JO procesit zgjedhor me lista të mbyllura
Procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve në vendin tonë ka hyrë në fazën finale. Komisioni i formuar për këtë çështje tashme pothuajse ka para vetes edhe propozimet e partive politike rreth çështjeve të diskutueshme si numri i zonave zgjedhore dhe çështja e trajtimit të listave të kandidatëve. Në këtë proces do të ishte e udhës që të hapet një debat i gjerë qytetar, përmes se cilit qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe media si faktor relevant të angazhohen që të japin idetë dhe propozimet e tyre rreth këtyre çështjeve te diskutueshme, sepse këto çështje janë kruciale për përcaktimin e parimeve, mbi te cilat do të organizohen zgjedhjet e të cilat në fund të fundit prekin interesin e secilit qytetar.
Zonat Zgjedhore
Mbështetur në parimet e vendosura në Rezolutën të cilën e ka nxjerrë Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kosova nuk do të jetë me më një zonë zgjedhore, mirëpo ajo do të ndahet në disa zona zgjedhore apo siç theksohet në Rezolutë në disa distrikte zgjedhore. Kjo formë e përfaqësimit është e mirë për faktin se do të kemi një shtrirje më të mirë të përfaqësimit të interesave të qytetarëve në institucionin ligjvënës dhe përfaqësues. Ndarja në më shumë zona zgjedhore do të jetë edhe një përparësi sa i përket mbarëvajtjes se procesit zgjedhor, sepse do të kemi shtrirje dhe kontroll me të lehtë dhe procesi do të menaxhohet me mirë nga institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve.
Listat zgjedhore
Mirëpo, Komisioni për reformën zgjedhore duhet ta këtë parasysh faktin se nuk guxon të kthehet mbrapa sa i përket çështjes se listave të kandidatëve. Aplikimi i sistemit me lista te hapura është i domosdoshëm për ti dhënë mundësinë qytetarit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij. Propozimet e disa partive politike për organizimin e procesit zgjedhor me lista të mbyllura janë të papranueshme dhe si te tilla cenojnë rendë procesin zgjedhor për këto arsye :
1. Fillimisht cenohet rendë e drejta e qytetarit për të zgjedhur drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre në organin me të lartë përfaqësues – Kuvendin e Republikës së Kosovës ( qytetari ka të drejtë të votoj për partinë ama nuk ka të drejtë të zgjedhë vet përfaqësuesin apo përfaqësuesit ).
2. Do të kemi zvogëlim të pjesëmarrjes se numrit të qytetarëve në zgjedhje për shkak se atij i mohohet e drejta për të zgjedhur drejtpërdrejt përfaqësuesit e vet dhe si pasojë e kësaj një numër i madh i qytetarëve nuk votojnë fare.
3. Të rinjtë do të jenë të përfaqësuar në numër të vogël ose fare në Kuvend për shkak se seniorët që e konsiderojnë vetën themelues të këtyre partive do të kujdesën që veten e tyre ta rendisin në krye të listës, duke anashkaluar të rinjtë.
Nëse mbyllen listat nuk do te kemi një proces reformator, por një kthim mbrapa dhe anti reformë zgjedhore, sepse në këtë mënyrë do ti jepet mundësia klaneve dhe grupeve ( nganjëherë edhe ilegale ) të ndryshme brenda partive politike që t’i përcaktojnë deputetët e ardhshëm, duke përjashtuar në këtë mënyrë qytetarin si zgjedhës dhe sovran. Roli i Kuvendit të Republikës përveç rolit te Tij ligjvënës dhe zgjedhor, do të ketë prapë rolin e tij përfaqësues, ama jo përfaqësues i drejtpërdrejt i qytetarëve të vendit por përfaqësues i interesave të grupeve dhe klaneve të cilat kanë përcaktuar listat dhe renditjen e listave brenda partive politike.
Kërkesa e disa partive politike, për fat të keq në këtë mes edhe të një pjese të Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (mirëpo në LDK për këtë çështje duhet të vendos Këshilli i Përgjithshëm si organi me i lartë ndërmjet dy Kuvendeve) për mbylljen e listave tregon më së miri gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Kryesitë e partive politike bëjnë kësisoj propozimeve pasi që në kuadër të këtyre organeve shumë personalitete kanë mbetur pa kredibilitet dhe duke qenë kështu, kanë frikë prej votës së lirë të qytetarit. Ata nuk guxojnë të përballën me besimin e qytetarit. Tanimë kur Komisioni veç ka renë dakord për disa pika të cilat do të ndikojnë në pa mundësinë e manipulimit të votës, këto “personalitete” nuk kanë rrugë zgjidhje tjetër përveç t’i mbyllin listat për tu fshehur në këto lista dhe për tu futur në Kuvend pa legjitimitet qytetar.
Në këtë situatë, sugjerimi i mos mbylljes se listave nga miqtë tanë ndërkombëtar që vijnë nga shtetet me demokraci të zhvilluar, do të ishte i mirëseardhur dhe i shëndetshëm për demokracinë edhe ashtu të brishtë të vendit tonë.
(Autori është Nënkryetar i FR-LDK-së dhe Anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër