Ahtisaari Plus apo Mashtrimi i ri i Serbisë?
Tensionet ndëretnike në veriun e Kosovës dëshmojnë se Kosova mbetet vatër e konfliktit rajonal që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Kriza e tejzgjatur në kufi tregon qartë që Kosova nuk mund ta integrojë veriun me veprime sporadike e krekosje mediatike të qeveritarëve. Tre muaj pas zbatimit të reciprocitetit tregtar me Serbinë, as Kushtetuta e as sovraniteti i Kosovës nuk zbatohen në veri dhe ngjarjet e fundit në vend që ta shkrijnë konfliktin vetëm sa e kanë ndërkombëtarizuar atë si problem që kërkon zgjidhje afatgjatë. Konflikt të pazgjidhshëm nuk ka nëse palët i shprehin hapur interesat e tyre dhe angazhohen ndershmërisht për zgjidhjen. Zgjidhja e konfliktit në veri është e vështirë sepse Serbia as nuk i shpreh interesat reale të saj dhe as nuk angazhohet sinqerisht për zgjidhje. Së fundmi, ndërsa Kosova pret t’ia rikthejnë sovranitetin të huajt, Serbia po del me propozime të reja me qëllimin e vjetër “zhbërjen e pavarësisë së Kosovës pa e cenuar perspektivën evropiane të saj.”
Pasi ka dështuar në përpjekjen e saj për ta bindur perëndimin për shkëputjen e veriut, aktualisht Serbia po kërkon përkrahje ndërkombëtare për planin “Ahtisaari Plus” që rreket ta shesë si zgjidhje novatore që nuk kërkon shkëmbime territoriale. Ahtisaari Plus është diskutuar si model para shpalljes së pavarësisë në Vjenë dhe është refuzuar nga Serbia me shpresën se me ndihmën e Rusisë do të mbante edhe veriun edhe Kosovën. Ahtisaari Plus bazohet pak a shumë në tre shtylla kryesore. 1) avancimin e statusit të serbëve në veri të Kosovës përtej Pakos së Ahtisaarit duke krijuar një entitet politik autonom me sistem doganor, policor, gjyqësor dhe ligjor të ndryshëm nga ai i Kosovës, 2) trajtimin e zonave të mbrojtura përreth manastireve si zona ekstraterritoriale jashtë sovranitetit të Kosovës dhe 3) një rol më të fortë të BE-së në veri si garant i autonomisë së serbëve. Rajoni autonom formalisht do të mbetej brenda Kosovës ndërsa praktikisht do të qeverisej nga Beogradi si vazhdim territorial i Serbisë ku prania e BE-së më shumë se garanci për serbët e veriut do kthehej në urë të Beogradit për në Bruksel. Kalimi nga plani i Ahtisaarit drejt Ahtisaarit Plus kërkohet bazuar në argumentin se Ahtisaari nuk përputhet me realitetin në veri dhe se serbët nuk e pranojnë Kosovën si shtet të tyre.
Argumenti i parë është se komunat veriore nuk kanë pranuar kurrë të qeverisen nga institucionet e Prishtinës prandaj u duhet dhënë status special. E vërteta është se komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan me gjithsej 30 mijë banorë jo vetëm nuk kanë artikuluar kurrë shqetësimet e tyre për më shumë autonomi por kanë funksionuar si pjesë e pushtetit lokal të Kosovës dhe kanë marrë fonde nga Qeveria e Kosovës deri në qershorin e vitit 2006 kur Beogradi u kërkoi të ndërprisnin çdo lidhje me Qeverinë e Kosovës. Siç kanë treguar ngjarjet e fundit, një grup i vogël njerëzish kanë arritur ta shfrytëzojnë pavendosmërinë e UNMIK-ut, EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës dhe të dirigjuar nga Serbia duke krijuar një “tokë të askujt” dhe “parajsë kontrabande”. Tashmë ata kanë arritur të ndërtojnë një sistem zinxhir pasurimi nëpërmjet kontrabandës dhe evazionit fiskal të cilin janë të gatshëm ta mbrojnë edhe me struktura të armatosura që nuk kursejnë as KFOR-in dhe EULEX-in jo më Policinë e Kosovës.
E vërteta tjetër është se këto tre komuna nuk janë qendra e mosbindjes ndaj Kosovës dhe BE-së. Epiqendra e komunitetit serb në veri nuk janë këto tre komuna por pjesa urbane e Mitrovicës me popullsi multietnike me serbë, shqiptarë, boshnjakë dhe romë. E shtrirë nga veriu i Mitrovicës deri në kufirin me Serbinë, kjo zonë, kryesisht malore me 45-50 mijë banorë përbën vetëm 1/3 e serbëve të Kosovës nga të cilët një pjesë e mirë nuk janë autoktonë, por të zhvendosur atje pas ndërhyrjes së NATO-s në 1999. Ndërsa 2/3 e serbëve (rreth 80 mijë banorë) jetojnë në vendbanime të vogla rurale në rreth 20 komuna në brendësi të Kosovës ku Graçanicë, Shtërpcë, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti kanë dendësinë më të madhe. Ndarja e Mitrovicës së veriut është produkt i spastrimit me dhunë të shqiptarëve në vitin 2000 nga struktura të armatosura serbe dhe nuk mund të shpërblehet spastrimi etnik me krijimin e një entiteti fantazmë politik me qendër në veriun e Mitrovicës. Pa veriun e Mitrovicës, këto tre komuna malore nuk përmbushin as kriteret minimale të vetëqëndrueshmërisë socio-ekonomike, demografisë dhe traditës politike politike për të krijuar një entitet politik autonom. Përbërja demografike e veriut, prapambetja ekonomike dhe shkapërderdhja demografike e kombinuar me relievin e thyer e bën autonominë rajonale apo kantonizimin të pakuptimtë pasi entiti i ri i krijuar do të përfshinte vetëm një pjesë të vogël serbëve duke përjashtuar nga ky status special pjesën më të madhe të komunitetit serb që jeton më në brendësi të Kosovës.
Argumenti i tjetër i Serbisë është se veriu është ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës pasi përbën vazhdim territorial të Republikës së Serbisë që meriton rregullim të posaçëm. Edhe ky argument është i pathemeltë pasi nëse vazhdimësia gjeografike përbën premisë për autonomi atëherë Presheva do duhej të kishte marrë prej kohësh status special pasi është vazhdimësi gjeografike e Kosovës dhe popullsia është shprehur me referendumin e vitit 1992 se dëshiron të jetë pjesë e Kosovës. Vetëm fakti se shqiptarët nuk vendosin barrikada nuk mjafton për një status special pasi shpërblimi i politikës së barrikadimit dhe dhunës me autonomi dërgon sinjalin tek shqiptarët në Preshevë, Maqedoninë Perëndimore dhe Malin e Zi se dhuna shpërblehet me më shumë të drejta.
Pra Kosova nuk duhet të pranojë asnjë shmangie nga Plani i Ahtisaari pasi Ahtisaari Plus pas sjell ndryshimin tërësor të Kushtetutës dhe shfuqizimin e mbi 100 ligjeve ku janë sanksionuar supergarancitë për komunitetin serb. Kalimi nga Ahtisaari në Ahtisaari Plus pa justifikuar më parë se cila pjesë e Ahtisaarit u rri ngushtë serbëve të veriut, është riformatim i shtetësisë së Kosovës për dëshirat e Serbisë. Asnjë qeveri apo koalicion nuk mund të prekë Kushtetutën e cila mbështetet mbi një ekuilibër të brishtë që garanton të drejta maksimale për komunitetit serb duke e ruajtur funksionalitetit e shteti të ri. Kosova duhet të shpjegojë qartë se radikalizimi në veri nuk është pasojë e diskriminimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, por pjesë e strategjisë së Serbisë për ta dobësuar funksionalitetin e shtetit të ri. Ahtisaari Plus nuk është asgjë e re veçse është mashtrimi i ri i Serbisë ndaj BE-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-TRUMP-780x439.jpg)
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër