Viti i Hashim Thaçit!?
Në qoftë se presidentja Atifete Jahjaga do ta ketë mbështetjen amerikane për ta luftuar korrupsionin në Kosovë, mbase mund të ketë ndonjë rezultat nga Këshilli Anti-Korrupsion, i cili këtë muaj pritet të themelohet prej saj. Ndryshe, përveç se do të dështojë edhe këshilli edhe presidentja Jahjaga, do të harxhohen edhe disa qindra-mijëra euro, gjoja në emër të kësaj lufte.
Korrupsioni – nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër. Apo thënë shkurt e shqip, korrupsion në Kosovë quajmë vjedhje të parasë publike.
Këtë shkrim e nisa me ‘Wikipedia’ për të ‘treguar’ se mijëra zyrtarë të Kosovës që nga vitit 1999 e deri më sot, e kanë shkelur detyrën zyrtare, e kanë vjedhur paranë publike, por shumë prej tyre ende nuk e dinë saktësisht definicionin për korrupsionin. Ndaj le ta mësojnë, pasi siç po thonë, shumë nga këta zyrtarë një ditë do të gjenden prapa grillave.
Dhe patjetër, të korruptuarit, përfshi edhe ministra e ish-ministra që nga paslufta e këtej, do të duhej të shkojnë atje, në Dubravë, ndryshe Kosova nuk do të bëhet ashtu si e kemi menduar. Kosova, sot, për shkak të këtij soji të politikanëve është shteti më i korruptuar dhe më i varfër në Evropë. Është shteti më imazhin më të keq dhe dikush duhet të bëjë diçka, përpara se të ndodhë “1997 shqiptare”, nga e cila nuk jemi edhe aq shumë larg.
Kosova, as brenda një nate dhe as brenda katër vjetësh e pavarur, nuk mund të bëhet Zvicër, por duhet të ketë mobilizim të të gjitha hallkave të shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, me qëllim që të krijohen kushtet më të mira për zhvillim ekonomik, për investime dhe përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve të saj. Është shumë pak e rëndësishme se kush do ta luftojë korrupsionin, edhe pse një gjë dihet, kjo është detyrë e të gjithëve, edhe e qytetarëve, por para së gjithash është përgjegjësi e Hashim Thaçit.
Kryeministrit Hashim Thaçi nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të dëshmuar veten para popullit se do të mund të qeverisë me Kosovën edhe një mandat tjetër. Me këtë lloj qeverisjeje, mbase edhe ai vet e di, se ky do të jetë mandati i fundit i tij si kryeministër. Sepse, ajo që ka bërë qeveria e udhëhequr prej tij gjatë këtij mandati, nuk mjafton për të rifituar besimin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Thaçi mund ta fitojë edhe një mandat tjetër vetëm nëse gjatë këtij vitit do ta luftojë, jo me fjalë, por me vepra, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo është e vetmja rrugë që ai do të mund të fitojë besimin e qytetarëve të dëshpëruar të këtij shteti evropian, i cili me shumëçka, siç e di kryeministri dhe të gjithë ne, ngjason me disa prej shteteve afrikane.
Qytetarët nuk janë të dëshpëruar nga çlirimi më 1999 dhe as nga pavarësia më 2008, siç thonë disa analistë, por ata po i dëshpëron qeverisja e këtij vendi që nga paslufta e deri ditën e sotme. Populli i Kosovës, në katërvjetorin e pavarësisë, ndodhet në udhëkryq, dhe jo për shkak të rrezikut që mund t’i vije nga jashtë (nga Serbia), sepse është i mbrojtur nga aleatët (nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Sot populli i Kosovës rrezikohet nga brenda.
Hashim Thaçi dhe as ‘dora e djathtë e tij’, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, nuk do të munden edhe më tutje që ta mohojnë përgjegjësinë që kanë përpara popullit, dhe as t’ia hedhin fajin drejtësisë për dështim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Është shumë e vërtetë se pushtetet në vende demokratike janë të ndara, por jo në Kosovë. Këtu ka institucione, por ato ende nuk janë të konsoliduara ashtu si duhet, dhe shpeshherë janë në shërbim të individëve. Ndikimi i vazhdueshëm mbi to, sidomos mbi organet e drejtësisë, nepotizmi dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kanë bërë që jeta e qytetarëve për ditë e më shumë të vështirësohet, madje edhe për të siguruar bukën.
Kryeministri Thaçi dhe zëvendësi i tij, Kuçi, i cili njëherësh është ministër i Drejtësisë, e kanë kohën të dëshmojnë se janë të përkushtuar në konsolidimin e institucioneve, ndërtimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndryshe, do të jetë pak ose aspak e rëndësishme se çfarë do të thonë apo premtojnë gjatë fushatës së ardhshme elektorale.
Suksesi i një kryeministri nuk matet me vitet e tij të qëndrimit në pushtet, por me sukseset e arritura për të mirën e vendit që ai e ka udhëhequr. Tani Hashim Thaçi duhet të vihet me vepra në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është e vetmja rrugë që ai do të mund ta ruante famën e tij të merituar, të krijuar nga kontributit që ka dhënë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ndryshe edhe ai do të zbres kokulur nga politika, nëse jo edhe më keq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-85-780x439.jpg)
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/messi-yassine-780x439.png)
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-12-780x439.jpg)
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi