Decentralizimi i ndarjes së Kosovës!
Përqendrimi i ZCN-së në decentralizim, kur kriminelët serbë janë të barrikaduar në rrugët e veriut të Kosovës, dëshmon se ndërkombëtarët nuk janë të gatshëm të presin të keqën në Kosovë nga rrënjët, por duan ta kultivojnë dhe ta shtojnë, në dëm të popullit shqiptar të Kosovës
Zyra Civile Ndërkombëtare është duke shqyrtuar mundësinë e përfundimit të misionit të saj në Kosovë. Sipas përfaqësuesve të kësaj zyre, mbikëqyrja e pavarësisë përfundon atëherë kur të zbatohet në tërësi plani i Ahtisaarit. Ky plan thuhet se parasheh njëfarë shtrirje të autoriteteve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, përmes procesit të decentralizimit. Zëdhënësi i ZNC-së në Prishtinë, Christian Palme ka thënë se zbatimit të decentralizimit do t’i jepet përparësi. Kështu, Zyra Civile Ndërkombëtare përgatitet për finalizimin e planit për ndarjen e Kosovës!
Decentralizimi, autonomia e enklavave serbe, koncepti i "ndërlidhjes horizontale" e "institucionale" që gjendet në pakon Ahtisaari janë një derë e hapur për një "Republikë Srpska" brenda Kosovës. Decentralizimi ka për qëllim krijimin e "entiteteve serbe" "shprehje të autonomisë institucionale serbe në kuadër të Kosovës, në të cilën serbët kanë jo më pak të drejta se shqiptarët e Kosovës në kuadër të Serbisë". Shtrembërohet realiteti, sepse këto popullata nuk janë të ngjashme!
Ndërkohë që popullata serbe nga Kosova është marioneta e vazhdimësisë së politikës kolonizuese të regjimeve të reja e të vjetra, që nga kralinjtë deri te Titoja e Milosevici, shqiptarët në Luginë të Preshevës që jetojnë në kuadër të Serbisë janë popullatë që diskriminohet egërsisht për çdo ditë nga Serbia. Ndërkohë që shqiptarët nga Lugina e Preshevës kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të dekolonizimit, të bashkimit me Kosovës dhe nuk duhet të kufizohen në statusin e minoritetit (ashtu siç është përcaktuar në Platformën politike të partive shqipfolëse të atjeshme), kurse serbët nuk kanë këto të drejta, janë minoritet dhe nuk duhet t’u jepet më shumë të drejta sa sanksionohet në traktatet të ndryshme ndërkombëtare, dhe aspak ata nuk e kanë të drejtën t’u dhurohet një status special!
Decentralizimi synon formimin e komunave të reja serbe në Kosovë, kolonizimi i tyre përmes të ashtuquajturit "rikthim të zhvendosurve" (lexo: kolonëve të rinj serbë dhe nëpunësve të ndryshëm të shtetit serb). Decentralizimi zbatohet përmes autonomisë kulturore, financiare dhe ekonomike, në politikën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale e deri në rregullimin "multietnik" të policisë dhe drejtësisë.
Koncepti i "lidhjes horizontale midis komunave si dhe krijimit të trupave gjegjëse", përmes të cilave "do t’u sigurohej lidhja institucionale me Beogradin" shpërfill çdo dyshim sa i përket perfiditetit të Beogradit, të ndihmuar edhe nga ZCN. Në planin e tij po argumentohet se kjo do të ndihmonte në zhvillimin gjithëpërfshirës të këtyre komunave dhe vetëm kaq. Po, ato do të ishin të privilegjuara, sepse do të pranonin të holla edhe nga buxheti i Kosovës, edhe nga ai i Serbisë, ashtu si deri më tani!
Por, Serbia edhe pse po hedh poshtë dyshimin se përmes këtij plani tentohet ndarja e Kosovës, është e qartë se për të do të bëheshin përgatitje intensive, duke pritur vetëm rastin e shkëputjes “de fakto” e “de jure” të asaj pjese të prekur nga projektet rigrabitëse serbe.
Të gjitha këto koncepte gjenden të sanksionuara edhe në planin Ahtisaari si "komuna shtesë me shumicë lokale nga pjesëtarë të komunitetit pakicë", "reforma e pushtetit lokal" konceptin e "lidhjes horizontale" të komunave dhe “lidhjes vertikale me Beogradin”, koncepte të domosdoshme për përfytyrimin e një mini-Bosnje të shtypur nga Serbia, në vend të një Kosovë vërtet të lirë dhe të pavarur nga pushtuesi dhe kolonizatori ekspansionist serb.
Përqendrimi i ZCN-së në decentralizim, kur kriminelët serbë janë të barrikaduar në rrugët e veriut të Kosovës, dëshmon se ndërkombëtarët nuk janë të gatshëm të presin të keqën në Kosovë nga rrënjët, por duan ta kultivojnë dhe ta shtojnë, në dëm të popullit shqiptar të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-780x439.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe