Për paqen dhe luftën në Ballkan
Të gjithë kriminelët janë qytetarë, por të gjithë qytetarët nuk janë kriminel. Qytetarët mund të jenë vetëm njerëz të zakonshëm të cilët mendojnë se si të lidhin ditën me ditë, por praktikat ballkanike kanë treguar se njerëzit mund të jenë në të njëjtën kohë zyrtarë të lartë të shtetit edhe kriminel. Por kjo mbase është temë tjetër.
Parimisht, kriminelët nuk mund të lidhen me një identitet etnik, kulturorë apo ideologjik. Ai që bënë përgjithësime të tilla gjithsesi bie në teren të rrëshqitshëm dhe lehtë mund të identifikohet si racist, nazist apo diçka ngjashëm. Kur këtë e bënë politika kjo merr forma të rrezikshme. Kur këtë e bënë qeveria atëherë ajo e kriminalizon edhe shtetin dhe legjitimon rebelimin.
Sharje të tilla, si fashist, komunist, apo terrorist mund të përdoren edhe pakujdesshëm si u veprua këto ditë ndër ne nga një diplomat i jashtëm. Dorën në zemër nën këta qeveritarë të cilët nuk kanë arritur të fitojnë besimin dhe respektin e qytetarëve të vet, për mirë apo për keq, vetëm deklaratat e diplomatëve të jashtëm çojnë peshë. Kur gjelat tonë grindavec të politikës shahen mes vete, ne lëshojmë BBC ose VOA për të kuptuar çfarë po ndodhë sepse kjo vështirë të merret vesh nga mediat tona të cilat varen krejtësisht nga reklamat e institucioneve publike.
Por të kthehemi te krimi dhe qytetarët. Madje edhe kur një ideologji apo një politikë është shpallur e jashtëligjshme, përqafimi i sajë vetvetiu nuk përbën krim, dhe përkrahësit nuk i bënë kriminel, sepse nuk ka kushtetutë në botë e cila nuk e garanton lirinë e mendimit dhe shprehjes së pikëpamjeve. Madje edhe ato më autoritaret.
Kur shteti ndahet, si ndodhi me ish- YU, shumë çështje mbesin të pazgjidhura ligjërisht. Një shtet demokratik gjithsesi synon që problemet e trashëguara të i zgjidhë në bashkëpunim me komunitetin. Kështu e fiton besimin e tyre. Në botën e sotme besimi i qytetarëve përfaqëson legjitimitet.
Duke iu referuar medias, me një rast, ish-senatori amerikan Joe Biden gjatë të njëjtës seancë dëgjimore për Kosovën në Senatin Amerikan në 4 Mars 2008, është shprehur se: “Në botën e sotme moderne, sovraniteti nuk është më një e drejtë e trashëguar, por është një besim i shenjtë që krijohet midis qeverisë dhe popullit të saj”
Senatori i atëhershëm dhe nënpresidenti aktual i SHBA, njeriu i cili kryeministrin tonë si me shaka e pat krahasuar me themeluesin e SHBA-ve, e pat arsyetuar thënien e tij me faktin se Millosheviçi e dhunoi këtë besim kur u përpoq të pastronte etnikisht Kosovën. Dhe çdo qeveri serbe që ka ardhur më pas në pushtet, nuk ka bërë pothuajse asgjë për ta rikrijuar këtë besim. Beogradi ka dashur gjithmonë të mbahej tek Kosova dhe jo tek Kosovarët që kanë banuar atje – pat thënë Biden.
Kush do të bisedojë me “kriminelët”?!
Beogradi vazhdon ende të mbahet te Kosova, ndërkaq serbët kosovarë, të cilët qeveria jonë nuk arriti t’i bindë për qëllimet e saj të mira, mbahen për Beogradin.
“Ne jetojmë sot në një botë ku historia ka rëndësi po aq sa kanë rëndësi edhe të drejtat e njeriut. Kosova nuk mund të mbetet një suvenir territorial i lavdisë së dikurshme perandorake të Serbisë”, pati thënë Biden në fjalimin e tij që e cituam më lartë.
Po veriu i Kosovës peng i kujt është?
Në emër të veriut të Kosovës qeveria serbe mban peng një popull të tërë, dhe një vend të tërë, ndërkohë që qeveria e Kosovës mban peng demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Mungesa e vullnetit për të gjetur zgjidhje evropiane, po i mban të dy vendet në bisedime shterpe dhe të imponuara nga jashtë. Qytetarët serb të veriut në fakt nuk i pyet askush. Nga Kosova nuk patën ndonjë ofertë serioze e nga Serbia shihen si monedhë për kusuritje.
E ardhmja evropiane e Serbisë dhe e Kosovës varet drejtpërdrejtë nga rregullimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve. Për Serbinë kjo është thënë nga gjithë vizitorët e rëndësishëm nga Evropa, ndërkohë që Kosovës kjo po i bëhet me dije nëpër rrugë të tërthorta. Dikur diplomati i ndjerë Hollbruk i pat zbathur këpucët dhe ishte ulë në bisedime me “terroristët” dhe “kriminelët” e uniformuar të UCK-së dhe i solli ata në tavolinën e bisedimeve në Rambuje. Kush do të bisedojë me “kriminelët” në veri?
Serbia zyrtare më nuk përfaqëson asgjë në Kosovë e as në veri, aq më tepër që kjo revoltë serbe nëpër barrikada rrezikon edhe qeverinë dhe institucionet legjitime në Serbi. Kjo ndodhë kur brenda një shteti fillojnë të funksionojnë dy ushtri, të cilat nuk e kanë një komandë të përbashkët. Kjo ushtri paralele, me filozofi të aradheve të dikurshme çetnike, sipas qarqeve diplomatike tashmë e ka zgjeruar shtrirjen dhe ndikimin edhe brenda Serbisë, dhe tashmë ka marrë nën kontroll një kazermë të ushtrisë serbe dhe një qendër tjetër stërvitore të rëndësishme. Kjo ushtri, gjithnjë sipas këtyre burimeve, kontrollohet nga opozita nacionaliste serbe e jo nga Ministria Serbe e Mbrojtjes.
Loja me zjarrin nëpër Ballkan dhe pafuqia për t’u ballafaquar me konfliktin e thellë civilizues brenda vet qenies serbe, brenda vet Serbisë pro at contra civilizimit perëndimor, dhe mosgatishmëria për kompromise historike, është duke e rrezikuar vet ekzistimin e shtetit serb në kufijtë e tanishëm brenda të cilëve mëse gjysma e qytetarëve nuk njihen të lirë dhe të rehatuar.
Politika kosovare duke parë se qeveritarët serb janë të pafuqishëm për të marrë vendime të duhura civilizuese duhet të jetë e kujdesshme dhe të ndajë kriminelët, rebelët dhe qytetarët, dhe për qytetarët serb të Kosovës të hap rrugën që fillimisht të administrohen nga faktori ndërkombëtarë, të krijohet besimi dhe pastaj në rrethana krejt të tjera të hapen bisedime dhe të deklarohen për pozitën e tyre brenda shtetit demokratik të Kosovës. Këtu definitivisht nuk vendoset vetëm për një copë të territorit të Kosovës dhe nuk është çështje pazari. Vendoset për të ardhmen evropiane të regjionit. Për paqen dhe luftën në Ballkan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi