LAJMI I FUNDIT:

‘Këshilli’ antikorrupsion, pse?!

Në bazë të kushtetutës aktuale Presidentja e vendit nuk ka të drejtë juridike të krijoj ekstara institucion “Këshill” përkitazi me luftimin kundër korrupsionit. Neni 83 (Statusi i Presidentit) ka përcaktuar qartë tridhjetë detyrimet kushtetuese për pushtetin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ai/ajo si i/e tillë bartë në vete pushtet të balancuar të përcaktuar taksativisht me kushtetutë, ndonëse logjika e saj prej një gjeneraleje të re e të pa konsoliduar, ndonëse akoma jo e transformuar në rolin e saj si presidente dhe tentimi për të kopjuar disi “modelin presidencial” të ushtrimit të autoritetit të saj duket se do ta vë në pikëpyetje kushtetuese dhe jo funksionale “Këshillin e saj”.

Po të shikohen baza juridike kushtetuese e obligimeve që ngarkohet ajo që t’i kryej në asnjë nga detyrimet e saj nuk ka të përcaktuar një rol apo të krijimit të një mekanizmi të tillë, madje as me karakter koordinimi, përveç të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve. Po e zëmë se nuk e ka të përcaktuar dhe se nevoja për te padyshim se është shumë e madhe, por si harroi se në shtetin e saj ekzistojnë mekanizma të mjaftueshme dhe institucione të tilla enkas për luftë kundër korrupsionit.

Kryeministri ynë pati formuar “Tsak Forcën Antikorrupsion” vite më parë e cila përjashtimisht kohës së shkurtër të funksionimit prodhojë efektet e saja, sikurse ekziston edhe Agjencia Kundër Korrupsionit, por edhe mekanizma të tjerë të luftimit dhe dënimit. Cila është logjika e “Këshillit” Antikorupsion”? Apo, po dëshiron të tentojë të ngritë epërsitë e saj femërore politike karshi kryeministrit, apo akoma po vuan nga e kaluara e saj e ndjeshmërisë operative policore, apo edhe dëgjueshmëria e tepërt e saj ka bërë që ajo të sjellë modele të pazbatueshme që do të mbahen mend për papjekurinë e saj politike .


Ajo do të ishte mirë që të garantojë të emëruarit e saj në gjyqësor dhe prokurori dhe agjencitë tjera të sigurisë e të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre pa frikë dhe të qetë. Pra nuk ka nevojë Kosova të krijoj “Këshilla” apo “Njësi” dhe mekanizma të veçantë për këtë lloj lufte të domosdoshme, por ajo duhet të fuqizoj rolin ekzistues dhe të parandalojë ndërhyrjen politike në mekanizmat e drejtësisë që ata ta bëjnë punën e tyre. Zotimi i sërishëm i kryeministrit se viti 2012 do të jetë vit i luftimit të kësaj dukurie, përsëri vënë në sprovë “Këshillin” e Presidentes.

Kushtetuta jonë ka të përcaktuar qartë rolin e secilit agjension qeveritar në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i vendit e formoi Task Forcën, jo që nuk kishte mekanizma të tjerë, por për ta fuqizuar rolin e secilit institucion që merret me luftimin e kësaj dukurie kriminale. Tani institucionet në bazë të kushtetutës funksionojnë njëra me tjetrën pa patur ndonjë problem të theksuar. Çështja është tek vullneti politik i mos ndërhyrjes tek drejtësia për ta thënë ajo fjalën e fundit.

Mendimi se “këshilli presidentes” do të përbëhet brenda një strukture të dizajnuar e re, por me elemente ekzistuese si ajo Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme, institucionet gjyqësore dhe organizata joqeveritare etj., nuk përbënë ndonjë të arritur të saj ngase këto dikastere të qeverisë në baza ditore funksionojnë brenda komunikimit institucional.

Presidentja do të duhej ti referohej pikës (2) të nenit 83 që ajo duhet të garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë; e që institucionet e sigurisë të kryejnë funksionet e tyre të garantuara me kushtetutë pa ndikimin e politikës dhe efekteve të saj. Ky do të duhej të ishte roli me këtë rast i presidentes në garantimin kushtetues të funksionimit të lirë dhe të pavarur të institucioneve dhe agjencive të ligjit dhe të drejtësisë.

Po ta marrim shembull vetëm Agjencia Kundër Korrupsionit që pritet të jetë pjesë e këtij “Këshilli” ka deklaruar se ka të deponuar me qindra raste në gjykata kundër shpërdorimit të posteve publike nga pushtetarët me motive të korrupsionit si fenomen i dëmshëm i shfaqur në kategorinë e shoqërisë pushtetare.

Tani pas këtyre elaborimeve të prekshme dhe të njohura prej nesh kërkohet që të mos tentojmë të krijojmë mekanizma paralel, por t’i koncentrojmë të gjitha forcat e mjaftueshme që kemi drejtë një pikësynimi të pakompromis në betejat e drejtësisë të zgjatura prej vitesh kundër korrupsionit, për ta fituar përfundimisht luftën mbi të keqën e madhe që ka kapluar dhe po rrezikon seriozisht demokracinë.

(Autori ka diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke përfunduar studimet pasdiplomike të magjistraturës në Shkencat Politike)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori