Historia, kolosët dhe speciet me dy këmbë
Po të ndiqet me vëmendje gjithçka që ndodhë në botë do të shihet se pak kush apo askush nuk përgojon çdo ditë historinë e vetë. Kjo dukuri si një mynxyrë sikur ka kapur zemrën e disa specieve shqipfolëse, me figurë njeriu, të cilat nuk po lënë pa njollosur gjithçka nga historia e popullit tonë.
Metodën e poshtërimit dhe pamjen e këtyre specieve e hetoi dhe e përshkroi më mirë së çdo kush, veç gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare
“Historia magistra vitae est”
Historia është mësuese e jetës, thotë një fjalë e urtë latine, e cila sikur thërret të shurdhrit dhe të verbrit. Historia mësohet për të mos u përsëritur dhe asnjë popull i civilizuar nuk merret përditë me poshtërimin e historisë së vetë. Kështu ndodh kur specie të veçanta përpiqen me çdo kusht të hyjnë në histori.
Jo një herë, dhe jo vetëm një president i SHBA-së ka deklaruar se: “Ne (amerikanët) nuk merremi me histori, ne bëjmë histori”.
Kjo fjali do të duhej t’u shërbente si mësim të gjithë atyre të cilëve iu ka mbushur mendja se ata që deri sot bënë historinë e kombit shqiptar nuk ishin askush dhe duhet të fshihen nga historia. Do të shtrohej pyetja kush do të mbetej në histori sipas këtyre specieve të reja.
Në mesin e atyre shëmtive që janë parë deri tash është edhe njëfarë përgatitjeje për shënimin e Njëqind Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Madje është parë një farë kronologjie e historisë së personaliteteve që kanë qenë kryetar të Kuvendit të Shqipërisë ku nuk përmendet askush nga ata që kanë qenë kryetar kuvendi për plot pesëdhjetë vjet.
Vetëm po të lexohet historia e Francës do të shihet se para demokracisë së sotme atje ka mbretëruar gijotina mbi treqind vjet.
Në SHBA luftërat civile kanë zgjatur gati dyqind vjet. Në Gjermani po ashtu. Askush nuk e përmend asnjë diktator të shteteve të Lindjes.
Muri kinez sot i sjell vendit miliona dollar nga turizmi dhe i tëri është ndërtuar mbi kufoma njerëzish.
Në Shqipëri duan ta rrënojnë edhe të vetmin objekt simbol të Tiranës.
Busti i heronjve të Vigut, nga qendra e Shkodrës është transferuar në një deponi bërlloku larg qytetit.
Kur specia zë foltoren…
Donte atë ditë specia të thoshte diçka kundër historisë, por frymën po ia zinin hijet e kolosëve të historisë. Donte atë ditë të futej në histori përmes arkivolit të të vdekurit për të cilin ishte thirr komemoracioni. Donte atë ditë të mbante një fjalim e të mos përdorte tridhjetë e gjashtë shkronjat e Manastirit. Donte të fliste me gjuhën e tij për të cilën tha se është në gjendje edhe ta sulmojë secilin që e kundërshton. Donte, por e kishte të vështirë, ngase, soji i tillë nuk ka pasur asnjëherë as alfabet e as gjuhë amtare të shkruar.
Donte të murmuriste siç ka bërë gjithmonë me atë alfabetin dhe gjuhën e huaj dhe të thoshte para të gjithëve se alfabeti dhe gjuha e sotme shqipe nuk janë të denja për te dhe të sojit të tij.
Ai po i frikësohej prezencës së mbi pesëqind dëshmitarëve në sallën e mbushur plot. Doli atë ditë për t’u përpjekur që në një komemoracion, para auditorit, të dëshmojë se mbi ketë dhe është vetëm ai dhe asnjë tjetër. At ditë e pa mirë se më autoritet kishte i vdekuri në arkivol se ky, por nuk donte të besonte. Donte të fliste me çdo kusht, po diçka po ia ngushtonte fytin.
Donte të fliste për vetën, jo për të vdekurin për të cilin ishte thirr komemoracioni. Donte të thoshe se as dëshmitarët në sallë nuk janë real dhe as vdekja për të cilin ishin tubuar ata nuk ishte e vërtetë. Donte ai diçka më shumë atë ditë, po historia ia kishte kapur fort zemrën (nëse kishte fare) dhe ia zinte frymën. Në atë çast kishte, dëshirë të ishte në vend të vdekurit, por pesëqind dëshmitar në sallë ishin shumë për vdekjen e tij.
Fytyra nuk iu zbeh ngase i mungonte.
Me siguri këtë e ka dënim nga Zoti.
Ai as nuk skuqej e as nuk zverdhej. Donte të thoshe atë ditë se gjithçka thuhet e përflitet është vetëm një ëndërr. Donte të thoshte se këtu nuk ka pasur asnjëherë njeri.
U përpoq atë ditë për t’iu shmangur edhe alfabetit të gjuhës shqipe.
U përpoq të dëshmojë se alfabeti ynë nuk i ka tridhjetë e gjashtë shkronja.
Donte atë ditë të mos fliste as shqip.
Donte të thoshte me zë se gjuha shqipe nuk ekziston e as që ka ekzistuar ndonjëherë.
Punën e zemrës po ia pengonte historia e cila mban mend çdo gjë. Atë ditë e panë jo vetëm të pranishmit në sallë, por edhe me mijëra të tjerë nga ekrani.
Atë ditë donte të mendonte se në sallë nuk ka asnjëri.
Kështu e ka çasti kur dykëmbëshi me sy në ballë nuk sheh dhe donë ta shohin e mos të flasin për te.
Donte të llomotiste për një njeri të vdekur pa pranuar se ai kishte jetuar deri dje. Lexoi e shpresoi se askush nuk do të kuptojë asgjë.
At ditë komemoracioni, para më shumë se 500 dëshmitarëve, ai doli si një specie e veçantë. E kanë parë atë ditë më shumë se pesëqind dëshmitar se fytyra e tij ishte po ajo me të cilën të kanë njohur dhe izoluar moti.
E kanë parë të gjithë se si gjithmonë e kanë penguar tridhjetë e gjashtë shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe.
Fjalori me të cilin iu drejtua auditorit dëshmoi, se ai nuk kishte dalë për të folur për të vdekurin, për të cilin ishte thirr komemoracioni, por për të dëshmuar se ende jeton.
Foli atë ditë, pasi arkivoli nuk fliste.
Atë ditë e dinte mirë se më autoritet kishte i vdekuri në arkivol se ai.
Fjalimin e pati sa të shkurtër në një anë, aq të gjatë në anën tjetër. Nuk lexoi më shumë se një faqe shkrimi, por djersitja e ftohtë i shihej nga larg. Të gjithë e vërenin këtë, vetëm ai nuk po e shihte vetveten. I gjithë auditori, atë ditë e pa në rolin e vërtetë të tij, rol të cilin s’do ta pranonte njeri. E pati vështirë ta shkruante fjalimin pa përdorë tridhjetë e gjashtë shkronjat e alfabetit të cilin e bënë kolosët e Manastirit.
E kishin rrethuar atë ditë specien, Naimi, Samiu, Çajupi, Kristoforidhi, Noli, Mjeda. Fishta, Qabej, Xhuvani, Kadare…
Nuk po kuptonte vetëm një të vërtetë se hyrja në derën e historisë është e ngushtë dhe jo gjithkush mund të ballafaqohet me kolosët e kombit.
Ai kurrë nuk kishte lexuar se Kristoforidhi botonte shkrimet e tija herë në gegërishte e herë në toskërishte vetëm për të dëshmuar se gjuha jonë është një dhe nuancat që i dallojnë dialektet nuk janë të pakapërcyeshme.
Dhe prapë: Historia fillon nga unë!
Sa e sa herë është shkruar e përfolur gojë me gojë, sa e sa herë është shkruar me gjakun e bijve më të shtrenjtë të këtij populli historia që kurrë nuk arriti të zërë rrënjë e të rritët e zhvillohet siç i ka hije një populli dhe përherë nga zeroja dhe përherë nga dhembjet dhe prapë e njëjta gjë, deri në pafundësi, në pa kufi, një zot e di.
Thonë dikur paskan qenë do fise, pastaj edhe njëfarë zot e di ishte shtet a perandori, e quhej Iliri, e pastaj me qindra vjet errësirë dhe ku ta di njeriu çka ishte dhe si e quanin, veç jo me emrin Shqipëri. U sollën këndej gjithfarë barbarësh e pushtuesish; romak, sllav, turq, grek, bullgar, gjerman, italian e pastaj prapë serbo-sllav, dhe serish errësirë, mizori, barbari dhe pak Shqipëri.
Asnjëherë dhe kurrë nuk i munguan djemtë e Skënderbeut veç kurrë njëherë nuk u mësua amaneti i vetë tokës mëmë; se diç tjetër është atdheu. Sa ushtarë mori nga këto troje pushtuesi veç një zot e di, sa e ku nuk luftuan djemtë tanë nëpër botë, deri në Jemen, në Arabi, në Azi, në Rusi deri në Indi, vetëm pak për Shqipëri.
“Kush nuk e respekton historinë ai do ta përsërisë”, thotë një fjalë e urtë.
“Kush nuk e don ushtrinë e tij do ta ketë të huajën”, thotë mendimi tjetër i popullit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale