Unë nuk jam ti
Në takimet me kolegët e mi të rinj nga vendet e ndryshme, gjatë pushimeve midis seancave, ndodh shpesh të kujtoj valëvitjen e trëndafilave të kuq rrugëve të Shtimes. Rrugëve të Shtimes kur prisnim ushtarët e KFOR-it, bashkë me fëmijët e shkollës sime.
Çfarë gëzimi ndihej edhe në shtëpi, sa fjalë të ëmbla thuheshin për lirinë e Kosovës dhe sa shumë rrëfime për luftën nga prindërit, motrat dhe vëllezërit tanë.
Sa herë që dëgjoj bashkëmoshatarët e mi të rinj evropianë kur diskutojnë të lirë, nuk mund të mos e kujtoj veten time i fshehur në qoshe të ndryshme, i frikësuar me frikën e një fëmije, gjer në palcë, nga granatat që binin gjithandej.
Dhe sa herë që më bie ta marr fjalën në Asamble dhe seanca të ndryshme të të rinjve që organizohen në shtete të ndryshme të botës , me një “luk” të pastër dhe tejet të qartë “si një evropian i ri i Kosovës”, ithtar i përjetshëm i lirisë dhe barazisë për të gjithë popujt në Botë, ndiej se jam një imazh i rremë para të rinjve të Kosovës , duke vë në pah para kolegëve të mi izolimin e tyre në raport me botën e qytetëruar, duke pasur vështirësi në marrjen e vizave për të studiuar dhe për të vizituar vendet dhe institucione të ndryshme me rëndësi historike e kulturore për shtetet dhe popujt e Evropës.
Në këto momente kaq të rëndësishme për vendin tim, 12 vjet pas luftës, sot, më shumë se asnjëherë tjetër, marr guximin e duhur, të mbështjellë me dilema dhe me gëzim, t’iu drejtohem institucioneve relevante të Bashkimit Evropian, që sa më shpejt t’iu mundësohet bashkëmoshatarëve të mi liberalizimi i vizave, sepse ata duhet dhe meritojnë të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Momentalisht vendi im nuk e ka të qartë rrugën drejt integrimeve evropiane, edhe pse institucionet e Kosovës dhe populli im bëjnë përpjekje të përditshme t’iu arrijnë juve me punë, dije dhe vullnet me qëllimin e mirë dhe dëshirën fisnike që të bëhemi vërtet “evropianë” e të “qytetëruar”.
Gjithherë duke e vënë në peshojë veten time dhe gjithë atë çfarë mund të bëj unë për vendin tim, kujtoj me krenari para jush se qindra të rinj e të reja të Kosovës, ashtu si qindra të rinj francezë, suedezë e italianë, kanë lexuar Danten, Shekspirin, Andersenin…, ndërsa dhjetëra prej tyre kanë marrë çmime kombëtare për kimi, fizikë apo matematikë, ndërsa përse tani, në këto momente, tek po ju drejtohem me këtë shkrim, ndonjëri pre tyre të mos mendojë për nobelin, teksa ha fasulen e përditshme në mensën e studenteve, apo sallamin e lirë nëpër dhomat e konvikteve.
“Njerëzit nuk lindin, ata bëhen të mëdhenj”, është një thënie sa filozofike, po aq reale, tejet domethënëse, të cilën shpesh e kujtoj dhe më pëlqen ta kujtoj kur jam vetëm në shtëpi dhe më kaplon, si i ri që jam, dhe problemeve që kam përpara, njëfarë ndjenje pesimiste për botën. Ç’është e vërteta, unë jam optimist, ju lajthita, megjithëse rrallë parapëlqej të shmang të vërtetën, por, tani kur bashkëmoshatarët e mi presin takime me mua, unë ende nuk jam ti Paolo, ti Zhaneta, ti Laura, ti Mihail, përderisa unë ende nuk jam unë. Unë ende nuk jam unë, sepse në fund të zemrës sime ka mospajtime, ka edhe pak zhgënjime.
(Autori është President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi