Jeremic konfirmon njohjen e Kosovës si kusht për Serbinë në BE
Ministri i jashtëm i Serbisë, Jeremic, konfirmoi atë që është ditur qysh moti, se njohja e Kosovës është kusht që Serbia të jetë pjesë e BE-së. Jeremiqit ia kishin konfirmuar këtë shumë qartë katër ministra të shteteve të BE-së. Kur thuhet është ditur qysh moti natyrisht duhet patur parasysh njohësit e mirë të rrethanave politike botërore. Jeremiqi kështu demantoi një numër të madh skeptikësh në Kosovë, qofshin ata analistë, opinionistë apo politikanë të ndryshëm.
Gjatë debateve të gjata në forumin politik në B92 (që filloi diku në Shtator 2008), në lidhje me këtë temë, disa pjesëmarrësve serbë u kisha thënë qartë se njohja e Kosovës është kusht për Serbinë në BE. Natyrisht duke e argumentuar këtë me fakte relevante. Kishte natyrisht edhe qëndrime të tjera, por tërësisht të paargumentuara. Në një opinion që pata publikuar në media, në Qershor të këtij viti, qartazi kisha thënë se Serbia e ka kusht njohjen e Kosovës nëse do BE-në. Më pastaj edhe komisioneri i BE për zgjerim Fule e kishte pohuar këtë fakt pothuaj në mënyrë direkte. Ministri i jashtëm i Polonisë poashtu kishte cekur këtë kusht. Kohëve të fundit këtë e pohuan edhe presidenti serb Tadic dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Dacic. Në fakt ata thanë se kërkesa për njohjen e Kosovës nuk ishte plotësisht direkte, por kërkesat ishin të tilla që nënkuptonin shprehjen “jo buka po kulaçi”. Pra kur kërkohet nga Serbia respektimi i integritetit territorial të Kosovës, raportet e mira fqinjësore apo paraqitja e Kosovës në forumet ndërkombëtare si shtet e të ngjashme, në fakt kërkohet njohja e Kosovës.
Konfirmimet e shumta të politikanëve dhe ndonjë opinionisti nuk i bindën si zakonisht “skeptikët” e Kosovës. Të tillët me opinione, analiza e debate vazhdimisht kundërshtuan idenë e një kushti të tillë për Serbinë. U shkua deri aty sa një alamet kryeredaktori i një TV-je në rang Kosove, në një opinion të publikuar bëri një “zbulim epokal” duke u munduar të na bindë se ta zëmë Sllovakia apo Qiproja na qenkëshin shtete më me ndikim se Gjermania. Natyrisht jo duke e thënë këtë në mënyrë direkte, por në kuptimin se pesë shtete në BE nuk e paskan njohur Kosovën, prandaj BE nuk mund të vendos si kusht njohjen e Kosovës në mënyrë që Serbia të anëtarësohet në BE. Përfundimi – Serbia na qenka fitimtare! Ky lloj argumentimi nuk ka kurrfarë baze. Nuk mund të kenë kurrsesi fuqi më të madhe 5 anëtare të BE që se njohin Kosovën se sa 22 të tjera që e njohin.
Ekziston siç duket ende një paqartësi në mënyrën se si funksionon BE. Është shumë e vërtetë se BE funksionon në bazë të parimit të konsensusit dhe natyrshëm nuk mund të ketë për Serbinë në këtë rast një kusht formal nga ana e BE sa i përket njohjes së Kosovës. Kjo për faktin e njohur se 5 anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën. Ky fakt megjithatë nuk i pengon anëtarët e BE-së që të bllokojnë Serbinë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. Kjo u pa më së miri më 9 Dhjetor kur Serbia u bllokua që të fitojë statusin e kandidatit në BE edhe pse kishte shumë përkrahës. Në këtë kuptim, jo vetëm statusi i kandidatit, por edhe vet anëtarësimi i Serbisë në BE nuk do të jetë i mundur pa u plotësuar kërkesat “prapa perdeve” të shteteve anëtare të BE-së. Të kuptohemi, nuk do ta kushtëzojnë Serbinë për njohje të Kosovës nga ndonjë dashuri e madhe për Kosovën, por për faktin se shtetet e fuqishme kanë marrë një vendim për shtetin e Kosovës dhe nuk ka kthim mbrapa. Në të kundërtën do të dilte Rusia si fitimtare ndërsa shtetet e fuqishme perëndimore si palaço të pavlerë e qesharak. Arsye tjetër se nuk ka kthim mbrapa është mundësia e destabilizimit me perspektivë të qartë të konfliktit.
Tanimë të gjithë e pamë më 9 Dhjetor se “zbulimi epokal” nuk ekziston dhe se nuk janë Sllovakia, Qiproja apo Rumania shtete që vendosin kushte se kush hyn në BE, por janë shtetet tjera që kanë atë rol vendimtar si për shembull Gjermania. Shtetet që se njohin Kosovën i kanë problemet e tyre të brendshme dhe jo se mërziten fort për Serbinë. Ekziston edhe një bindje se ndaj 5 shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën nuk ushtrohet ndonjë presion për ta njohur atë në mënyrë që t’i mundësohet Serbisë rruga më e lehtë drejt Brukselit me arsyetimin se nuk ekziston kushti formal i BE-së për njohjen e Kosovës.
Arsyeja e veprimeve të mëhershme “ngrehe e mos e këput” të BE-së ndaj Serbisë konsiston në frikën e Evropës për situatën e brendshme në Serbi dhe mundësinë që në këtë shtet të fitojnë pushtetin forcat proruse. Kjo ide thjesht i tmerron shtetet perëndimore sepse nuk duan që të kenë në mes të Evropës një “guberni ruse” (rajon administrativ rus v.a). Në anën tjetër duke ditur situatën katastrofale të ekonomisë së Serbisë dhe borxhin prej rreth 15 miliardë eurosh, ka ardhur koha që ndaj Serbisë të bëhet një presion i shtuar rreth Kosovës. Arsye tjetër e mundësisë së presionit ndaj Serbisë është fakti që nëse Serbia heq dorë prej BE-së për shkak të Kosovës, do të humb tregun e Kosovës, ndihmat e BE, SHBA dhe shteteve tjera që mund të arrijnë lehtazi mbi 1 miliard Euro në vit. Natyrisht në atë shtet askush nuk do të investonte. Eksporti i Serbisë me vendet e BE-së është më i madhi me perspektivën e humbjes së këtij tregu. Kjo do të çonte në efekte katastrofale ekonomike, në rënie drastike të bruto prodhimit vendor (BPV) në miliarda Euro për shkak të efektit të multiplikimit dhe rrjedhimisht në depresion të thellë ekonomik. Serbia momentalisht ka BPV-në në nivel të vitit 1970. Ky skenar megjithatë nuk është i dëshirueshëm as për BE-në, por edhe vet Serbinë. Serbia e di fare mirë se çka e gjen nëse i hyn një aventure të tillë antievropiane.
Nga sa u tha mund të ravijëzohet rruga përpara. Është më se e qartë se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë çon në atë që opozita serbe e quan si “njohje zhagas” e Kosovës dhe shmang skenarin e “gubernisë ruse”. Edhe vet presidenti serb Tadic tha këto ditë se “nuk ka iluzione se do të qeverisin me Kosovën”. Tadici e di fort mirë se nuk mund ta kthejë Kosovën, por e ka të vështirë që të dërgojë mesazhin e qartë tek popullata serbe se Kosova është humbur përgjithmonë. Megjithatë deklarata e tij para do ditësh se është kërkuar njohja e Kosovës si kusht që Serbia të fitojë statusin e kandidatit është mesazh i pranimit të humbjes së Kosovës, por në mënyrë më të butë. Deklarata e Jeremiqit se i është kërkuar njohja formale e Kosovës nga 4 ministra për hyrje në BE është vazhdimësi e atij mesazhi. Zyrtarët serb nuk i bëjnë këto deklarata me dëshirën e tyre, por thjesht janë të detyruar që para popullit të tyre dalëngadalë të thonë të vërtetën e humbjes së Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër