Koha për të bindur zotin Kukan!
Ky dhjetor do të na sjellë sinjale të rëndësishme nga Brukseli. Këshilli Europian pritet të miratojë përfundimet e tij mbi Shqipërinë si dhe rekomandimet e Komisionit. Do të jenë pikërisht veprimet e shpejta të politikanëve shqiptarë në këtë periudhë të favorshme, që do të ndikojnë ndjeshëm në vlerësimet e Bashkimit Europian për rrugën që Shqipëria po ndjek drejt integrimit.
Kjo u theksua qartë nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Z.Ettore Sequi në një intervistë që ai dha së fundmi për “Gazetën Shqiptare”. Më tej, përfaqësues të rëndësishëm të Brukselit kanë theksuar gjithë këto ditë rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare.
Gjithashtu, në fillim të këtij muaji përmbyllës të vitit 2011-të, ne shqiptarët kemi një mundësi për të bindur Brukselin se kemi hyrë në transhin e duhur. Përfaqësues të Brukselit pritet të ‘zbarkojnë’ në Tiranë më 8-9 dhjetor për të “prekur” zhvillimet më të fundit në skenën politike shqiptare të cilat padyshim kanë tërhequr vëmendje. Dhe ky rast është për ne tamam si e drejta për shërbim në një lojë volejbolli, ku mund të gjuash një top të pastër.
Brukseli po vrojton me kujdes lëvizjet në skenën politike shqiptare. Duhet pranuar se pas një ngrirjeje të plotë midis mazhorancës dhe opozitës, bashkëpunimi ka filluar të rigjenerohet dhe rasti i Shqipërisë mbetet sa sfidues, aq interesant për Brukselin. Si shqiptarët, ashtu edhe Brukseli, duket se kanë mbajtur frymën për të parë se hapat e këtij bashkëpunimi do të vazhdojnë si në një lojë dominoje dhe se sinjalet janë reale.
Vizita e Z.Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit për Marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në Parlamentin Europian, në këtë moment ka një domethënie të vërtetë. Midis shumë mesazheve që ai pritet t’i tejçojë politikës dhe shoqërisë shqiptare, Z.Kukan ka si qëllim të mbajë gjallë tempin e këtyre zhvillimeve të para pozitive në vendin tonë. Dhe kjo duket se është esenca e çështjes për momentin.
Në këtë linjë ishte edhe takimi midis Komisionerit Fule dhe kryetarit të opozitës shqiptare, Edi Rama në Bruksel. Z.Fule ia bëri të qartë kryetarit socialist se sa rëndësi ka prezenca e opozitës në Parlament në këtë moment, si dhe bashkëpunimi i saj për vazhdimin e këtyre hapave.
Shqiptarët duken se kanë edhe një fat tjetër në këto momente: Në krye të prezencës së BE-së në Shqipëri ndodhet aktualisht një ambasador në dukje të parë i qetë dhe tepër komunikues, ndërkohë që vendin tonë e simpatizon dhe me zemër dhe do që ta shohë pjesë të familjes së madhe europiane.
Një shtrëngim duarsh dhe një dialog i qetë dhe pa tone të nxehta midis kundërshtarëve, do të ishte dhurata më e mirë për këtë fundviti për shqiptarët sa të lodhur aq edhe durues,- një veti e dhuruar atyre nga Zoti, jo dhe aq rastësisht. Për ta, sa ka jetë, ka ende shpresë.
E pra, duket qartë se nuk ka më kohë për të bërë të vështirin e për të thënë “e kam unë e s’e ke ti”. Bashkimi Europian po na pret. Por jo vetëm ai. Rinia, vegjëlia dhe i tërë kombi shqiptar po pret. Le t’i japim atyre një shpresë reale ndërsa Z.Kukan t’i tregojmë se më në fund po punojmë për vatanin.
(Marrë nga Gazeta Shqiptare)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi