”, “Rrasa e Çallakut” dhe nga “Çesta” përmbi Reçak.
Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër Xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqinjit të tij Rashit Rashiti. Madje, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur në vendin e krimit.
Formacionet kriminale serbe, (ku bënin pjesë edhe serbët lokalë), në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar. Drama me e tmerrshme në këtë ditë janari, për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t’u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës (siç e quajnë fshatarët) gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.
Dëshmitarët okular Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditë tragjike kujtojnë: “Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djem të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë.
Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:
– “Çka ka këtu brenda?”.
– Polici i përgjigjet: “Gra dhe fëmijë”.
– Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra”.
Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijët i kanë mbyllur me dry (çelës) në bodrum.
Ndërkaq dëshmitari Bilall Sadri Avdiu, i cili ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:
– “Dy tre policë e çelën derën e anuri dhe thanë: “Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u q…).
– Na urdhëruan të dalim përjashta me duart përpjetë, dhe kur dolëm ata kishin qenë shumë – 30 deri në 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me maska e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.
Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj: Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani dhe Nesret Shabani.
Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t’i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemerisnin gratë e fëmijët e mbyllur në çelës. Pas kësaj drame të tmerrshme, kjo njësi kriminale serbe sipas skenarit të përgatitur më herët kalonë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët thonë se, derisa po i rrihnin në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një bisedë me radiolidhje të drejtuesve të këtij operacioni.
Pas një orë e gjysmë rrahjeje, dikur në mesditë, këta burra i marrin dhe në rresht (në kolon) për një i nisin në drejtim të malit dhe te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut është biseduar në radiolidhje. Pikërisht në rrugicën e “Gropës së Bebushit” ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafalë automatiku nga afër i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast (meqë ishin të fundit në kolonë) arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Imer Imeri.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak dhe rrethinë u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
1. Lute Asllani
2. Banush Azemi
3. Ragip Bajrami
4. Halim Beqiri,
5. Rizah Beqiri
6. Zenel Beqiri
7. Lutfi Bilalli
8. Ajet Emini
9. Bujar Hajrizi
10. Myfail Hajrizi,
11. Skënder Halili
12. Haqif Hysenaj
13. Hajriz Ibrahimi
14. Hakip Imeri
15. Murtez Imeri
16. Nazmi Imeri
17. Mehë Ismajli
18. Muhamet Ismajli
19. Ahmet Jakupi
20. Eshref Jakupi
21. Hajriz Jakupi
22. Mehmet Jakupi
23. Xhelal Jakupi
24. Jashar Jashari
25. Raif Jashari
26. Shukri Jashari
27. Fatmir Limani
28. Nexhat Limani
29. Salif Limani
30. Bajram Mehmeti
31. Hanumshah Mehmeti
32.Arif Metushi
33. Haki Metushi
34. Ahmet Mustafa
35. Asllan Mustafa
36. Muhamet Mustafa
37. Sadik Osmani
38. Jashar Salihu
39. Shukri Salihu
40. Bajrush Shabani
41. Ahmet Smajlaj
42. Sheremet Syla
43. Shyqëri Syla
44. Bajram Xheladini
45. Njazi Zymeri
Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak shkon ish-shefi i misionit të OSBE-së ambasadori amerikan z. William Woker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale. Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te “Gropa e Bebushit” dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerrua kur i sheh kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente ka deklaruar: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu”.
Ndërkohë Woker ka vazhduar ecjen nëpër atë luginë të vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosur edhe dhjetëra kufoma tjera të civilëve të ekzekutuar. “T’i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t’i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, ka thënë Ambasadori Woker. Dhe, pastaj në konferencën me gazetarë pa ngurrim do të deklarojë: “Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit…, dhe kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi