LAJMI I FUNDIT:

Supremacia amerikane në hapësirë dhe dështimi i fundit i Rusisë

Eksplorimi i hapësirës ka qenë dhe mbetet jo vetëm e arritur e madhe shkencore, por edhe pjesë e krenarisë së shteteve të fuqishme. Qysh në vitet 50 filloi një garë e madhe ndërmjet dy superfuqive: SHBA në njërën anë dhe ish Bashkimit Sovjetik në anën tjetër. Në anën e Bashkimit Sovjetik ishin rusët ata që udhëhiqnin projektin hapësinor. Kjo garë vazhdoi qysh prej asaj kohe deri në ditët e sotme me suksesin e fundit amerikan dhe dështimin rus ku destionacioni ishte i njëjtë – planeti Mars. Misionet e fundit ishin përpjekja ruse për të dërguar një sondë tek sateliti natyral i Marsit Fobos që të marrë prej aty një ekzemplar dhe ta kthejë në Tokë. Ky mision dështoi. Misioni tjetër i këtyre ditëve ishte ai amerikan MSL – Curiosity (Laboratori shkencor i Marsit – Kurioziteti) dhe që me sukses mori rrugën drejt planetit Mars.

Rusët ne fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 60 ishin dominues në programin hapësinor duke ua kaluar amerikanëve. Rusët dërguan të parët në histori satelitin e parë në hapësirë (Sputnik), qenien e parë të gjallë (qenin Lajka) dhe astronautin e parë (Gagarin). Përgjigja amerikane ishte e ashpër dhe e shpejtë duke investuar në një projekt më se ambicioz – dërgimin e njeriut në Hënë me programin Apollo. Amerikanët me sukses arritën atë që edhe sot pas katër dekadave duket pothuaj e pamundshme.

Suksesi tjetër amerikan është projekti Space Shuttle me 5 fluturake për vajtje-ardhje në hapësirë. Prej qindra misioneve (me kosto 1 miliard dollarë secila) vetëm dy dështuan, në misionet e fluturakeve Challenger dhe Columbia. Këto fluturake cilësohen si objektet më komplekse që ka ndërtuar dora e njeriut. Përgjigja ruse ndaj programit Space Shuttle ishte me projektin Buran i cili që në fillim ka qenë një dështim total duke mos arritur që të përfundohet as një mision i vetëm.


Kjo i detyroi rusët që të përgjigjen me një projekt tjetër hapësinor e që ishte ndërtimi i statcionit orbital Mir ku do të mund të që qëndronin disa astronaut dhe të bënin eksperimente të ndryshme. Kjo bëri që rusët të jenë të parët që ndërtojnë objekte të tilla në hapësirë. Ky stacion qëndroi në hapësirë që nga viti 1986 deri më 2001 kur përfundimisht u lëshua në tokë në mënyrë të kontrolluar.

Më vonë u kuptua se në projekte të tilla duhet bashkëpunuar. Kështu lindi projekti ISS (qendra ndërkombëtare hapësinore) i cili është projekt në vijim. Ky projekt financohet dhe mbahet nga një grup shtetesh si SHBA, Rusia, Japonia, Kanada dhe të tjera.

Gjatë gjithë kësaj kohe kishte patur përpjekje që përveç Hënës dhe hapësirës në orbitën e Tokës të shkohej edhe më tej. Destinacioni më interesant ishte natyrisht planeti Mars. Në drejtim të këtij planeti janë drejtuar shumë sonda, qoftë nga amerikanët, rusët apo edhe evropianët. Shumë prej këtyre misioneve ishin misione të dështuara e sidomos ato ruse që dështuan që të gjitha. Shumica e misioneve amerikane ndërkaq megjithatë patën sukses ndërsa europianët pas disa dështimeve arritën që të kenë një sondë që sillet në orbitën e Marsit.

Rusët siç u cek tentuan të dërgojnë një sondë kah planeti Mars e cila do të vizitonte satelitin artificial të këtij planeti Fobosin prej nga do të merrte një sasi materiali dhe do ta kthente në Tokë. Ky mision dështoi që në fillim si rezultat i gabimeve teknike, por edhe kokëfortësisë ruse. Rusët qysh në lansimin e sondës Fobos-Grunt patën problem teknik duke mos arritur që sondën e lasuar në hapësirë ta drejtojnë kah planeti Mars. Sonda thjesht mbeti e ngujuar në orbitën e Tokës pa mundësi komunikimi. Kur rusët e panë se nuk ka zgjidhje tjetër u drejtuan për ndihmë por siç duket me vonesë. Radiomarrësit e fuqishëm evropian arritën të kontaktojnë me sondën ruse vetëm ditët e fundit pak para se të kalonte afati i fundit për nisje drejt planetit Mars. Misioni megjithatë definitivisht dështoi me rrezikun e rënies së sondës në Tokë me 12 ton Hidrazinë, një material shumë i rrezikshëm i cili nëse nuk digjet në atmosferë gjatë rënies mund te shkaktojë katastrofë te vërtetë në sipërfaqen e Tokës.

Tregimi tjetër ka të bëjë me një mision që filloi me sukses. Është fjala për misionin amerikan MSL – Curiosity me vlerë hiq më pak se 2.5 miliard dollarë. Amerikanët siq edhe u tha kishin dërguar në planetin Mars disa misione të suksesshme dhe sidomos sondat Spirit dhe Opportunity. Kjo e fundit vazhdon të jetë aktive dhe të eksplorojë planetin Mars shumë larg nga faza iniciale prej 3 muajsh dhe në Janar do të mbushë plot 7 vite. Kështu kjo sondë arrtiti që të jetë aktive 30 herë më shumë se sa ishte planifikuar. Tani shpresohet se sonda Curiosity do t’i bashkëngjitet motrës së saj të vogël dhe do të vazhdojë me misionin e saj të zbulimeve të tjera në planetin Mars duke na dhënë me gjasë përgjigjen përfundimtare nëse në planetin Mars ka patur jetë apo ekzistojnë kushte që mundësojnë jetën atje.

Kur shikohen përpjekjet e mëdha për këto misione dhe sidomos shumat e mëdha që jepen në këto kohë krizash shtrohet pyetja se pse ndodh kjo? Një nga arsyet që shpesh ceket për këto misione është vet emri i sondës së fundit amerikane – Curiosity (kurioziteti). Por s’do mend se përveç benefiteve shkencore dhe njohurive të reja qëndron edhe politika. Me suksesin e treguar, amerikanët edhe njëherë dëshmuan supremacinë e tyre teknologjike. Amerikanët mendojnë qysh tani për gjeneratat e ardhshme duke synuar kolonizimin e planetit Mars. Ndoshta duhet cekur se pjesë e këtij suksesi është edhe miku i madh i Kosovës Dana Rohrabacher, i cili është anëtar i Komitetit për shkencë, hapësirë dhe teknologji në Kongresin amerikan. Zotin Rohrabacher do të duhej uruar për sukseset e fundit amerikane meqë është i involvuar në planifikimin dhe aprovimin e këtyre misioneve duke ndarë buxhetet e nevojshme.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori