LAJMI I FUNDIT:

Beogradi ‘evropian’ dhe xhamitë

Beogradi i shekullit të XVI-të kishte mbi 300 xhami, mbi 700 banjo publike familjare, popullsia ishte e përzier me: sllavë, hungarez, rumunë, boshnjak, shqiptarë, turq, çifutë, romë, austriak, vllehë, çerkez etj.
Vetëm 15 % e numrit të përgjithshëm të popullsisë ishin serbë.
Në shekullin XVII-të, Beogradi ishte qyteti evropian me më së shumti xhami, dhe mejtepe, mesxhide, banjo publike.
Pashallëku i Beogradit ishte vetë Serbia, sot është shtrirë e hapur gjerë e gjatë në qendër të Ballkanit, në dëm dhe kurriz të shteteve fqinje të tij.
Beogradi interesohet për të gjitha kishat serbe në Kosovë, bile-bile edhe për wc-të serbe e lëre me për të tjera, po ky Beograd sot, dje gllabëroi të gjitha kishat katolike, sinagogat hebreje dhe xhamitë.

Ky Beograd sot, dhe dje nuk njohu dhe nuk njeh asnjë kulturë dhe objekt kulturorë joserb, kjo është fytyra evropiane e tij. Ai dëshiron gjithçka serbe, ai dëshiron të jetë i vetmi dhe i vërteti në Ballkan, ai pretendon fronin e “Kryesuesit dhe të Parit të Ballkanit”.

Kultura është kulturë, çfarëdo që të jete ajo; duhet respektuar, duhet ruajtur dhe joshkatërruar, gjurmët edhe aq shpejt nuk mund të fshihen e të tretën. Historia ka veshë dhe sy, ajo shkruan me të zezën mbi të bardhë, ajo vendos pikat mbi i!


Me fillimin e luftës ruso-turke më 1875, dhe me dobësimin e Perandorisë Osmane, Pashallëku i Beogradit mori forcë dhe dëboi mbi 650 fshatra shqiptare nga Fusha e Toplicës, shkatërroi kishat katolike shqiptare, xhamitë turke dhe shqiptare, fshiu gjurmët, ndoqi e vrau, preu, masakroi shqiptarët e pafajshëm, dogji fshatrat, sheshet e qytetet.

Historia u përsërit në Luftën e Kosovës më 1998-1999, ku soldateska serbe shkatërroi mbi 300 xhami, vetëm pse ato objekte kulti ishin shqiptare, edhe para këtyre viteve Beogradi dhe politika hegjemonste kriminale, dhe projekti i tyre racist “Doktrina e Shenjtë Serbe”, punoi në atë drejtim që të gjitha kishat katolike shqiptare i bëri pothuajse kisha ortodokse si: Kishën në Lumbardhë, Graçanicë, Moçare, Prizren, Deçan, Korishë, Belicë -Istog, Klinë-Budisavcë-Dolac-Mleçan, Pogragjë, Gorazhdecë, Patraikanën e Pejës, Mireshit, Petrit, Koretinit etj etj.

Historia demaskuese serbe s’ka kufij, ajo të gjitha xhamitë e Beogradit i rrënoi, i shkatërroi tërësisht, fshiu gjurmët, theu kodin moral njerëzor, dhe sot nga mbi 300 xhami sa kishte Beogradi, vetëm një i ka mbetur, ajo e “Bajrakli Xhamisë”, disa të tjera u bënë kisha ortodokse serbe, disa kazerma ushtarake, dhe fusha sportive, shkolla, çerdhe fëmijësh etj.

Serbia i ka borxh Kosovës miliarda euro për shkak se ia vodhi, ia shkatërroi, ia shkeli, ia prishi, ia kontrabandoi mbi 90% të objekteve të kultit fetarë, si: kisha, katedrale, xhami, mesxhide, hamame, teqe etj etj.

Xhamitë e shekullit XVI-XVII-të, të Beogradit ishin: Xhamia Ibrahim Beut, Xhamia Ibrahim Çelebiut, Idris Beut, Hasan Agës, Bajrakli Xhamia, Xhamia Qehaja, Xhami e Zezë, Xhami e Tyrbes, Xhami e Çikut, Xhamia e Re, Xhamia e Ali Agës, Ganiq Agës, Haxhi Hasan Agës, Haxhi Reis Efendiut, Sejid Hasan Pashës, Sulltan Sulejmanit, Xhami e Kalasë së Beogradit, Xhamia e Luginës së Vogël, Haxhi Sadikut, Haxhi Salihut, Abdyl Xhebarit, Ali Pashës, Haxhi Aliut, Haxhi Aliut të Varfër, Haxhi Ymerit, Mehmet Pashës, Ferhat Pashës, Xhamia El Kazanxhije, Xhami e Fet` Allahut, Kadri Pshës, Kara Musrafës, Xhamia e Kapixhikut, Kezller Agës, Hasan Kyçyk Husejinit, Kyçyk Veliut, Çyski Beut, Muhamed Agës, Batall Xhamia, Jahja Pashës e shumë e shumë të tjera që tani nuk ekzistojnë më. Beogradi “evropian” i hëngri ato.

Hovin e rrënimit të xhamive filluan më: 1875, 1878 1879,1894, 1900, 1904, 1912, 1914, 1918, 1924, 1939, 1945, 1991(Në Rebuplika Sërbska dhe Bosnje e Hercegovinë), 1998, 1999 në Kosovë.

Mesxhidet kryesore të Beogradit ishin këto, por sot nuk është asnjë, Beogradi “evropian” i gllabëroi një nga një: Mesxhidi Ebu Bekrit, Pazar Pashës, Haxhi Durakut, Didah Zades, Mesxhidi i Gurit, Shamli Hoxhës, Mesxhidi i Kaepadnit, Kazakliut, Kazanxhisë Kyçyk Mustafës, Mesxhidi i Sulltanit, Musa Pashës etj etj.

Sheshet kryesore beogradase ishin të emërtuar në gjuhë turke, ku disa edhe sot kësaj dite mbajnë po ato emërtime si: Kalejmejdani, Tashmejdani, Terazia, Dorqol, Topçider, Bylbyldere, Tabakqillar, Karaburma, Eglenxhe Qeshme, Hajduk Qeshme, Kuru Qeshme etj.
Serbia dhe racizmi janë sinonim e njëra-tjetrës, të dyja jetojnë në një vend, të dyja funksionojnë si një trup, dhe një palë mend.

Shteti serb dëshiron që çdo gjë në Ballkan, ta paraqes si pronë, dhe vepër e krijim të saj, por ata vetën erdhën vonë si mysafirë të paftuar, në vendin ku Iliria kishte vu themelet e evropianizmit unik.

Demagogjia politike serbe si shkollë në vete, me filozofinë dhe idetë e urrejtjes vazhdoi, dhe po vazhdon të nënçmojë kulturën tonë, popullin tonë dhe popujt e tjerë ballkanas, duke thënë: “Unë jam e vetmja dhe e para, unë vendosi këtu”, siç po shihet nuk do t’i vlejë më, Evropa i tregoi se e njeh tanimë se kush është ajo!

Në trend

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori