Qytetet shqiptare në Maqedoni
(lexo: Kumanova në prag të Vitit të Ri 2012)
Kumanova. Qytet mjaft i dëgjuar. Me një vlerë mjaft të madhe. Me njerëz bujarë, fisnikë, patriotë, të devotshëm kombëtarisht. E pasur me njerëz të penës, artit dhe shkencës. E poashtu edhe me njerëz të pushkës. Besa edhe të politikës. E sfiduar nga halle të ndryshme. E harruar nga politikanët çdoherë. Si qytet gjendet në pjesën e Maqedonisë Veriore me një sipërfaqe prej 1193 km katrorë, me një pozitë jashtëzakonisht të volitshme gjeografike. Çuditërisht edhe këtë vit e kaloi keq e më keq. Përshtypja e parë që krijon secili vizitor është magjepsja dhe hamendja prej dy Kumanovave. Ajo “maqedonase” dhe ajo “shqiptare”. Nuk e di se pse. Ky qytet duhet të funksionojë si i tërë, komplet dhe jo i ndarë. Po ja që politikanët deshën ashtu. Ja që qeveritarët shqiptarë deshtën ashtu. Me të vërtetë të vjen për të qarë kur shikon dy pjesët e këtij qyteti legjendar. Pjesa maqedonase evropiane në njërën anë, dhe pjesa shqiptare afrikane në anën tjetër.
Edhe këtë vit Kumanova shqiptare e kaloi me vështirësi zi e më zi. Edhe më tutje rrugët e Kumanovës shqiptare të stërmbushura me ngarkesë komunikacioni, sepse semaforët nuk punojnë. Ndërsa pjesa evropiane e Kumanovës ka semaforë më modern që të krijojnë përshtypjen se gjendesh në Bruksel. Edhe më tej gropat e rrugëve të Kumanovës shqiptare janë aq të mëdha sa gëlltisin njerëz së bashku me fatet e tyre. Ndërsa Kumanova evropiane e maqedonasve antikë apo e sllavomaqedonasve (këtë nuk arrita edhe më tutje ta kuptoj) është e asfaltuar në çdo centimetër, e nënvizuar dhe e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme. Edhe më tej Kumanova shqiptare mbeti me objekte shkollore të adaptuara, edhe më tej shkollat e Kumanovës shqiptare kanë kulmet e shek. XVII-të, pa menaxhim funksional, ndërsa pjesa tjetër ka objekte shkollore të tipit evropian dhe amerikan. Edhe më tej nxënësi shqiptar nuk mund të mësojë si duhet sepse nuk ka as nxehje, as karrigia e as banka, e besa nuk është si duhet i furnizuar edhe me librat, sepse i mungojnë ngase Ministria nuk ka menduar për të, ndërsa ai në pjesën tjetër të qytetit i ka të gjitha edhe laboratorët, edhe mësojtoret edhe kabinetet edhe sallat, edhe gjitha…
Edhe më tej Kumanova shqiptare nuk ka kanalizime, e as ujë të pijshëm si duhet, ende pamja e zymtë të vret dhe të krijon përshtypjen e ndonjë qyteti në Togo apo në Kabul, ndërsa vetëm disa qindra metra më tutje gjithçka si në ëndërr ndryshon. Edhe më tutje Kumanova shqiptare ballafaqohet me problemin e papunësisë, e me shumë probleme të tjera, ndërsa Kumanova maqedonase duket sikurse Champs Elysée në Paris. Edhe më tutje fëmija shqiptar nuk ka se ku të luaj, ngase në secilin moment është në rrezik jete ose nga ndonjë kamion, ose nga ndonjë veturë, ndërsa ai i pjesës tjetër nuk ngopet me të mirat e dynjasë. Ndërsa prindërit e këtyre dy fëmijëve të të dy Kumanovave paguajnë tatime njësoj.
Edhe më tej Kumanova shqiptare të vret me pamjen trishtuese të njerëzve me cigare në gojë, të njerëzve që ngjasojnë me Lulin e Migjenit, të njerëzve që ngjasojnë me Shërbëtorin Jernej të Ivan Cankarit duke kërkuar drejtësinë, me praninë gjithnjë e më të madhe të veturave të llojllojshme të parkuara vend e pa vend, të rrugëve për një kah, po që kalojnë vetura nga të gjitha kahet e mundshme, të dyqaneve dhe trafiqeve të vogla, ndërsa Kumanova tjetër ndërtohet me depo, shitore e supermarkete më moderne. E shyqir Zotit, na ka ardhur kompania serbe nga Serbia, përgjegjëse për parkimin e veturave, ajo do i mbledh të holla për veturat e parkuara. Imagjino kompani serbe, sepse ato shqiptare nuk figurojnë askund. E “intelektualët dhe politikanët” tanë shkojnë pinë makiato në Kumanovën tjetër. Ata paguajnë makiaton 80-120 den. E nuk çajnë kokën për shumicën që pinë makiaton njëri afër tjetrit, sikurse në birë të miut dhe që heqin të zinjtë e ullirit.
Edhe më tej Kumanova shqiptare shtratin e lumit të saj poashtu shqiptar e ka përplot me bërllok, ndërsa parkun e qytetit që gjendet në pjesën shqiptare, si vend për pushim, e ka të shndërruar në vend për deponi, ndërsa Kumanova tjetër të kënaq syrin po jo shpirtin, ngase gjithçka është në vendin e duhur. Edhe më tej fushat sportive të pjesës shqiptare janë vetëm utopi, ndërsa pjesa tjetër i gëzon disa syresh. Kumanova shqiptare e kalldrëmeve dhe e baltës edhe më tej frymon dhe i numëron ditët e fundvitit me mijëra probleme të tjera të pazgjidhura, e pjesa tjetër i numëron ditët e fundvitit me mijëra projekte tjera për vitin pasues. Kumanovës tjetër i mungon vetëm edhe spitali. Të gjitha tjerat i kanë bërë me paratë edhe të vetat, e aq më shumë të Kumanovës shqiptare. Kanë besa edhe bibliotekën e qytetit. E Kumanova shqiptare që fatmirësisht përpos pamjes së xhamisë së bukur të ndërtuar me paratë e shqiptarëve, e jo të shtetit (ngase shteti ynë “laik” ndërton kisha e jo xhami) nuk ka asgjë të bukur.
Kjo Kumanovë shqiptare më duket edhe më e shëmtuar kur shoh fytyrat e liga të njerëzve që “merren me politikë” apo që e konsiderojnë veten politikan apo pushtetarë, e të tillë nuk janë assesi, të cilët në Kumanovën shqiptare vijnë shesin broçkulla dhe patriotizëm folklorik, ndërsa paratë e tyre i harxhojnë në Kumanovën tjetër, por vetëm dhe jo në çift me bashkëshortet e tyre. Ata në Kumanovën që nuk është shqiptare shkojnë sodisin, pinë, hanë dhe kullosin sytë përballë kamariereve të veshura me mini dhe pasi të kthehen në Kumanovën shqiptare ju mbushen “sytë me lot”. Kumanova shqiptare edhe më tej nuk ka as flamur, as institucione të konsoliduara, nuk përdor as gjuhën shqipe në komunikime me këto institucione, po ç`të bësh, jeta vazhdon
E pra, të nderuar vëllezër. Ja kështu Kumanova shqiptare e mirëpret Vitin e Ri 1012. Ndërsa Kumanova tjetër që nuk është shqiptare, e pret Vitin e Ri 2012. O TEMPORA, O MORES…
Në mënyrë të ngjashme me simotrën e saj shqiptare, Vitin e Ri 1012 e presin edhe Shkupi shqiptar, Kërçova shqiptare, Struga shqiptare, e shumë qytete tjera shqiptare, me shumë pak dallim Tetova shqiptare dhe Gostivari shqiptar (fatmirësisht në qytetet e fundit shqiptarët për shkak të numerozitetit kanë investuar më shumë e nuk e kanë lënë shtetin të “harxhohet”). Kështu pra e presin Vitin e Ri shqiptarët e shtetit që nuk po e di as vet se si e ka emrin, ngase e quajnë me dy emra, e nuk e di se si do ta quajnë edhe më tej. Ka mundësi t’i shtohet edhe ndonjë emër i ri së shpejti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër