LAJMI I FUNDIT:

Propaganda serbe në rrjetet sociale si facebook, youtube, twiter

Në shumë rrjete sociale si facebook-u, twiter-i. youtube është duke u bërë një propagandë shumë aktive serbe kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve kudo në botë. Linçime të tilla po e dëmtojnë imazhin e popullit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës në mbarë botën. Në youtube propaganda serbe është shumë aktive ku popullin shqiptar e paraqet si ardhacak në Ballkan. Ndër të tjera popullin shqiptar e paraqesin si popullin më të paarsimuar, si popullin më kriminal, si popullin më të prapambetur në Evropë.

Në të shumtën e rasteve serbët propagandojnë se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë vetëm pas vitit 1690, por ata (serbët) e dinë se ne ishim banues në këtë truall të quajtur Dardani qysh para 2000 vjetësh, kurse dyndjet sllave në Dardani fillojnë në fund të shekullit VII-të.

Kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës në shumë dokumentarë si: serbo-rus, serbo-çek, serbo-grek, serbo-ukrainas, serbo-sllovak, serbo-polak, e shumë e shumë të tjera, paraqitet si organizatë terroriste, kriminale, narkodilere, trafikuese organesh njerëzore, etj etj.


Në rrjetin social youtube ka me mijëra dokumentarë të tillë. Kjo propagandë serbe bëhet në bashkëpunim mes “hakerëve” (njohësve të teknologjisë informative), gjuhëtarëve, historianëve, etnologëve, antropologëve, politikolokëve serbë.

Do të ishte mirë që propagandës serbe kundër shtetit të Kosovës, dhe popullit shqiptar në përgjithësi t`i kundërvihemi me fakte dhe argumente historike që flasin në favor të historisë pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare.

Nëse rrjeti social facebook ju shërben atyre për propagandë antishqiptare, neve do të duhej të na shërbejë si kundërpërgjigje faktike, me histori reale që do të dëshmojnë se ne jemi ata që të parët mbollën farën e kulturës evropiane dhe lulëzimin e qyteteve antike evropiane.

Si dëshmi kundër propagandës serbe, dhunës dhe tmerrit kanibalist të viteve 1998-1999 do të duhej që botës së civilizuar t’i ofrojmë fotografitë dhe filmimet e dhunës dhe terrorit serbë të ushtruar mbi fëmijët, pleqtë, plakat, të rinjtë dhe të rejat shqiptare në Kosovë.

Si dëshmi të dhunës dhe terrorit serbë, do të duhej të ishin intervistat dhe xhirimet e personave të shpëtuar nga masakrat serbe, intervistat e femrave të përdhunuara kosovare (që janë mbi 3500) dhe të editoheshin më pas në rrjetet sociale të lartpërmendura.
Dëshmitë e familjarëve të mbi 2500 shqiptarëve të zhdukur dhe ende të pagjetur.
Dëshmitë dhe dëshmitarët e 16 mijë shqiptarëve të vrarë nga soldateska serbe, si dhe filmimet dhe xhirimet e qyteteve te shkatërruara Kosovare (mbi 250 mijë shtëpi të djegura tërësisht).

Dëshmitë me fotografi dhe filmime origjinale të mbi një milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, brenda një periudhe kohore tre mujore.

Në çdo rrjet social serbët e paraqesin vetën si viktima, të vuajtur, të përndjekur, të vrarë, të masakruar (duke i shfrytëzuar fotografitë tona, pra, fotografitë e viktimave dhe të masakruarve shqiptarë nga vet ata), ata e paraqesin vetveten si njerëz të dorës së dytë, si më të vuajturit e kësaj bote, kjo është vetëm një nga shumë shembuj të propagandës 10 vjeçare serbe kundër popullit shqiptar.

Gjithashtu ekziston një numër i madh i faqeve pornografike që administrohen nga serbët në të cilat paraqiten gratë, nënat, vajzat, të miturat shqiptare si lavire dhe si pjesë e prostitucionit evropian.

Kurse imazhi ynë po dëmtohet shumë, hakerët, historianët, etnologët, linguistët, gjeografët, piktorët serbë, po punojnë ditë e natë në dëm të çdo gjëje shqiptare. Çdo kund Kosovën e paraqesin si vend trafiku të drogës, armëve, prostitucionit, krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore etj.

Do të ishte mirë që të mblidheshin në një forum të përbashkët “hakerët”, historianët, gjuhëtarët, etnologët, intelektualët, piktorët, dhe të gjithë ata që do të mund të kontribuonin në demantimin e fakteve të rrejshme serbe kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurse rolin kryesorë në këtë drejtim do ta kishin historianët dhe “hakerët shqiptarë”!

Në trend

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori