LAJMI I FUNDIT:

Moralizimi i vlerave të veteranëve të UÇK-së

Në një akademi përkujtimore të mbajtur në Prishtinë për Betejën e Koshares dhe dëshmorët baca Adem Demaçi me zë të lartë kishte thënë se duhet t’i respektojmë dhe nderojmë ATA dëshmorët e vërtetë. Ka pasur plotësisht të drejtë, por me të drejtë themi se shteti ynë duhet të respektojë edhe të gjallët e lirisë, veteranët e vërtetë. Shikuar përgjithësisht që nga pas lufta e deri më tani, përkatësisht 12 vjet pas saj kategoria që asnjë herë nuk u trajtua dhe edhe kur u trajtua kinse me një lloj ligji të përzier, u përmend kategoria e veteranëve që nuk do të mund të ishim më shumë se dymbëdhjetëmijë, ndonëse më pak sish, e që tani sikur ku numër u rrit e u rrit dhe duket se kalon mbi dyzetmijë.

A thua pse po ndodhë kështu, deri në çmasë mund të shkoj pandershmëria dhe guzimi për ti thënë vetës pa qenë veteran, i plagosur apo invalid etj. Kjo është njëra fytyrë e zezë e atyre që pa qenë fare në luftë, madje edhe sikur kalimtarë të ishin sot ta quajnë vetën të tillë. Kjo është Turp!. Kurse pafytyrësia tjetër qëndron tek ligjvënësit që sikur kanë harruar gjendjen e mjeruar të një pjese të kategorisë së veteranëve që jetojnë plotësisht në mjerim, gjendje kjo e pa përballueshme dhe e pa tolerueshme në pafundësi. Disa nga ata ligjvënësit që thirren në vlerat e luftës sikur mburren kur tregojnë pasuritë e tyre, veturat e tyre mbi 50.000 euro, shtëpitë e tyre me pishina dhe restorante brenda oborrit të tyre me vlera marramendëse monetare, e mos të flasim për ato veprime biznisore që u rrinë prapa dhe pa fije turpi mburren me këtë lloj të krimit moral.

Duket se kategoritë e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve i kanë më mire të rregulluara çështjen e benificioneve. Shtrohet pyetja pse kategoria e veteranëve të mos kenë befificione nga shteti. Problemi me stërngarkimin e numrit të veteranëve është i zgjidhshëm dhe kjo për faktin se nëse ekziston vullneti i ndershmërisë duhet që vetvetiu ata që nuk ishin pjesë e luftës sonë të tërhiqen, ndonëse një numri të madh prej tyre shumë nga eprorët tonë ua kanë ngrënë pulën, apo ndonjë copë trualli, apo ndonjë veturë a banesë, apo edhe ndonjë vend pune etj., dhe tani mund të ketë probleme në këtë drejtim, por duhet të pastrohen listat me shumë urgjencë.


Çështja duket të jetë më sfiduese edhe sa i përket numrit, por edhe sa i përket substanceës së vet ligjit për benivicionet që do të mund të dilnin prej tij. Gabimi i parë qëndron në faktin se këto kategori të luftës nuk do të duhej futur si kategori sociale përkundër faktit të implikimit socio-ekonomik, e poashtu edhe të përzihen me çfarëdo lloj ligji tjetër. Kjo çka po shohim për kategorinë e veteranëve duke përmendur kalimthi dhe asgjë më shumë të bënë të dyshosh seriozisht se kush e bëri luftën dhe ata njerëz që sot janë në parlament e që dikur ishin apo nuk ishin pjesë e luftës sonë, apo mos vallë benificionete e shumta dhe komoditeti i stërngarkuar ua ka mbyllë sytë dhe mendjet dhe nuk shohin fare përtej mëkatit të tyre.

Si do të duhej rregulluar kjo kategori e cila me të drejtë pret dorën e shtetit;
Natyrisht se ekzistojnë forma dhe modele të ndryshme si ai i shtetit Kroat apo edhe përshtatja, megjithatë e para konsideroj se do të ishte identifikimi dhe pastrimi i listave me emra të rrejshëm, pra të evidentohen veteranët e vërtetë; Së dyti caktimi i të drejtave për benificione si; E drejta për strehim kolektiv dhe individual; E drejta për shërim dhe të familjes së plotë brenda dhe jashtë vendit; E drejta për arsim superior (në të gjitha nivelet akademike); E drejta e garantuar për bursa studentore në nivelin shtetërorë dhe privat; E drejta në institucionet parashkollore publike për fëmijët e veteranit; E drejta për punësim në kushte të barabarta; E drejta për kreditimit afatmesëm dhe afatgjatë; E drejta për lirim të plotë të tatimit në pronë; E drejta e për lirim të shpenzimeve komunale 50 % (përfshirë ujë, rrymë, mbeturina etj); E drejta për qarkullim pa pagesë në transportin publik dhe privat; E drejta për pensionim të parakohshëm, mosha 55 vjet, por me të drejtë të patjetërsueshëm për aktivitet shtetërorë; E drejta për lartësi të pagës deri në 30 % më shumë kolegët e tyre në organizatat buxhetore dhe sektorin privat; E drejta e lirimit të plotë nga tarifat doganore psh;( për veturë, pajisje elektronike si kompjuter, llaptop etj, mjete për shtëpi, gjësende personale etj; dhe së fundi dhe shumë me rëndësi; E drejta e të plagosurit të luftës pa shkallë të invalitidetit, brenda kategorisë së veteranit; ( sqarim: Kjo e drejtë i referohet ekskluzivisht të plagosurit të luftës, e që fatmirësisht nuk ka mbet invalid dhe si i tillë nuk përfshihet as në kategorinë e shkallëzimit të invalitidetit ngase nuk është i tillë, por duhet të përfshihet në kategorinë e veteranit të plagosuri luftës.

Këto do të ishin disa nga të drejtat dhe nevojat jetësore që shteti ynë do të duhet t’i përcaktonte me ligj dhe të fillonte zbatimi i tyre sa më parë. Është e çuditshme se si 12 vjet pas luftës, komuna ime e kryeqytetit dhe komunat në përgjithësi nuk i kanë identifikuar secila veç e veç kategoritë e dala nga lufta, apo thënë ndryshe barra ndoshta iu mbetet kryesisht shoqatave,e fatkeqësisht të ndara, njëra bie viktimë për muaj me radhë në protesta për këto të drejta, ndërsa tjetra, përfaqësuesit e këtyre kategorive SHOVL – s sikur janë të vetëkënaqur me ato pozita dhe komoditete dhe pa ndonjë angazhim derminues për të rregulluar aspektet e sipërthëna sidomos të kategorisë së veteranëve të UÇK-së.

(Autori është veteran i UÇK-së)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori